"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Masakra në “Don Bosko”, dëshmojnë të plagosurit, pista, pazaret e drogës
6 January 2022, 08:34Nga DOSJA
TIRANË– Pamje filmike të mbi 100 kamerash sigurie janë në duart e grupit hetimor që po hetojnë masakrën me katër të plagosur e një viktimë në “Don Bosko”. Edhe pse kanë kaluar dy ditë nga atentati ku mbeti i vrarë Erion (Adriatik) Çela, shënjestra nuk është ende e qartë, pasi si 35-vjeçari i vrarë ashtu edhe ata që u plagosën janë hetuar për trafik droge e prostitucion jashtë Shqipërisë. Gjithashtu, mësohet se po kontrollohen edhe serviset e varrezat e makinave, pasi ka dyshime që makina e përdorur nga atentatorët të jetë çuar për tu çmontuar. Hetuesit kanë zbarkuar për kontroll edhe në banesat e bizneset e viktimës e të të plagosurve.
Konkretisht është kontrolluar edhe banesa e Edmond Crrojit, dajës së viktimës që u dyshua fillimisht se ishte shënjestra e këtij atentat. Vetë Crroji bashkë me vëllain e viktimës që mbeti gjithashtu i plagosur, Blerim Çela janë shprehur se nuk e kanë aspak idenë se kush mund të kenë qenë atentatorët. Në pyetje është marrë edhe vëllai i Edmond Crroj, Urim Crroj i njohur edhe si Andi Duka. Daja i dy vëllezërve Çela është shprehur se rreth orës 16:00 është marrë në telefon nga bashkëshortja e Erion Çelës e cila i ka treguar për ngjarjen. Ai sqaron se me vëllain e tij Edmond Crroj që mbeti i plagosur në atentat ka folur në telefon rreth ores 14:30, i cili i ka thënë se ishte në lokal por nuk i ka treguar se ku.
Arben Dani, një nga personat që mbeti i plagosur në atentat është shprehur se krismat kanë nisur 30 minuta pasi në tavolinë me të e vëllezërit Çela është ulur Edmond Crroj. Pas të shtënave, Dani ka shtuar se ka shkuar në tualet ku dhe ka kuptuar se ishte plagosur. Azbi Selimaj, 19-vjeçari që mbeti gjithashtu i plagosur është shprehur se është shtrirë direkt në tokë në momentin që kanë nisur të shtënat. Më pas, i riu është shpehur se është larguar nga dritarja e thyer e lokalit, por kishte kuptuar se ishte plagosur dhe ishte ndaluar. Hetimet janë fokusuar në të shkuarën e vëllezërve Çela e dajave të tyre.
Si ndodhi atentati që tronditi Tiranën?
Erion Çela, Blerim Çela (vëllezër) ishin ulur të konsumonin një kafe në një lokal në “Don Bosko” me dajën e tyre Edmond Crroj e një kushëri të identifikuar si Arben Dani. Grupit iu bashkua dhe gruaja e Erion Çelës. Por vetëm pak minuta pasi bashkëshortja e 35-vjeçarit Çela është ngitur nga tavolina para lokalit ka kaluar një makinë “Mercedez Benz” tip ‘E-Class’ me targa AA 125 UK. Një nga personat që ndodhej në mjet hapi derën e pasme dhe qëlloi me breshëri drejt vendit ku ishin ulur vëllezërit Çela me dajën e kushëririn. Erion Çela vdiq në vend, ndërsa tre të tjerët u plagosën. Plumbat kapën dhe një 19-vjeçar të identifikuar si Azbi Selimaj që ishte ulur në lokal me dy miq të tij.
TIRANË– Fotoja që po shikoni është shkrepur brenda selisë qendrore të Partisë Demokratike dhe tregon një grup djemsh të veshur me të zeza e të maskua...
TIRANË – Bashkia e Tiranës ka publikuar masat e reja për menaxhimin e qarkullimit të makinave në kryeqytet, ku do të ketë dhe gjoba ndaj drejtuesve t...
TIRANË- 5 persona janë arrestuar ditën e sotme në vend. Mësohet se 5 personat e arrestuar ditën e sotme kanë qenë shpallur në kërkim kombëtar si dhe ndërko...
FIER/GJIROKASTËR – Ish-kryeminstri Sali Berisha nuk nguroi të sulmonte kryeministrin Edi Rama dhe liderin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Teksa s...
TIRANË– Arben Dani, një nga personat që mbeti i plagosiur në atentatin e ndodhur dy ditëm ë parë në “Don Bosko” ka rrëfyer momentet e tmerrit. Përpar...
TIRANË- Lokali në rrugën “Don Bosko” buçet nga zhurma e tik-tokeve të punëtorëve, të cilët pasi kanë hequr shenjat e plumbave dhe xhamin e shpuar, p...
TIRANË– Dyert e selisë së Partisë Demokratike janë blinduar. Në videon e mëposhtme shihet se pas dyerve të bardha janë vendosur përforcime në mënyrë ...