"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Bota
YouTube bllokon të gjitha videot me përmbajtje anti-vaksinë
29 September 2021, 20:06Nga DOSJA
SHBA- YouTube do të bllokojë të gjitha videot me përmbajtje anti-vaksinë, duke shkuar përtej vendimit për ndalimin e vetëm të atyre përmbajtjeve të rremë të lidhura me vaksinat kundër COVID-19s. Lajmi u njoftua të mërkurën nga vetë kompania.
Shembuj të përmbajtjeve që nuk do të lejohen në YouTube përfshijnë pretendimet se vaksina e gripit shkakton humbjen e aftësisë riprodhuese dhe se vaksina e cila mbron nga fruthi, shytat dhe rubeola, mund të shkaktojë autizëm.
Një zëdhënës i YouTube-it tha se kompania do të bllokojë gjithashtu edhe ato kanale të lidhura me aktivistë të njohur kundër vaksinave mes tyre Robert F. Kennedy Jr. dhe Joseph Mercola.
Në një email për shtyp publikuar në faqen e tij në internet zoti Mercola shkruante: “Ne jemi të bashkuar në të gjithë botën, nuk do të jetojmë me frikë, do të qëndrojmë së bashku dhe do të rivendosim liritë tona”.
Në një deklaratë të tij zoti Kennedy shkruante: “Nuk ka asnjë rast në histori kur censura dhe fshehtësia janë vendosur përpara demokracisë ose shëndetin publik”.
Ky zhvillim vjen pasi YouTube dhe gjigantët e tjerë të teknologjisë si Facebook dhe Twitter janë kritikuar se nuk kanë bërë sa duhet për të ndaluar përhapjen në faqet e tyre të informacionit të rremë të lidhur me shëndetin publik.
Por ndërsa YouTube po ndërmerr masa më të ashpra ndaj dezinformatave, ai përballet me reagime në të gjithë botën. Të martën, kompania bllokoi kanalet në gjuhën gjermane të RT-së, të mbështetura nga qeveria ruse. Kompania tha se kanalet kishin shkelur politikën e saj mbi dezinformacionin ndaj COVID-19.
Të mërkurën Rusia e quajti këtë vendim si “agresion të pashembullt ndaj informacionit” dhe kërcënoi se do të bllokojë YouTube-n.
BRUKSEL – Zëdhënësi i Bashkimit Europian për politikën e jashtme, Peter Stano, është shprehur në një postim në twitter se negociatat mes Serbisë dhe Kosov...
KOSOVË – Zëvendës kryeminsitri kosovar Besnik Bislimi ka thënë pas takimi në Bruksel se drafti marrëveshjes do të hyjë në fuqi sapo Serbia të vendosi...
KOSOVË – Dy automjete me targat provizore RKS janë dëmtuar ditën e sotme në Mitrovicë dhe dyshohet se arsyeja kanë qënë targat provizore RKS që makin...
KOSOVË – Në sfondin e tensioneve mes Prishtinës dhe Beogradit, presidentja e Komisionit Europian, (KE), Ursula von der Leyen, po zhvillon turin e sa...
RUSI- Presidentët e Rusisë dhe Turqisë të mërkurën (29 shtator) filluan bisedimet për frenimin e dhunës së përtërirë në veriperëndim të Sirisë dhe mbase zgjerim...
KOSOVË – KFOR, misioni paqeruajtës i NATO-së në Kosovë ka publikuar ditën e sotme në Facebook një video teksa shfaqen duke patrulluar veriun e Kosovë...
Bota29 September 2021, 09:37
KOSOVË- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen ka vizituar ditën e sotme Kosovën, si pjesë e turit të saj në Ballkan. në vizitën e saj në ...
KOSOVË – Në ditën e dhjetë të bllokadës në Jarinjë, protestuesit serbë jane ende duke qëndruar në tendat e ngritura përgjatë rrugësafër policëve të N...
KOSOVË- Qeveria e Kosovës ka përmbledhur takimin e zhvilluar mes Kryeministrit Albin Kurti dhe Ursula von der Leyen gjatë vizitës së kësaj të fundit në Kos...