"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Vrasja e studentes greke/ Shqiptari flet për herë të parë nga burgu
12 January 2022, 13:56Nga DOSJA
GREQI– I riu shqiptar, Aleksandër Luca, i arrestuar për vrasjen e studentes greke Eleni Topaloudi ka dhënë një intervistë nga burgu për mediat vendase. Në një intervistë për “Star Tv”, ai ka komentuar deklaratat e bashkëpunëtorit të tij në ngjarjen që tronditi Greqinë vite më parë.
“Nuk më intereson çfarë del dhe çfarë thotë greku. Unë kam një avokat,“-tha ai pasi shoku i ngushtë drejton gishtin nga ai për vrasjen e 21-vjeçares. Por deklaratat e tij nxitën edhe reagimin e babait të të ndjerës, i cili gjithashtu nuk e la ngjarjen të kalonte pa rikujtuar humbjen e të bijës.
“E vërteta është e qartë për ne. Ata të dy bënë atë që bënë. Nëse duan, të vërtetojnë se cili nga të dy e goditi, cili nga të dy i vuri thikën, cili nga të dy e hodhi në det, le ta bëjnë,”-tha Giannis Topaloudis, duke argumentuar se një person nuk mund ta bënte i vetëm krimin.
Eleni Topalaudi u vra mbrëmjen e 28 Nëntorit 2018 nga dy të rinjtë, 21-vjeçari grek Manolis Koukouras dhe 20-vjeçari shqiptar Aleksandër Luca. Aleksandër Luca dhe Manolis Koukouras akuzojnë njëri-tjetrin për vrasjen e 21-vjeçares mbrëmjen e 28 Nëntorit. Trupi i saj u gjet i hedhur në shkëmbinj në det. Pasi ishte dhunuar nga dy të rinjtë, ata i kishin lidhur këmbët, e kishin goditur në kokë dhe më pas trupin e kishin hedhur në det. Nga ekspertiza rezultoi se në momentin kur ishte hedhur në det, e reja ishte ende gjallë por ishte mbytur në det pasi nga dëmtimet e marra nuk kishte mundur që të notonte.
TIRANË – Dy punonjës të një poste private janë arrestuar nga policia, pasi akuzohen se kryenin kontrabandë me mallra, ndërkohë që në kërkim janë edhe dy ba...
TIRANË – Një nga të arrestuarit për sulmin në selinë e PD, gjatë protestës së 8 janarit është edhe reperi Stresi, apo Arkimed Lushaj, i cili para gjy...
TIRANË – Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Mullet, ku dy automjete janë përplasur mes tyre dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i njër...
TIRANË – Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e ‘arrestit në shtëpi’ për Bujar Qyrkun, Julian Mehorin dhe Lavdosh Ze...
DIBËR – Moti i keq që ka përfshirë qarkun e Dibrës ka sjelle probleme të shumta edhe me furnizimin me energji elektrike të disa fshatrave. Kështu, raportoh...
TIRANË – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët të vendosin maskat mbrojtëse. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Mini...