"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
PAMJET/ ‘Shtëpia e barit’ në Vlorë, gjenden 330 bimë kanabis, arrestohet pronari
2 March 2022, 12:01Nga DOSJA
VLORË-Një shtëpi bari është zbuluar ditën e sotme në lagjen ‘Kushtrimi’ në Vlorë. Policia ka ndarë pamjet nga banesa e cila ishte përshtatur për të kultivuar lëndët narkotike. Gjatë kontrollit në banesë u konstatua lidhje e paligjshme elektrike. Policia bëri sekuestron e 330 bimë narkotike të kultivuara në kova plastike, 88 llamba, 18 freskuese, 5 aspiratorë dhe sende të tjera të paligjshme. Në pranga ka rënë pronari i banesës Anest Rrapaj, 40 vjec, banues në lagjen “Kushtrimi”. Ai do të akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose e impulseve telefonike”.
NJOFTIMI I POLICISË:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Kushtrimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional në DVP Vlorë dhe Komisariatin e Policisë Vlorë. Gjatë operacionit është zbuluar një banesë e përshtatur për kultivimin e kanabisit, me anë të llambave. Gjatë kontrollit në banesë u konstatua lidhje e paligjshme elektrike. Sekuestrohen 330 bimë narkotike të kultivuara në kova plastike, 88 llamba, 18 freskuese, 5 aspiratorë dhe sende të tjera të paligjshme. Vihet në pranga poseduesi i tyre.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional në DVP Vlorë dhe Komisariatin e Policisë Vlorë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, se në lagjen “Kushtrimi”, një shtetas kishte përshtatur banesën si ambient për kultivimin e bimëve narkotike cannabis sativa në kushte laboratorike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Kushtrimi”. Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi A. Rr., 40 vjec, banues në lagjen “Kushtrimi”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose e impulseve telefonike”. Në banesën në përdorim nga shtetasi A. Rr., në lagjen “Kushtrimi”, u gjetën të kultivuara në kova plastike, në një ambient të mbyllur, rreth 330 bimë narkotike, mbi të cilat ishin të vendosura 88 llamba, 18 freskuese, 5 aspiratorë dhe objekte të tjera që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me një sasi materiali bimor cannabis sativa në proces tharjeje. Ndërkohë, po vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”,”Kultivimi i bimëve narkotike” dhe ”Vjedhja e energjisë elektrike”.
(a.b)/dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
SARANDË- Abdalla Bakr 33 vjeç, me origjinë egjiptiane dhe banues në Tiranë është vënë në pranga nga policia e Sarandës.Sipas njoftimit të policisë t...
TIRANË– Pas përfundimit të zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 Marsit mund të bëhen të ditura rezultatet. Kështu deklaroi sot kreu i KQZ-së, Ilirjan C...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua ditën e sotme me qytetarë të Rrogozhinës për t’i kërkuar mbështetjen për kandidatin e PD...
TIRANE – Kanë përfunduar punimet e Asamblesë Zgjedhore të Federatës Shqiptare të Futbollit, të parashikuara për t’u mbajtur ditën e sotme, më 2 mars, në o...
Shqipëria është një vend burim i kanabisit dhe një bazë lokale për grupet e krimit të organizuar që lëvizin drogat e paligjshme nga vendet e origjinës në tregje...
TIRANË– Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë një monitorim të situatës në të gjithë akset e rrugës për shkak të motit të keq që përfshiu vendin tonë nj...