LIVE UPDATES
Sport

Ylli i Sampdorias rikthehet të luajë në moshën 46-vjeçare

8 September 2021, 14:16 Nga DOSJA

ITALI – Në fillim të vitit 2007 Francesco Flachi ishte në rrugën e tij për t’u bërë një legjendë e klubit me skuadrën e Serie A Sampdoria. Kapiten, shënues i më shumë se 100 golave ​​dhe u grumbullua nga Italia për herë të parë.

Por jeta e tij ndryshoi në orët pas një ndeshje kundër Interit, më 28 janar 2007, kur testoi pozitivisht për kokainë. Ai u pezullua menjëherë nga çdo aktivitet futbolli dhe përfundimisht u ndalua për dy vjet.

“I humba të gjitha në atë moment, – thotë Flachi për BBC Sport. – Unë isha një idhull në Genoa. E kisha filluar vitin me dy gola dhe kohët e fundit isha grumbulluar edhe nga ekipi kombëtar.”

Por ky ishte vetëm fillimi.  Dy vjet më vonë, e gjithë karriera e tij përfundoi. Ose pothuajse


Njollë në reputacionin e tij

Flachi nuk ishte i huaj për polemikat. Një vit më parë, në 2006, bazuar në përgjimet telefonike të palëve të treta, Flachi u akuzua për tentativë për trukimin e ndeshjeve dhe u pezullua për dy muaj.  “Unë nuk kisha të bëja me të,”– thotë ai. – “Unë kurrë nuk e pranova atë dënim.”

Ai e kishte kapërcyer atë njollë mbi reputacionin e tij dhe ishte i zënë me përmirësimin e nivelit sportiv si një nga numrat 10 më të talentuar italianë të brezit të tij. 110 golat e Flachi për Sampdoria e vendosën atë të tretin në listën e golashënuesve ​​të të gjitha kohërave të klubit, para tij ishin vetëm Roberto Mancini dhe Gianluca Vialli.

Numri i tij pothuajse me siguri do të ishte më i lartë, nëse ai nuk do të rezultonte pozitiv ndaj kokainës në vitin 2007. Pas mungesës së detyruar dyvjeçare, Flachi-t iu ofrua një të kalonte në  Serie B me Brescia dhe Empoli.  Por ngjarjet e viteve të mëparshme kishin bërë të vetën. “Mendërisht nuk isha më i njëjti person dhe nuk mund të shmangja rënien në këtë aspekt,”– reflekton ai.

Dhe kështu në dhjetor 2009, Flachi doli përsëri pozitiv për kokainë.  Ai ishte një shkelës i përsëritur dhe iu dha një ndalim 12-vjeçar, duke i dhënë fund karrierës së tij të nivelit të lartë. Dukej e sigurt që ai nuk do të luante përsëri.

Por tani, 12 vjet më vonë, Flachi po përgatitet për një rikthim të pamundur. “Unë dua të lë pas atë që kam kaluar”

Ndërsa ai nuk mund të luante, Flachi trajnoi jozyrtarisht ekipin lokal Bagno në Ripoli, duke fituar tituj të ligës dhe kupës.  Ai gjithashtu ka stërvitur skuadrat e të rinjve të Signa 1914 dhe që nga shpërthimi i pandemisë, jep mësime individuale mbi teknikën e futbollit për 50 fëmijë.

Ai do të jetë pjesë e Signa 1914 në kategorinë e pestë dhe do të jetë lojtar në moshën 46 -vjeçare, kur dënimi i tij të përfundojë në janar.

“Jam shumë i emocionuar sepse data po afron,”- thotë Flachi.  “E gjitha filloi si një shaka, por më pas ne u bëmë më seriozë për të. Unë tashmë po ndihmoja Signa 1914, duke dhënë një dorë në sektorin e të rinjve.

“Andrea (presidenti i klubit) filloi të më provokonte: “Ju nuk mund të luani më, ju jeni shumë i vjetër”. Unë nuk kisha hyrë në një fushë futbolli me 11 lojtarë për 12 vjet, por unë jam një njeri i futbollit dhe unë  jetoj për emocionet, që më kishin munguar aq shumë.

Unë jam duke stërvitur tani dhe ndjesitë janë të ngjashme me ato që ndjeva si një lojtar i vërtetë. Ekspozimi dhe presioni janë të ndryshëm, por disa dinamika të futbollit, si jeta në dhomën e zhveshjes, janë të njëjta në të gjitha nivelet.

Unë e di që kam bërë një gabim dhe jam ndëshkuar për këtë. Unë gjithashtu e di që nuk jam aq i shpejtë sa dikur, por mund të bëj pjesën time dhe t’i ndihmoj këta djem të besojnë në veten e tyre. Unë gjithashtu dua që ata të kuptojnë sa i bukur është futbolli. Ata nuk mund të përballojnë të humbasin atë që humba unë dikur”.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin