"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Kush drejton PD? Celibashi nga KQZ:E vendos Gjykata e Tiranës, unë president? S’kam ambicie
20 April 2022, 08:49Nga DOSJA
TIRANË– Se kush e drejton Partinë Demokratike, mes Sali Berishës apo Enkelejd Alibeajt, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi tha se do të presë vendimin e Gjykatës së Tiranës. Në bashkëbisedimin me mediat, Celibashi u pyet se cili ishte autoriteti që përfaqëson sot PD në KQZ, duke gjetur zgjidhe vetëm Gjykatën e Tiranës si i vetmi institucion që tregon se kush është organi drejtuesi i një parti. Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në bashkëbisedimin me gazetarët, iu përgjigj pyetjes nëse do ta merrte në konsideratë një ftesë të mundshme për t’u bërë Presidenti i ri i Republikës.
“Kush e drejton PD? Partitë janë ato që janë. Kanë atë kulturë të debatit politik. Nuk marr përsipër të bëj gjykatësin e tyre. Procesi është mirë të fillojë sa më shpejt të jetë e mundur. Nëse kalon kjo situatë pa bërë asgjë do kalojnë në momentin kur ndryshimet e momentit të fundit do jenë objekt i konfliktit politik. Unë për president? Duhet të ndihesha i përkëdhelur tani nga kjo që dëgjova por nuk ndihem. Është diçka që nuk e konsideroj serioze, nuk e kam ambicie,“-tha Celibashi.
(k.m.dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
GREQI– Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Greqi, ku protagonist është një shqiptar. Ky i fundit, identiteti i të cilit nuk është zbuluar, ka rrëmbyer dh...
SPANJË– “Skllevër” për shkak të kushteve të rënda të punës që bënin në Spanjë në parcelat e kanabisit, cilësohen shqiptarët në Spanjë. Mediat raporto...
TIRANË-Belul Kokollari, i akuzuar se ka përdhunuar nipin e tij 8-vjeçar ka deklaruar se e gjithë kjo akuzë është bërë nga e motra. Nga burgu, ai ka ...
TIRANË– Gjykata e Tiranës ka dënuar me 5 vite burgim Matilda Bilalin, gruan e ish-policit Arben Bilalit, i cili u ekzekutua në Tiranë disa vite më pa...
ITALI– Tre të rinj me origjinë shqiptare janë arrestuar mbrëmjen e djeshme nga karabinierët e Parmas. Shqiptarët akuzohen për vjedhjen e një shtëpie, në z...
TIRANË– Avokati mbrojtës i Viard Kotorit ka deklaruar se në momentin që klienti i tij gjeti paratë false në rrugë, i buzëqeshi fati. Enea Cenko dekla...