LIVE UPDATES
Aktualitet

Viktima e gjuajti me shpullë/ Rrëfimi i komisarit: Nuk e harroj atë fytyrë. Si vrau Lul Caka për radhën në lavazh

31 July 2019, 07:25 Nga DOSJA
Viktima e gjuajti me shpullë/ Rrëfimi i komisarit: Nuk e harroj

Përveç vrasjes së Pëllumb Eminit, që i kushtoi më pas masakrimin e së ëmës nga hasmi, gazeta “Si” mëson se krimi tjetër që e mbajti në burg Lulzim Cakën ishte tentativa për të vrarë ish-shefin e Beratit, Ilir Ngresi dhe ish-shefin e Kuçovës, Gani Malushi.

Për krimin e parë Lul Caka u dënua me 20 vjet burgim, për të dytin që ishte vrasje e mbetur në tentativë për shkak të cilësive të veçanta, Caka u dënua me 25 vite burgim. 
Dy vjet të tjera “i tmerrshmi i Beratit” i mori nga gjykata dhe për akuzën e armëmbajtjes pa leje. Në përfundim duke bashkuar të gjitha dënimet për të, gjykatat shqiptare e dënuan me 25 vite heqje lirie, për çështje që Lulzim Caka u kundërshtonte autorësinë. 

Gazeta “Si” ka arritur të zbulojë se për ekzekutimin e Pëllumb Eminit që ishte vëllai i Mile Camit (i vdekur në burg, i dënuar për vrasjen e nënës së Cakës), Lulzim Caka iu tha gjyqtarëve se nuk e njihte dhe nuk e kishte njohur kurrë viktimën. Ndërsa për sulmin ndaj policisë, Caka refuzoi sërish të ishte autor me justifikimin se në mars 1998 kishte qenë duke udhëtuar me motor së bashku me shokun e tij, Xhevahir Çela.

‘Po udhëtoja në drejtim të Urës Vajgurore, – rrëfeu “i tmerrshmi i Beratit”, dhe policia hapi zjarr duke na qëlluar”. Por, siç dihet, zakonisht njerëzit e krimit përherë vetëdeklarohen të pafajshëm. Kjo çështje për shkaqe sigurie nuk u gjykua asnjëherë në Shkallën e Parë të Beratit, por në Gjykatën e Fierit, sikundër ka ndodhur edhe në ngjarje të mëvonshme të Tropojës që u transferuan në Tiranë për t’u shqyrtuar.

Në fakt, ngjarja e fundit e sulmit ndaj policisë përshkruhet në dokumentet që gazeta “Si” disponon, me dy dëshmi , të dy ish-zyrtarëve të policisë që ishin në aksion dhe që sot të dy janë dëshmorë të policisë.

Ilir Ngresi u vra dy vjet më pas në qytetin e tij të lindjes në Vlorë sipas një plani të organizuar nga Kastriot Jaupaj që është shoku i Lulzim Cakës. Gani Malushi u vra për hakmarrje në qytetin e Durrësit nga Agim Peposhi.

Çfarë thuhet në dosjen që gazeta “SI” disponon?
Më 18 mars 1999, Policia e Beratit së bashku me forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë organizuan postblloqe në të gjithë qytetin për të arrestuar personat për të cilët kishte informacione që lëviznin të armatosur. Gazeta “Si” ka mësuar se njëri nga këto postblloqe u ngrit në afërsi të një pike karburanti që ishte në pronësi të shtetasit Nadir Shehu, që gjendej në fshatin Pobrat.

Në mesditë drejt postbllokut po udhëtonte një motor, të panjohur nga distanca, por që më pas forcat e vendosura aty u njoftuan në radio se dy të panjohurit ishin Lulzim Caka dhe shoku i tij, Xhevahir Çela.

Menjëherë policia ka bërë shenjë që ata të ndalojnë, por ata menjëherë kanë reaguar. Policia është kundërpërgjigjur me armë zjarri dhe aty ka mbetur i vrarë Xhevahir Çela. Personi tjetër, pasi motori është rrëzuar, është hedhur në kanal dhe ka filluar të qëllojë në drejtim të policisë derisa e kanë lënë forcat, pasi ka mbetur i plagosur. Ai e ka hedhur automatikun në tokë dhe aty është kapur nga policia.

Çfarë rrëfyen policët që ishin në postbllok? 
Gazeta “Si” ka arritur të zbulojë se rrëfimi i komisarit Ilir Ngresi, në atë kohë shef i Komisariatit Berat dhe sot dëshmor i policisë është më prekësi. Pasi tregon se ishin vendosur në postblloqe për të kapur njerëzit e armatosur, komisari tregon se po ushtronin operacion për kapjen e të kërkuarve dhe atyre që qarkullonin me armë “ai filloi të shajë dhe të qëllojë në drejtimin tim dhe mua më ka shpëtuar vetëm rastësia”.

Njëri nga shokët thirri “të vrau shef, mos u ngri”, deklaroi menjëherë pas ngjarjes komisari, që përshkruante se atë dhe të pandehurin i ndante vetëm rruga automobilistike. Kjo më bëri që unë mos ta harroj atë fytyrë, edhe pse më herët e kisha parë, pasi isha shef komisariati. Gentian Musabelliu, inspektor dhe në detyrë në atë posbllok thotë në dokumente “për t’u shpëtuar goditjeve u pozicionuam”.

Duke u afruar zëri që ishte hedhur në kanal thirri “mos u afroni, do t’ju vras” dhe vazhdonte qëllonte në drejtimin tonë duke u përgjigjur vetëm me të shtëna. Në kohën kur zjarri pushoi unë lëviza bashkë me Ilir Ngresin dhe kur iu afruam i vendosëm armën te koka, ai ngriti duart lart dhe tha “jam Lul Caka”.

Oficeri tjetër i policisë Julian Kuci kujton se përpara se njerëzit që ishin në motor të qëllonin në drejtim të policisë kishte bërtitur “mos u afroni o masakarenj”.

Rrëfimi i Arben Frashërit, ish-shef i policisë kriminale që gazeta “Si” disponon

Ne ishim në një postbllok më para atij ku ndodhi vatra e zjarrit. Lulzim Caka kaloi i armatosur bashkë me shokun e tij dhe ne bëmë thirrje të ndalonin. Ata u larguan dhe ne njoftuam postbllokun tjetër.

Policia sekuestroi dhjetëra gëzhoja automatiku dhe një maskë dhe kapele që lexonte ‘Reebook’.

Akuza e vrasjes së Pëllumb Eminit
Gazeta “Si” ka arritur të zbulojë se në datën 21 korrik 1997 Lulzim Caka gjendej në lavazhin Sadiku në afërsi të Lushnjës. Aty ka shkuar të lajë makinën viktima Pëllumb Emini, ku edhe ka nisur sherri se kush do ta lante i pari makinën. Në grindje e sipër viktima e qëllon me pëllëmbë Lul Cakën dhe ai kthehet i qetë në makinën e tij, ku ka marrë armën. Të dy djemtë edhe Pëllumbi, i cili ndërkohë ka nxjerrë pistoletën dhe Lul Caka kanë filluar të qëllojnë mbi njëri-tjetrin. I vetmi që është lënduar nga ky sherr është një kalimtar i rastit që është plagosur. Por nuk është mbyllur me kaq. Pëllumb Emini arrin të largohet në këmbë duke e lënë makinën në lavazh dhe pak minuta më vonë kthehet me një makinë tjetër dhe nën shoqërinë e një shoku. Por pa zbritur ende mirë nga makina e dytë ku siç duket deshi të vinte pikat mbi “i”, Lulzim Caka e pret me një breshëri të dytë, duke e lënë të vdekur në vend. Gazeta “Si” mëson se për këtë krim në dosje ekziston edhe dëshmia e një dëshmitari okular, i larguar nga Shqipëria që tregon për policinë “fierakun e vrau një djalë me flokët e gjatë që quhej Luli nga Berati”. Një tjetër dëshmitar rrëfen madje se atij i kishin kërkuar të shikonte nëse ai që kishte qëlluar a kishte vdekur apo jo. “Shkova e pashë që kishte mbaruar dhe ia thashë, pastaj ai iku”, thotë dëshmitari.

Lavazhieri
Gazeta “Si” sjell dëshminë e një tjetër dëshmitari, i cili tregon se sa lehtë vriteshe në ato vite, qoftë edhe për larjen e makinës. Ai është A. Kiptiu që ditën e “far west” ishte punëtor i lavazhit. “Isha punëtor atë ditë, nga ora 9:00 apo 10:00 erdhi i pandehuri me një ‘benz’ të bardhë dhe viktima me një ‘benz’ të zi. Filluan të grindeshin me njëri-tjetrin se kujt do ia laja i pari makinën. Viktima e kapi për fyti dhe i grisi këmishën. Aty hyri një A. S, i cili deshi t’i ndajë. U shtuan edhe dy të tjerë që i thoshin Lulit nga Berati të mos qëllonte. U fsheha në një ndërtesë që po ndërtohej afër lavazhit, sepse ai bërtiti largohuni se do ta vras. Ika në shtëpi, të nesërmen erdhi një shoku im dhe më tha Luli nga Berati e vrau fierakun.

Marrë nga SI

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gani malushi ilir ngresi lirohet lul caka pëllumb emini gani malushi ilir ngresi lirohet lul caka pëllumb emini

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin