"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Grabitja dhe dhunimi i Thoma Kaçit në Sarandë, arrestohen 3 autorët (EMRAT)
4 November 2021, 09:14Nga DOSJA
SARANDË– Tre janë autorët që grabitën dhe dhunuan në Sarandë, noterin Thoma Kaçi. Elis Avduli, 52 vjeç, Oltjon Kolonja (Pula), 39 vjeç, dhe Vladrias Himaj, 34 vjeç, janë tre autorët e ngjarjes së rëndë e cila ndodhi më 20 tetor në orët e para të mëngjesit.
Autorët u futën mëngjesin e asaj dite, të maskuar brenda banesës së noterit duke i kërcënuar me kallashnikov morën 20 milionë lekë të vjetra. Hajdutët kanë lidhur 63-vjeçarin dhe familjarët e tij dhe pasi kanë marrë paratë dhe 2 çelësa makinash janë larguar. Noteri Kaçi nuk pësoi dëmtime fizike e pas ngjarjes njoftoi menjëherë Policinë për të denoncuar grabitjen.
Policia ka ndarë pamjetnga aksioni policor i cili sekuestroi 2 automjetet e dyshuara të përdorura në këtë ngjarje dhe 4 aparate celular
NJOFTIMI I POLICISË:
Sarandë – Finalizohet operacioni policor i koduar “Butrinti”. Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 20.10.2021, në lagjen nr.1, Sarandë, ku nën kërcënimin e armës dhe dhunës, shtetasit Thoma Kaçi (noter), në banesë, i morën një shumë parash.Vihen në pranga 3 autorët e dyshuar të ngjarjes. Sekuestrohen 2 automjete dhe 4 aparat celular. Disa ditë pas ngjarjes, Policia gjeti dhe sekuestroi armën e zjarrit automatik të përdorur në këtë ngjarje. Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, pas një pune hetimore të pandërprerë, bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjes me dhunë dhe nën kërcënimin e armës, të një shume parash në banesën e shtetasit Thoma Kaçi, ngjarje e ndodhur në datë 20.10.2021, në lagjen nr.1, Sarandë. Mbi bazën e provave të siguruara nga hetimi, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Sarandë nxori urdhrat e ndalimit për autorët e dyshuar. Në këtë kuadër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Butrinti”, në kuadër të të cilit u bë kapja e tre autorëve të dyshuar dhe ekzekutimi i urdhrave të ndalimit të caktuar nga Prokuroria për shtetasit: Elis Avduli, 52 vjeç, lindur dhe banues në Konispol, i dënuar më parë në shtetin grek, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”; Oltjon Kolonja (Pula), 39 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Sarandë; Vladrias Himaj, 34 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Sarandë. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjetet e dyshuara të përdorura në këtë ngjarje dhe 4 aparate celular. Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. Materialet shtesë iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.
FIER- Ditën e sotme Sokol Sapiqoti u arrestua në flagrancë nga Policia e Shtetit pasi theu masën e arrestit me burg. 38-vjeçari, banues në Fier gjate kon...
Pavarësisht se falsifikatorët ndonjëherë janë aq të talentuar, sa shkresat e dala nga duart e tyre konsiderohen perfekte, ndonjëherë ata mund të zbulohen vetëm ...
TIRANË– Një grua, banuese në Emiratet e Bashkuara Arabe është arrestuar në Rinas, pasi akuzohet për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të ...
BEOGRAD– Serbia duhet t’i kërkojë falje Kosovës, por kjo është gjëja e fundit që duhet të bëjë. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama në Beograd, në...
TIRANË– Sektori i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme ka mbyllur hetimet për Tom Doshin dhe dosjen ia ka përcjellë sot Komisionit Qendror ...
MIRDITË– Një mjet bujqësor zetor ka dalë nga rruga ditën e sotme duke lënë të vdekur drejtuesin e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Gëziq. I...