"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Ekzekutimi i Backës/ Deklarata e”Ben Qimes”: Nuk kam lidhje me vrasjen
3 November 2021, 11:15Nga DOSJA
TIRANË– Arben Isufaj, i njohur si ‘Ben Qimja’ është marrë ne pyetje nga policia në lidhje me vrasjen e biznesmenit Demir Backa. Gazetarja Anila Hoxha raporton se Isufi i është përgjigjur ftesës së policisë, për të dhënë deklaratën duke mohuar përfshirjen në vrasje, por pranon se ka pasur konflikt në 2016. Ai ka thënë në polici se dhe pse nuk ishin pajtuar, ai e kishte falur Backën.
Ai tashmë është lënë i lirë pasi deklaroi se ngjarjen e mësoi në mediat ndërsa ishte në shtëpi në Tiranë. Policia i ka shkuar tre here ne banese Ben Qimes, duke mos e gjetur aty, pasi është zbuluar se 5 vite më parë ka pasur një konflikt me Backen.
Biznesmeni Demir Backa u ekzekutua me breshëri plumbash më 23 tetor në qytetin e Fierit. Pesë persona morën pjesë në krimin për ekzekutimin e Backës. Pas krimit autorët dogjën një automjet në dalë të Fierit. Policia ka shoqëruar disa persona, por ende dhe sot nuk ka asnjë informacion për kapjen e autorëve.
ITALI– Karabinierët e Cervia-Milano Marittima kanë kontrolluar mbrëmë një shtetas shqiptar, të dënuar me arrest shtëpie për krime të lidhura me posedim dr...
TIRANË– Shoqata e personave me dëmtime të shtyllës kurrizore kanë dalë ditën e sotme në një protestë para Kryeministrisë. Kjo shoqatë nuk ka marrë pa...
GJERMANI– Shqiptari që u vra një natë më parë në Gjermani kishte shkuar të vizitonte një të afërm në Koln për festën e Halloween-it. Mediat gjermane shkru...
LEZHË– Mikel (Gjovalin) Alia është dënuar nga Gjykata e Lezhës me 21 vite e 4 muaj burg. Ndaj tij është ngritur akuza e vrasjes, pasi me 2 tetor të v...