"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Sport
VIDEO / Partizani fiton në Durrës, gara për titullin mbetet e hapur
17 May 2021, 16:55Nga DOSJA
DURRES – Partizani arrin të fitojë në Durrës përballë Teutës minimalisht 1-0 për të qëndruar në krye dhe në garë, si pretendent kryesor tashmë për titullin kampion së bashku me ekipin durrsak. Në momentet më të mira për skuadrën vendase është Çinari që shënon për të kuqtë, i ndihmuar edhe nga gafa e portierit Frashëri.
Në pjesën e dytë janë sërish djemtë e Edi Martinit që mbyllin Partizanin në gjysmëfushën e tij, por pa mundur të ndryshojnë rezultatin. Edhe rastet e Partizanit nuk ishin efektive në ato kundërsulme që arriti të bëjë në 45 minutat e dyta.
Ndërkohë Tirana humbet shansin e saj për të kaluar në Europë, duke humbur duelin e drejtëpërdrejtë me Laçin në “Air Albania”. Skuadra e drejtuar nga Shpëtim Duro gjen golin e avantazhit në pjesën e dytë me një supergol të Mentor Mazrekajt nga godija e këndit.
Tentativat në minutat e mbetura të Tiranës nuk mundën të ndryshojnë asgjë, duke i humbur shansin më të mirë skuadrës së drejtuar nga Orges Shehi për të arritur objektivin që ishte zona europiane. B.T (Dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
SHKODER – Vllaznia bën edhe më interesante garën me fitoren e saj ndaj Kastrioti. Pas pjesës së parë në barazim, në minutën e 79-të është skuadra e Thomas...
ITALI-Nwanko Simy do të largohet nga Crotone në fund të sezonit. Për sulmuesin nigerian për momentin propozimi më i lartë ekonomik është ai i një klubi të kampi...
KINË-Një histori absurde vjen nga Kina ku një nga biznesmenët bleu një klub futbolli për të përmbushur dëshirën e djalit të tij për të qenë futbollist prof...
GJERMANI-Kreu i Federatës gjermane të Futbollit,Fritz Keller ka dhënë dorëheqjen paraditen e sotme, teksa lajmi është dhënë nga vetë institucioni, por edhe nga ...
TORINO-E ardhmja e Cristiano Ronaldos te Juventus është gjithnjë e më shumë një enigmë. Rezultatet e skuadrës nuk bindin, por edhe një detaj që në asnjë rast nu...
ITALI – Katër muaj më parë, kur Juventusi fitoi trofeun e Superkupës në Reggio Emilia (dhe të vetëm deri më tani), Paulo Dybala u bashkua me shokët e tij ...
ANGLI – “Gardiani” i “The Reds”, Alisson Becker shënoi golin e fitores në minutat shtesë të takimit, për të siguruar tri pikë jetike për Liverpoolin, të c...