"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Bota
Mbyllen votimet në Virxhinia! Cili nga guvernatorët është më i favorizuar?
3 November 2021, 07:10Nga DOSJA
SHBA– Gara për guvernator supozohej të ishte një fitore e lehtë për demokratët, por gjërat ndryshuan. Anketat tregojnë se demokrati Terry McAuliffe, i cili ka shërbyer në atë post nga viti 2014 deri 2018, është në garë të ngushtë me republikanin Glenn Yungkin. Republikanët nuk kanë fituar postin e guvernatorit të Virxhinias që nga viti 2009.
Kandidati republikan Gleen Youngkin bëri çmos që të mbante larg fushatës ish-Presidentin Donald Trump. Gara për guvernatorin e Virxhinias mes demokratit Terry McAuliffe dhe republikanit Youngkin po ndiqet nga afër si një tregues i mundshëm për zgjedhjet e e mesmandatit për Kongres vitin që vjen. Duket se strategjia e republikanit Youngkin ka patur efektin e synuar.
Shumica e votuesve në Virxhinia thonë se kanë pikëpamje të pafavorshme ndaj ish-presidentit, por kandidati republikan për guvernator vlerësohet më mirë.Sipas një sondazhi nga Associated Press, rreth gjysma e të anketuarve kanë opinion të favorshëm ndaj kandidatit republikan.
Ekonomia u rendit si çështja kryesore për shtetin e Virxhinias, pasuar nga koronavirusi dhe arsimi. Votuesit ishin të ndarë në opinionet e tyre mbi punën e Presidentit Joe Biden.
Votimet e së martës janë më të rëndësishmet që kur zoti Biden mundi zotin Trump vitin e kaluar. Zgjedhjet në Virxhinia shihen gjerësisht si barometërpër zgjedhjet e mesmandatit për Kongresin amerikan vitin që vjen. Rezultati gjithashtu mund të ofrojë një panoramë të përgjithshme për të hartuar planet e fushatave zgjedhore në shtetet e pavendosura.
Të dy kandidatët mbajtën aktivitetet përfundimtare të fushatës të hënën në periferi të Virxhinias. Zoti McAuliffe në muajt e fundit ka pësuar ulje në sondazhe. Është e njëjta periudhë kur edhe mbështetja për presidentin Joe Biden ra nga 50 për qind në pak më shumë se 40 për qind.
AUSTRALI- Mediat australiane publikuan të martën mesazhe midis presidentit francez Emmanuel Macron dhe kryeministrit australian Scott Morrison, teksa ky i fundi...
BOSNJE&HERZEGOVINË- I dërguari special i presidentit amerikan Joe Biden për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, të dielën do të bëjë një vizitë zyrt...
FRANCË- Një burrë është qëlluar me thikë pasi kërcënoi oficerët e sigurisë në një stacion hekurudhor në Paris. The Indipendent shkruan se sipas raportimeve...
FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron ka publikuar ditën e sotme Kontratën e Angazhimit për të Rinjtë, një mënyrë për të mbështetur ata që nuk janë as...
AUSTRALI– Dy vajza adoleshente janë akuzuar për tentative vresje ndaj një mësueseje, e cila u godit me thikë në një shkollë të mesme në Perth. Mediat njof...
BRUKSEL- Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje të martën Maqedonisë së Veriut që të vazhdojë zbatimin e reformave të lidhura me Bashkimin Evropian. Ky njëherësh s...
Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) në Shtetet e Bashkuara , William Burns, ka udhëtuar drejt Moskës për të biseduar me zyrtarët rusë të siguri...
Forcat detare të Rusisë u stërvitën për shkatërrimin e objektivave të armikut të martën në Detin e Zi, ndërsa Moska shprehu pakënaqësinë me praninë e dy luftani...
GREQI- Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias pas takimit me homologun serb, Nikola Selakoviq tha se Greqia do të vazhdojë ta mbështesë rrugën evropiane të Ser...