LIVE UPDATES
Politike

Zbardhet marrëveshja mes PD dhe artistëve: Të ruhet Teatri Kombëtar, anulohet ligji special

25 July 2019, 10:02 Nga DOSJA
Zbardhet marrëveshja mes PD dhe artistëve: Të ruhet Teatri

TIRANE- Kryetari i PD, Lulzim Basha, në emër të opozitës, firmosi me Aleancën në Mbrojtje të Teatrit Kombëtar një kontratë që e angazhon opozutën të mbëhstesë veprimet e Aleancës për të mbrojtur Teatrin Kombëtar.

Përsa i përket çështjes së teatrit, kontrata përmban 6 pika, në të cilat Aleanca angazhohet të vijojë pa ndërprerje mbrojtjen për Teatrin, ndërsa PD dhe opozita për të mbështetur këto aksione në mbritje të ndërtesës dhe tëpronës publike.

PD angazhohet gjithashtu, se në muajin e parë të qeverisë së saj, kompleksit Skanderbeg, ku bën pjesë Teatri, do t’i rikthehet statusi Ansambël Monument Kulture dhe do t’i nënshtrohet menjëherë ruajtjes dhe restaurimit.

Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar, angazhohen të shfuqizojnë ligjin special antikushtetues “Rama-Fusha” që shemb Teatrin dhe të vendosë para përgjegjësisë penale çdo person të përfshirë në grabitjen kriminale të truallit të Teatrit Kombëtar.

KONTRATË PËR NDËRMARRJEN E NJË ZOTIMI TË PËRBASHKËT PUBLIK

Në Tiranë, sot më 25 Korrik 2019,

Ne, qytetarët dhe artistët e angazhuar për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, dhe Partia Demokratike e Shqipërisë,

1.1. Duke e konsideruar ndërtesën e Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Eksperimental, si dhe zonën përreth tij, si pjesë të patjetërsueshme të Qendrës Historike të Tiranës, si dhe me vlera të padiskutueshme historike dhe pjesë të trashëgimisë kulturore;

1.2. Duke qenë krenarë dhe të vetëdijshëm për rëndësinë e trashëgimisë kulturore dhe me përgjegjësinë për të ruajtur trashëgiminë tonë historike e kulturore dhe mbrojtur e forcuar vlerat shpirtërore të vendit;

1.3. Duke i vlerësuar si antikombëtare dhe të paligjshme përpjekjet për shkatërrimin e ndërtesës historike të Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Eksperimental;

1.4. Duke mbajtur në konsideratë se rendi kushtetues, identiteti kombëtar dhe trashëgimia kombëtare, janë bazat e shtetit shqiptar, i cili ka për detyrë t’i respektojë dhe t’i mbrojë;

1.5. Duke vlerësuar nevojën urgjente që ka arti dhe kultura për më shumë mbështetje financiare nga Buxheti i Shtetit, ndërtimin e ambienteve të reja në funksion të artit dhe kulturës, si dhe nevojën që ekziston për ruajtjen dhe restaurimin e plotë të ndërtesës së Teatrit Kombëtar;

1.6. Duke qenë të ndërgjegjshëm se pronat publike janë pasuri e të gjithë qytetarëve, dhe se nuk mund të tjetërsohen, duke cenuar interesin publik, për qëllime fitimi nga biznesi privat;

1.7. Duke e konsideruar miratimin e një ligji të posaçëm për të rregulluar procedurën për realizimin e një projekti publik-privat, konkret dhe individualisht të përcaktuar, si një precedent të rrezikshëm për interesin publik dhe që rrezikon thelbësisht barazinë përpara ligjit dhe lirinë ekonomike;

1.8. Duke mbajtur në konsideratë se mbrojtja e interesit publik dhe e drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit, si dhe duke qenë të ndërgjegjshëm se aktualisht jemi në një moment ballafaqimi historik, mes demokracisë shqiptare të rrezikuar dhe totalitarizmit të shfaqur;

1.9. Me vendosmërinë për të kontribuar në ndërtimin e një shteti të së drejtës, dhe një shoqërie demokratike që garanton liritë dhe të drejtat e njeriut, në një sistem politik demokratik që garanton llogaridhënien dhe kufizimin e pushtetit;

DEKLAROJMË ME PËRGJEGJËSI TË PLOTË PUBLIKE NDËRMARRJEN E KËTIJ ZOTIMI:

Lidhur me Teatrin Kombëtar:

“Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit” shpreh vendosmërinë për të vijuar pandërprerje betejën për mbrojtjen e kompleksit shumëfish historik e kulturor, në të cilin funksionojnë aktualisht dy teatrot, ai Kombëtar dhe ai Eksperimental.

Partia Demokratike angazhohet të mbështesë veprimet dhe aksionet e “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit” për mbrojtjen e ndërtesës historike të Teatrit Kombëtar dhe njëherësh për mbrojtjen e pronës publike të kërcënuar nga tjetërsimi i paligjshëm dhe korruptiv, duke përfshirë ndërmarrjen e çdo aksioni, të duhur e të nevojshëm, ligjor, politik e qytetar.

Brenda 6 muajve nga momenti kur Partia Demokratike e Shqipërisë do të jetë shumicë politike qeverisëse, kompleksit të ish-Qarkut “Skanderbeg”, ku përfshihet edhe Teatri Kombëtar dhe zonat përreth tij, do t’i rikthehet me përparësi statusi “Ansambël Monument Kulture”, duke qenë pjesë e Qendrës Historike të Qytetit të Tiranës.

Në momentin kur Partia Demokratike e Shqipërisë do të jetë shumicë politike qeverisëse, kompleksi i ish-Qarkut “Skanderbeg”, ku përfshihet edhe Teatri Kombëtar dhe zonat përreth tij, do t’i nënshtrohen ruajtjes dhe restaurimit të tyre, duke tërhequr në një sipërmarrje të tillë përvojën dhe ekspertizën e arkitektëve dhe ekspertëve të monumenteve të kulturës më të mirë në vend.

Brenda 1 muaji nga momenti kur Partia Demokratike e Shqipërisë do të jetë shumicë politike qeverisëse, do të shfuqizojë me përparësi si antikushtetues ligjin nr. 37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe i godinës së re të Teatrit Kombëtar”, si dhe çdo akt tjetër ligjor e nënligjor që buron prej tij dhe parashikon tjetërsimin e paligjshëm të pasurisë publike.

Në momentin kur Partia Demokratike e Shqipërisë do të jetë shumicë politike qeverisëse, do të ndërmarrë të gjitha masat e duhura ligjor për të garantuar vënien përpara përgjegjësisë penale dhe administrative të të gjithë vendimmarrësve publikë dhe subjekteve private, për përfshirjen në aferën e grabitjes kriminale të truallit të Teatrit Kombëtar, duke u ngarkuar atyre edhe detyrimin për kompensimin e çdo dëmi të shkaktuar.

Lidhur me masat për të garantuar demokracinë funksionale, sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e interesit publik:

Në momentin kur Partia Demokratike e Shqipërisë do të jetë shumicë politike qeverisëse, do të ndërmarrë çdo iniciativë të mundshme ligjore, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, përfshirë shtesa dhe ndryshime në legjislacionin në fuqi, për të garantuar që çdo investim e zhvillim i realizuar në pronën publike, të tjetërsuar në kundërshtim me ligjin dhe/ose për motive të dyshuara si korruptive, do t’i kthehet publikut nëpërmjet konfiskimit dhe/ose asgjësimit.

Në momentin kur Partia Demokratike e Shqipërisë do të jetë shumicë politike qeverisëse, do të ndërmarrë çdo veprim ligjor të mundshëm, si dhe do të miratojnë çdo akt ligjor e nënligjor të nevojshëm, që çdo subjekt privat që ka ndërmarrë veprime aktive apo ka bashkëpunuar në shkatërrimin e pronës publike, sipas rasteve të përmenduara në pikën II/1, do të detyrohet sipas ligjit për dëmshpërblimin e dëmit të shkaktuar dhe rehabilitimin e plotë të zonës dhe pasurive publike, nëpërmjet kthimit të tyre në gjendjen e mëparshme.

Në momentin kur Partia Demokratike e Shqipërisë do të jetë shumicë politike qeverisëse, me qëllim përmbushjen e plotë të angazhimeve të përmendura në këtë zotim publik, do të ngarkojnë një strukturë të posaçme pranë Avokaturës së Përgjithshme të Shtetit, për hartimin dhe ndjekjen e një strategjie të plotë ligjore, si dhe ndërmarrjen e çdo veprimi të duhur ligjor, që mundëson njëkohësisht realizimin e angazhimeve si më sipër dhe mbrojtjen e interesit publik.

Partia Demokratike angazhohet të propozojë një reformë ligjore dhe institucionale për rritjen e përfshirjes dhe pjesëmarrës së publikut në vendimmarrje nëpërmjet garancive të mjaftueshme ligjore për konsultimin efektiv me qytetarët dhe realizimin e demokracisë së drejtpërdrejtë nëpërmjet referendumeve mbi çështje të interesit publik;

Partia Demokratike angazhohet për një sistem zgjedhor që u jep mundësi qytetarëve të shprehen për përfaqësuesit e tyre dhe një reformë kushtetuese që synon rritjen e kontrollit dhe balancës ndërmjet pushteteve apo forcimin e llogaridhënies dhe kontrollit ndaj pushtetit. Diskutimi mbi këtë çështje duhet të bëhet në mënyrë transaprente dhe gjithëpërfshirëse, duke përfshirë në hartimin e tyre përfaqësues të të gjitha grupeve të interesit dhe shoqërisë civile.

Lidhur me nevojën për një Reformë të vërtetë në art dhe kulturë:

Brenda 1 viti nga momenti kur Partia Demokratike e Shqipërisë do të jetë shumicë parlamentare, në konsultim me komunitetin e artistëve, do të nisë një proces të hapur dhe gjithëpërfshirës, për reformimin e sektorit të artit dhe kulturës në vend që synon:

Decentralizimin e institucioneve kulturore në dakordësi me komunitetin artistik dhe shndërrimin e institucioneve buxhetore të artit e kulturës në institucione të pavarura publike;

Reformimin e kuadrit ligjor për të garantuar statusin dhe të drejtat e profesionit të artistit, përfshi shpërblimin monetar të tyre;

Garantimin e mbrojtjes efektive të të drejtave të autorit në Shqipëri;

Rritjen e buxheteve për artin dhe kulturën në nivelet më të larta të rajonit.

PËR KËTË QËLLIM: 

Palët nënshkruese janë mirëkuptuar për të punuar së bashku dhe të ftojnë të gjithë qytetarët për të kontribuar në përmbushjen e objektivave të përfshira në këtë zotim publik. 

Palët nënshkruese angazhohen të informojnë dhe konsultohen me njëra-tjetrën, për mënyrën e përmbushjes në kohë të angazhimeve të përmendura në këtë Deklaratë. Organizatat përfaqësuese të aktorëve, grupet e interesit dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, gëzojnë të drejtën të kërkojnë në çdo kohë informacion të plotë, si dhe përmbushjen e këtyre angazhimeve, duke ndjekur çdo mekanizëm dhe duke ndërmarrë çdo veprim që e vlerësojnë të nevojshëm për të garantuar realizimin e tyre. 

Një kopje e nënshkruar e kësaj Deklarate [Kontrate] bëhet publike në faqet zyrtare të internetit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, si dhe i bëhet me dije opinionit publik, në format dhe mënyrat më të përshtatshme. 

Publikimi i kësaj Deklarate konsiderohet edhe informim me mjete të përshtatshme, i çdo subjekti privat që parashikon të përfshihet në veprime aktive apo të bashkëpunojë në shkatërrimin e ndërtesave dhe zonës përreth Teatrit Kombëtar, duke përfituar pasuri publike, nëpërmjet tjetërsimit të paligjshëm të tyre, sipas arsyetimit kushtetues e ligjor të shprehur në Dekretin e Presidentit të Republikës për kthimin për rishqyrtim të ligjit nr. 37/2018 në Kuvendin e Shqipërisë. Çdo veprim i kryer nga tani e në vijim do të konsiderohet ligjërisht si i kryer në keqbesim. 

Me garancinë për përmbushjen e plotë të saj, të shprehur nëpërmjet përmbajtjes dhe nënshkrimit publik të kësaj Deklarate:

PALËT E PËRFSHIRA NË KËTË ZOTIM PUBLIK:

Për Partinë Demokratike të Shqipërisë:

Kryetari

Lulzim BASHA

Situata gjatë natës ka kaluar e qetë, ndërsa në mëngjes janë shtuar qytetarët që mbështesin kauzën. Në mesditë është nënshkruar marrëveshja mes PD dhe Aleancës që ku shtohet se kur opozita të vijë në pushtet Teatri, të shpallet monument kulture dhe të anulohet ligji special. Rama ka reaguar tre herë duke sulmuar artistët ndërsa  Veliaj ka thënë se projekti do të shkojë deri në fund.

(A.B/F.G/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha marreveshja pd-aleance ngujimi tek teatri shembja e teatrit kombëtar lulzim basha marreveshja pd-aleance ngujimi tek teatri shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin