LIVE UPDATES
Politike

Zgjedhjet e 25 prillit/ Vë në dijeni Sorecën, Kim dhe Del Monaco! Meta letër institucioneve për zbatimin e ligjit: Denoncon

10 April 2021, 07:13 Nga DOSJA
Zgjedhjet e 25 prillit/ Vë në dijeni Sorecën, Kim dhe Del Monaco!

TIRANË– Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një shkresë zyrtare drejtuesve të institucioneve shtetërore, si dhe ambasadorëve të huaj në Shqipëri. Letra është dërguar mbi “nevojën e marrjes së masave të shtuara organizative në ushtrimin e detyrave funksionale, zbatimin me përgjegjshmëri të legjislacionit në fuqi, si dhe rritjen e vigjilencës përgjatë periudhës para dhe pas zgjedhore”.

Meta në letër ka vënë në dijeni edhe ambasadorët më të rëndësishëm në vend, Del Monaco i OSBE, Soreca i BE dhe Yuri Kim i SHBA.

Meta shkruan se kjo periudhë specifike mund të paraqes nivel të lartë të rriskut, për shfaqjen e veprimeve dhe/apo mosveprime të kundraligjshme, apo konstatimit të fenomeneve negative, e që padyshim kërkojnë trajtimin dhe referimin e tyre, sipas dispozitave ligjore respektive mbi sanksionet administrative apo penal.

Meta kërkon që përmbushja e detyrave funksionale prej strukturave në institucionet tuaja, t’i nënshtrohet një vëmendjeje të shtuar, në drejtim të verifikimit të përditshëm të zbatimit të ligjit për vendimmarrjet sipas fushës së veprimtarisë, ashtu edhe monitorimit dhe mbikëqyrjes së vazhduar, me qëllim garantimin e funksionimit normal të të gjithë aparatit shtetëror.

LETRA:

Lënda: Mbi nevojën e marrjes së masave të shtuara organizative në ushtrimin e detyrave funksionale, zbatimin me përgjegjshmëri të legjislacionit në fuqi, si dhe rritjen e vigjilencës përgjatë periudhës para dhe pas zgjedhore.

Drejtuar: ZOTIT GENTI GAZHELI
DREJTOR I PËRGJITHSHËM I DOGANAVE

ZONJËS DELINA IBRAHIMAJ
DREJTOR I PËRGJITHSHËM I TATIMEVE

ZOTIT JONAID MYZYRI
KRYETAR I KOMISIONIT TË PROKURIMIT PUBLIK

ZONJËS REIDA KASHTA
DREJTOR I PËRGJITHSHËM I AGJENCISË SË PROKURIMIT PUBLIK

ZOTIT ARTAN LAME
DREJTOR I PËRGJITHSHËM I KADASTRËS

ZOTIT ADRIAN BYLYKU
DREJTOR I PËRGJITHSHËM I AGJENCISË KOMBËTARE TË BURIMEVE NATYRORE

ZOTIT ARDI VELIU
DREJTOR I PËRGJITHSHËM I POLICISË SË SHTETIT

ZOTI ELVIS KOÇI
DREJTOR I PËRGJITHSHËM I PARANDALIMIT TË PASTRIMIT TË PARAVE

ZOTIT AGIM ISMAILI
DREJTOR I PËRGJITHSHËM I BURGJEVE
Tiranë

Në vëmendje të: ZOTIT ILIRJAN CELIBASHI
KOMISIONERI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

ZONJËS ERINDA BALLANCA
AVOKATE E POPULLIT
ZOTIT ARBEN SHEHU
KRYETAR I KONTROLLIT TË LARTË TË SHTETIT

ZOTIT GENC SEJKO
GUVERNATOR I BANKËS SË SHQIPËRISË

ZOTIT ERVIN METE
DREJTOR I PËRGJITHSHËM EKZEKUTIV I AUTORITETIT TË MBIKËQYRJES FINANCIARE

ZONJËS JULIANA LATIFI
KRYETARE E AUTORITETIT TË KONKURRENCËS

ZONJËS ENKELEJDA MUÇAJ
AVOKATE E PËRGJITHSHME E SHTETIT T

Për dijeni: SH.T.Z. VINCENZO DEL MONACO
KRYETAR I PREZENCËS SË OSBE-SË NË SHQIPËRI

SH.T.Z. LUIGI SORECA
AMBASADOR I DELEGACIONIT TË BASHKIMIT EVROPIAN NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

SH.T.ZNJ. YURI KIM
AMBASADORE E SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Tiranë

Të nderuar drejtues të institucioneve shtetërore,

Ashtu sikurse jeni në dijeni, vendi ynë aktualisht gjendet në periudhë zgjedhore, për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Shqipërisë më 25 prill 2021.

Në përmbushje të rolit dhe misionit të tij kushtetues, për mbrojtjen e parimeve, dhe të drejtave themelore të njeriut, të njohura nga Kushtetuta, si dhe me qëllim garantimin e mirëfunksionimit të të gjithë aparatit shtetëror në tërësi, Presidenti i Republikës, në ushtrim të kompentencave kushtetuese është angazhuar maksimalisht për të ndjekur edhe me më shumë vëmendje dhe për tu informuar, mbi funksionimin e institucioneve shtetërore, përgjatë periudhës së fushatës zgjedhore, situatën para dhe paszgjedhore në tërësi, deri në daljen e rezultatit përfundimtar zyrtar të zgjedhjeve dhe fillimit të ushtrimit të mandatit prej Kuvendit të ri.

Në funksion të realizimit të një procesi zgjedhor të qetë dhe sipas standarteve europiane; për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut; dhe për të frenuar e denoncuar çdo fenomen negativ që mund të shfaqet përgjatë gjithë kësaj periudhe, Presidenti i Republikës, do të ketë vëmendjen maksimale për të monitoruar veprimtarinë e administratës shtetërore, situatën zgjedhore në tërësi, për të evidentuar apo frenuar çdo veprim apo mosveprim të kundraligjshëm, që reflekton hapur përpjekje për të ushtruar trysni politike, apo që synon të cenojë votën e lirë të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, duke përfshirë këtu edhe vëmendjen e shtuar ndaj të gjithë fenomeneve që mund të reflektojnë shpërdorim të ushtrimit të funksionit shtetëror.

Në të kaluarën, në periudhat para dhe pas zgjedhore, dhe kryesisht përgjatë periudhës tranzitore që përkon nga momenti i zhvillimit të zgjedhjeve e daljes së rezultatit paraprak deri në fillimin e funksionimit të Kuvendit të ri, në veprimtarinë shtetërore në tërësi, janë konstatuar fenomene negative të natyrave të ndryshme, ku më së shumti, e për fat të keq, është vërejtur një apati e funksionimit në administratën publike e shtetërore, e cila nuk ka reflektuar një efiçiencë të plotë.

Në disa raste janë evidentuar veprime të qarta të shpërdorimit të funksionit publik, duke vendosur në rrezik zbatimin e legjislacionit në fuqi, me pasojë cenimin e interesave të shtetit, shkeljen e lirive e të drejtave të njeriut, por dhe uljen e cilësisë së shërbimeve të ofruara ndaj qytetarëve.

Veçanërisht në institucionet që ju drejtoni, kjo periudhë specifike mund të paraqes nivel të lartë të rriskut, për shfaqjen e veprimeve dhe/apo mosveprime të kundraligjshme, apo konstatimit të fenomeneve negative, e që padyshim kërkojnë trajtimin dhe referimin e tyre, sipas dispozitave ligjore respektive mbi sanksionet administrative apo penale.

Duke qenë se institucionet tuaja janë të lidhura drejtpërdrejtë me sigurimin dhe ruajtjen e stabilitetit ekonomik dhe financiar të vendit, interesat fiskalë, respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, garantimin e rendit dhe qetësisë publike, administrimin dhe ruajtjen e resurseve e pronës publike dhe interesave të shtetit në tërësi, etj, që kanë ndikim direkt edhe në mbrojtjen e sigurisë kombëtare në Republikën e Shqipërisë, si President i Republikës, tërheq vëmendjen tuaj dhe kërkoj rritjen e përgjegjshmërisë në mënyrë të posaçme përgjatë kësaj periudhe, me qëllim që jo vetëm të zbatohet rigorozisht legjislacioni në fuqi, por të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për mbikqyrjen, identifikimin dhe raportimin pranë institucioneve dhe agjencive ligjzbatuese të orientimeve, shtrëngimeve, veprimeve apo vendimmarrjeve që janë në kundërshtim të hapur me ligjin, të kujtdo punonjësi, funksionari, individi, apo subjekti fizik apo juridik privat.

Përsa më sipër, kërkoj nga ana juaj si drejtues, që përmbushja e detyrave funksionale prej strukturave në institucionet tuaja, t’i nënshtrohet një vëmendjeje të shtuar, në drejtim të verifikimit të përditshëm të zbatimit të ligjit për vendimmarrjet sipas fushës së veprimtarisë, ashtu edhe monitorimit dhe mbikëqyrjes së vazhduar, me qëllim garantimin e funksionimit normal të të gjithë aparatit shtetëror.

Edhe një herë më duhet t’ju theksoj që, funksioni shtetëror nga ana juaj duhet të ushtrohet me integritet dhe përgjegjshmëri të lartë, ashtu sikundër ju shpreh mbështetjen time që, për çdo veprim/mosveprim që përbën shkelje të ligjit, të ndërmerren nga ana juaj të gjitha masat e duhura për respektimin e kuadrit ligjor në fuqi, e për të vënë para përgjegjësisë individuale administrative apo penale, çdo shkelës të ligjit.

Sinqerisht, PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta zgjedhjet 25 prill 2021 ilir meta zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Politike 9 April 2021, 19:52

TIRANË– Ministrja Belinda Balluku ka kometnuar faktin që në të gjitha mediat sot janë publikuar përgjime nga bisedat e shkëmbyera mes kontrollorëve q...

Politike 9 April 2021, 19:35

TROPOJË– Kandidati i Partisë Socialiste, Petrit Malaj nuk ka vonuar për të dhënë përgjigjen e tij pasi rivalët i dërguan flamurin e Partisë Demokrati...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin