LIVE UPDATES
Ekonomi

‘Vrasés, vrasés’, aktivistët e të drejtave të kafshëve ngrenë zërin kundër Erion Veliajt

27 December 2019, 18:54 Nga DOSJA
‘Vrasés, vrasés’, aktivistët e të drejtave

TIRANË- Qytetarë të Tiranës, adhurues të kafshëve, personazhe publike si edhe aktivistë nga organizata Animal Rescue Albania (ARSA) u mblodhën të premten në një protestë në zemër të kryeqytetit, kundër keqtrajtimit të kafshëve të rrugës nga bashkia e Tiranës. Nën sloganet “Ku janë fondet” dhe “Vrasés, vrasés” ata hodhën akuza kundër kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili sipas tyre nuk ka ndërmarrë masat e nevojshme për të mbrojtur kafshët e braktisura në rrugët e Tiranës, apo për të parandaluar vrasjet e tyre në Klinikë Veterinarë në Kombinat.

E ardhur nga Italia në Tiranë, Odri Veseli tha se Bashkia e Tiranës dhe spitali i Kombinatit zgjedhin mënyrën më të gabuar për t’i zhdukur qentë, në vend të sterilizimit dhe rivendosjes në territor. “Kjo gjë  është shumë e gabuar dhe njëkohësisht dhe një keqpërdorim i taksës së qytetarëve”, protestoi ajo.

Tirana mbetet një qytet me reputacion të keq në lidhje me trajtimin e qenve të rrugës edhe pse një pjesë e mirë e qytetarëve po mundohen të lobojnë për të drejtat e tyre prej vitesh.  Bashkia e Tiranës dhe Klinika Veterinare e Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit në lagjen Kombinat akuzohen nga aktivistët se i vrasin qentë e rrugës në vend që t’i ofrojnë atyre përkujdesje. Në protestë kishte shumë vullnetarë dhe familjarë  të cilët ishin paraqitur së bashku me qentë e tyre të adoptuar pasi i kanë gjetur të braktisur apo të dhunuar.

Protesta e animalistëve përpara Bashkisë së Tiranës | Foto : Nensi Bogdani

“Ligji është aprovuar por ka ngelur vetëm në letra”, thotë Endri Noti, 33 vjeç, aktivist prej 2 dekadash. “Jemi këtu t’i japim zë atyre që nuk kanë zë,” shtoi ai, duke theksuar se qentë e rrugës po mblidhen dhe vriten nga bashkia edhe pse janë të shëndetshëm dhe të vaksinuar. ARSA ka arritur që nëpërmjet këmbënguljes së saj të arrijë formulimin dhe aprovimin e një ligji specifik për mirëqenien dhe mbrojtjen e kafshëve të braktisura në Shqipëri

Noti kërkoi që midis bashkisë dhe vullnetarëve të vendoseshin ura bashkëpunimi në mënyrë që fondet për mbrojtjen e miqve me 4 putra të përdoren për krijimin e një strehe ku të grumbullohen dhe të marrin shërbimet përkatëse. Aktivisti mjedisor Sazan Guri i bëri thirrje Bashkisë së Tiranës të ndalojë vrasjet dhe dhunimet e qenve të rrugës në Shqipëri duke thënë se vrasjet “makabre”  të spitalit të Kombinatit kanë arritur deri tek përdorimi i acidit të baterive dhe duke theksuar se kjo sjellje nuk është vënë re në asnjë shtet tjetër te Europës.

Maks Abazaj së bashku me një nga qentë e tij të adoptuar | Foto : Nensi Bogdani

Nga ana tjetër Maks Abazaj, i cili kishte ardhur në protestë me qentë e tij,  theksoi se edhe qytetarët duhet të ishin të përgjegjshëm kur vendosin të marrin kafshë në familje. “I them të gjithë shokëve të mi mendohuni mirë para se të merrni apo të adoptoni një qen, sepse është detyrim i madh,” tha ai. “Duhet ta trajtosh dhe ta mbash siç duhet, përndryshe bie në gjynah,” shtoi Abazaj.

E rritur së bashku me kafshët shtëpiake, Odeta Balla shpjegoi se megjithë ndërgjegjësimin në rritje, duheshin më shumë përpjekje për t’i gjetur strehë kafshëve të braktisura në Tiranë. “Kur shoh ndonjëherë që mbështesim njerëzit e gabuar dhe lëmë pa mbështetur kafshët më vjen aq keq”, tha Balla.  “Ka shumë njerëz që janë ndërgjegjësuar kohët e fundit në lidhje me adoptimet e kafshëve por duhen akoma dhe më tepër,” përfundoi ajo.

(Marrë nga Reporter.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale erion veliaj mos vrisni kafshet protesta per te drejtat e kafsheve erion veliaj mos vrisni kafshet protesta per te drejtat e kafsheve

Sondazh

Ekonomi 26 December 2019, 19:31

Bora Avdia është nënë e 4 fëmijëve dhe prej 3 vitesh nuk ka një banesë për të jetuar, por endet nëpër rrugë. Në një intervistë për “Historia ime” në Tv Klan, aj...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin