LIVE UPDATES
Bota

Vizita e Lajçakut në Kosovë/ Reagon KMDLNJ-ja: Ai nuk ka kërkuar falje për hartën, të gjithë në vend duhet të shmangim

1 March 2021, 09:33 Nga DOSJA
Vizita e Lajçakut në Kosovë/ Reagon KMDLNJ-ja: Ai nuk ka

KOSOVË-Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut(KMDLNJ) ka komentuar vizitën e të dërguarit të Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak.

Sipas Gazeta Express, në reagimin e tyre ata kanë thënë se Lajçak njësoj si edhe Borell janë të dy në postet më të rëndësishme për vazhdimin e dialogut, por të dy janë nga shtete që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe gjithmonë kur iu është dhënë rasti ata folur në favor të Serbisë.

“Në reagimet e pakta nga pala kosovare , kryesisht nga shoqëria civile, Borell dhe Lajçak kanë deklaruar se ata , ndonëse janë nga shtetet mohuese të pavarësisë së Kosovës, e përfaqësojnë politikën e BE-së e që na kanë vënë para një dileme; a është qëndrim i vetëm 5 shteteve që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës e që përfaqësohen nga dyshi Lajçak dhe  Borell apo qëndrim i BE-së, ndonëse pjesa më e madhe e shteteve e kanë njohur Kosovën shtet të pavarur dhe sovran . Borell hapatas flirton me forcat që e përkrahin ndryshimin e kufijve dhe ashpër e kundërshton pavarësinë e Kosovës kurse Lajçak , ndryshe flet në Prishtinë dhe, posa ta kalon kufirin e Kosovës me Serbinë nuk e keni të qartë a po flet Miroslav Lajçak apo Aleksandar Vulin për faktin se deklaratat i kanë të njëjta. Po ky Lajçak mundohet ta relativizojë rolin e SHBA –ve në këtë dialog i cili, deri më tani ka qenë dialog midis Serbisë dhe BE-së kurse, pas vizites së fundit deklaroi se Kushtetuta e Kosovës nuk është e shenjtë dhe ajo duhet të ndryshojë për formimin e Zajednicës–Bashkësisë së komunave të Serbisë në Kosovë apo edhe ndryshimit të kufijve”, thuhet në këtë reagim.

Gjithashtu, në reagim është përmendur edhe harta që është shfaqur në zyrën e Lajçak, ku Kosova përfshihej si pjesë e Serbisë. Sipas tyre edhe pse nga Kosova ka pasur reagime në lidhje me këtë pjesë, Lajçak dhe vetë Bashkimi Evropian nuk janë distancuar nga ky veprim, apo të kërkonte falje për të edhe meqenëse nuk ka një reagim vendi duhet të shmangë takimin me të.

“Nga Kosova pati reagime që, duket se as që i bënë përshtypje Mirosllav Lajçak dhe, me gjasë as vet BE –së për faktin se zëdhënësi Petar Stano, jo që nuk u distancua nga ky piraterizëm gjeografik dhe politik i Lajçak por se“ ia trashi lëngun“ duke thënë se pikërisht kjo hartë na bënë të qartë domosdoshmërinë e vazhdimit të bisedimeve dhe arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare midis dy vendeve… Askush nuk u distancua dhe lëre më të kërkojë falje për këtë diversion të Miroslav Lajçak që, pa një distancim të qartë dhe kërkim falje publike, po del se ky veprim i “sllovakut fluturues“, nuk qenka veprim personal por i vet BE –së. Aq më parë që vet BE–e , përkundër faktit se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret  për liberalizim të vizave , në mënyrë flagrante po ia shkelë të drejtat elementare të njeriut, të drejtën e lirisë së lëvizjes , njërën ndër vlerat kryesore identifikuese të vet BE-së. Duket se liberalizimi i vizave për Kosovën , ndonëse nuk thuhet qartazi nga BE–ë , prapavijën e refuzimit apo të lejimit e ka te arritja e një marrëveshjeje përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë , me kompromise (nuk thuhet cilat janë ato) dhe pa e kushtëzuar Serbinë me njohjen e Kosovës. Deri më tani Mirosllav Lajçak nuk ka kërkuar falje për lojën me harta ku Kosova është pjesë integrale e Serbisë prandaj , veprimi më i butë që do të duhej ta bënin politikanët kosovarë është që të refuzojnë çdo takim me te deri sa të kërkojë falje publike dhe të distancohet nga ai veprim . Me , po të njëjtin Lajçak nuk do të duhej të takohen as përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe as ata të mediave të cilët do të duhej ta injoronin këtë vizitë të një “ndërmjetësuesi“ krejtësisht të anshëm, që e dëmton rëndë procesin e bisedimeve. Gjithashtu, në çdo vend ku ka vetëdije të lartë shtetformuese, njerëzore , politike dhe kombëtare, Mirolslav Lajçak do të pritej me protesta të fuqishme, në çdo vend ku ka planifikuar takime. Duke e injoruar realitetin e krijuar në Kosovë të cilin, Lajçak po bënë përpjekje ta deformojë skajshmërisht, po krijon një presedan të rrezikshëm dhe dekurajues për ndërtim të paqes së qëndrueshme në çdo vend ku ka pasur shkelje masive të të drejtave të njeriut dhe Kosova i ka kaluar të gjitha tmerret për të lejuar që një përfituse politik, si puna e Lajçak të bëjë ekzibicione të tilla. Albin Kurti por edhe ata të tjerët që eventualisht pranojnë të takohen me një militant të shquar kundër pavarësisë së Kosovës , pa u distancuar nga veprimi i tij dhe lojës së ndyrë me harta , pa kërkimfalje publike , në fakt rrezikojnë të bëhen edhe vet pjesë të skenarit Lajçak. Faturat tjera, nga ky përfitues dhe mashtrues politik që po i shtynë para planet e Serbisë , nën ombrellën e BE –së, nëse kalohet aq lehtë, sigurisht se do të vijnë shumë shpejt”, thuhet në reagim.

I dërguari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajcak, më 22 shkurt të këtij viti ka dhënë një intervistë për “European Western Balkans”, ku ka folur për procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Ndërkohë, në zyrë, prapa krahëve të tij është vënë re një hartë në të cilën Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë. Këto pamje kanë nxitur reagime të shumta. Në lidhje më këtë ditën e sotme ka reaguar dhe Lajçak, ai ka thënë se harta është keqinterpretuar, pasi aty Kosova është e ndarë, reagimin e tij ai e ka paraqitur dhe me një foto të hartës.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora miroslav laçjak  vizita e lajcak ne kosove miroslav laçjak  vizita e lajcak ne kosove

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin