"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Vrasja e Vajdin Lamajt, SPAK “shpëton” nga akuza Lul Berishën e Plarent Dervishajn
4 February 2022, 14:59Nga DOSJA
TIRANË- Plarent Dervishaj dhe Lulzim Berisha “zhvishen” nga akuza e vrasjes së biznesmenit Vajdin Lame në vitin 2005. Ashtu siç i futi “në valle”, ishte sërish dëshmia e ndryshuarit të bashkëpunëtorit të drejtësisë, Luftar Reçi, ajo që i shpëtoi nga përballja me drejtësinë pas më shumë se 16 vitesh nga ngjarja. Në dëshminë e tij në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Reçi tanimë pretendon se ishte një shtetas nga Maqedonia e Veriut, ai që siguroi minën me të cilën u krye ekzekutimi brenda në ashensor i biznesmenit.
Sipas MCN, bazuar në rrëfimin e Reçit, e cila ende nuk është bërë me dije e plotë, mësohet se ditën kur ky person ka qenë në Tiranë, Lul Berisha nuk ka qenë në Shqipëri, duke përjashtuar kështu mundësinë se ka bashkëpunuar apo ka marrë pjesë në vrasjen e tij Lames.
Por çfarë deklaroi herën e parë para hetuesëve Luftar Reçi? (SHIKO KËTU)
“ROLI” I LUL BERISHËS
“Luli më tha më gjej mua nga ato të “nëntat” që ishin kallëpe tritoli, ku bëhej fjalë për një atentat të përgatitur nga unë për hasmit e mi në Dibër. Pas kërkesës së bërë nga Luli (shkurt 2005), unë mora në telefon A…. i cili tregtonte armë dhe mina të ndryshme. Pasi më mori A…. ikëm në Durrës tek piceria e Lulit. me vete kisha minën me telekomandë që kisha marrë tek A… për këtë minë kam paguar unë 1600 euro. Për montimin e minës u ra dakord që të thërrisnim J… për të cilin shpjegova më lart. J… njihte edhe Luli nëpërmjet meje, pasi kishte dëgjuar nga unë.”
Biznesmeni u vra me lëndë shpërthyese më 27 shkurt të vitit 2005, dhe bashkë me të humbi jetën edhe Artan Arsi. Për vrasjen e tij, Emiljano Shullazi dyshohet se ka rolin e organizatorit, si dhe Viktor Ymeri, Lulzim Berisha, Plaurent Dervishaj, Indrit Taullai dhe Luftar Reçi, kanë bashkëpunuar duke siguruar materialet, apo organizuar eliminimin e tij në pallatin ku edhe jetonte. Ndërkohë që Berisha është shpallur në kërkim ndërkombëtar e nuk dihet se ku është, Plaurent Dervishaj, është ndaluar në Dubai, më 10 dhjetor të vitit 2020. Por me vendin Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi ndaj dhe rikthimi i tij duket i pamundur për momentin.
(k.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
GREQI – Dy huliganë grekë kanë rrëfyer për median helene ERT detaje tronditëse nga aktiviteti i tyre. 3 ditë pas vrasjes së tifozit të AEK, Alkis Kampanos...
Nga Edmond HoxhajKomisioni i Pavarur i Kualifikimit pretendon se transparenca mbi emrin e sponsorit privat që financoi një aktivitet të zhvilluar në resortin lu...
TIRANË– Tik Tok nuk po shërben më për të bërë virale trende të ndryshme, por edhe për të shtrirë më shumë aktivitetin e grupeve kriminale. Në një vëz...
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha akuzoi mbrëmjen e kaluar Institucionin e Kontrollit të Lartë të Shtetit duke u shprehur se vendosin gjoba për dosjet që ...
TIRANË– Vendimi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për regjistrimin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” pa Rithemelimin, ishte një vendim i pashmangshëm...