"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Vodhën kishat në Korçë, procedohen penalisht dy të mitur
11 October 2021, 12:04Nga DOSJA
KORÇË– Policia e Korçës ka njoftuar se ka zbardhur grabitjet e kishave në ditët e fundit në disa fshatra të zonës.
Në njoftimin e saj ajo informon se ka proceduar penalisht dy shtetas, A. S., 17 vjeç (i dënuar më parë për vjedhje) dhe D. S., 16 vjeç, banues në fshatin Goskovë, Korçë.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur në kishën e fshatit Ravonik 5000 lekë dhe një kasafortë metalike, në kishën e fshatit Porodinë 1500 lekë, si edhe kanë tentuar të vjedhin një objekt kulti në rrugën Polenë-Dërsnik.
Njoftimi i policisë:
Zbardhen vjedhjet në tre kisha, ngjarje të ndodhura dy ditët e fundit, në fshatrat e Korçës.
Procedohen penalisht dy autorët e dyshuar, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjeve të ndodhura dy ditët e fundit, ku në tre fshatra të rrethit të Korçës u vodhën kishat e tyre, bënë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar dhe filluan procedimin penal në ngarkim të tyre konkretisht shtetasve A. S., 17 vjeç ( i dënuar më parë për vjedhje) dhe D. S., 16 vjeç, banues në fshatin Goskovë, Korçë.
Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur në kishën e fshatit Ravonik 5000 lekë dhe një kasafortë metalike, në kishën e fshatit Porodinë 1500 lekë, si edhe kanë tentuar të vjedhin një objekt kulti në rrugën Polenë-Dërsnik.
Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan prova që dokumentojnë autorësinë e dy shtetasve në këto vepra penale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.
(d.a/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË – Gazetari Erjon Skëndaj ka raportuar ditën e sotme situatën nga spitali infektiv lidhur me pandeminë e Covid-19. Ai ka thënë se numri i shtr...
TIRANË – Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) ka përfunduar sot hetimin disiplinor për Nazmi Trokën dhe Petrit Alinë, të dy gjyqtarë të Apelit në Vl...
TIRANË– Kjo javë ka nisur më vranësira dhe shira të konsiderueshëm. Rrebeshet kanë pushtuar zonat qëndrorë e jugore të vendit, ndërsa dita e nesërme ...
TIRANË- Një 19-vjeçare është njv ndër dy të arrestuarit nga policia e Tiranës për transport të paligjshëm të emigrantëve.Sipas njoftimit të policisë...
TIRANË- SPAK nis hetimet për dy ish drejtorë të policisë së Elbasanit. Të dy ish-drejtorët vijojnë të punojnë në drejtoritë e dy qarqeve të tjera, të Lezhë...
Historia e çiftit Pasho, trupat e të cilëve u gjetën të copëtuar në 4 valixhe të braktisura afër Firences, që u zbuluan në 15 dhjetor të vitit të kaluar,...