LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet në SHBA: Nëse asnjëri nuk del fitues ditën e votimeve

3 November 2020, 12:41 Nga DOSJA
Zgjedhjet në SHBA: Nëse asnjëri nuk del fitues ditën e

SHBA– Nëse ndodh si zakonisht, atëherë rezultati i zgjedhjeve në SHBA bëhet i ditur natën që pason ditën e votimit. Pas kësaj, në orët e para të mëngjesit kandidati që ka humbur pranon humbjen me anë të një fjalimi.

Por sivjet për shkak të pandemisë Corona një numër i madh amerikanësh kanë vendosur ta dërgojnë votën me postë. Kjo do të thotë se numërimi i votave do të zgjasë, “dita e zgjedhjeve” mund të zgjasë nga disa ditë deri në disa javë. Prandaj disa republikanë kanë shprehur dyshimin për besueshmërinë e votave të dërguara me postë dhe Presidenti Trump ka përsëritur disa herë se do refuzojë të njohë rezultatin zyrtar të zgjedhjeve. E gjithë kjo mund të çojë në fazë kaotike paszgjedhore.

Këto skenarë do të ishin të mundshëm në zgjedhjet amerikane 2020: Votat e dërguara me postë vonojnë procesin

Për shkak të pandemisë së Coronës, në zgjedhjet parlamentare janë kërkuar ose dërguar 81,7 milionë dokumenta për votimin me postë. Sipas vlerësimit të ekspertëve, një në dy vota do të dërgohet me postë.

Kjo nuk përbën asnjë problem në shtetet si Kolorado, Oregon, Uashington, Utah apo Havai. Ndihmësit e zgjedhjeve janë të mësuar me këtë proces. Në shtete të tjera, në të cilat që prej muajit mars janë duke u bërë përgatitjet për të lehtësuar zgjedhjen me postë të qytetarëve, numërimi i votave mund të kërkojë një ose më shumë ditë, sidomos në shtetet ku numërimi fillon ditën e dhënies së votës, si përshembull Viskonsin apo Pensilvani, shtete që quhen “Battleground States”. Në këto shtete po luftohet ashpër sepse fitoren kanë shance ta marrin si demokratët ashtu edhe republikanët.

Gjatë fazës së parë të zgjedhjeve të zhvilluara në muajin mars të këtij viti, u pa se numërimi i votave zgjat mesatarisht katër ditë, për të pasur një rezultat të plotë. “Menaxherët e zgjedhjeve të këtij vendi, administratorët janë shumë të angazhuar,” thotë Edie Goldenberg, Profesore për politikën publike dhe shkencat politike në Universitetin e Miçiganit. “Unë mendoj se shumë nga vështirësitë janë luftuar, pasi disa prej tyre u bënë të qarta në fazën e parë të zgjedhjeve.”

Kur vlen vula e postës

Gjatë zgjedhjeve parlamentare në nëntor, shtetet federale do të duhet të numërojnë shumë më tepër vota se sa në parazgjedhjet. Disa nga shtetet i kanë shtyrë afatet dhe i pranojnë votat e dërguara me letër deri në mes të muajit nëntor, nëse vula e postës është vënë mbi letër ditën e zgjedhjeve. Disa nga këto shtete janë Pensilvania, Karolina e Veriut dhe Miçigani, të ashtuquajturat “Swing States”, në të cilat nuk dominon asnjë nga kandidatët. Edhe në shtetet në të cilat vota duhet të ketë mbërritur ditën e zgjedhjeve, numërimi i të gjitha votave mund të zgjasë deri një javë.

Dyshime në dhënien e votave

Në kuadër të zgjedhjeve, Presidenti Trump dhe republikanë të tjerë kanë shprehur dyshim tek besueshmëria e votave dërguar me postë. Megjithëse rastet e mashtrimit në zgjedhjet me letër, po ashtu si mashtrimet në zgjedhje në përgjithësi, janë shumë të rralla.

Vetë presidenti e ka dërguar votën e tij me postë, si gjatë zgjedhjeve të fundit për Kongresin ashtu edhe në zgjedhjet paraprake të zhvilluara në Florida. Trumpi është “i shqetësuar, për shtete të caktuara që dërgojnë numërim automatik votash në çdo zgjedhës të regjistruar”, tha për Deutsche Wellen zëvendëssekretari aktual i ministrial për Sigurinë e Brendshme, Ken Cuccinelli.

Sipas studiueses së politikës, Goldenberg, në të kaluarën republikanët e kanë pas përdorur më shumë se demokratët dhënien e votës me postë. Por kësaj here puna është ndryshe. Gjashtë në dhjetë votues duan të shkojnë vetë tek kutia e votimit (prej tyre 80 përqind republikanë dhe 40 përqind demokratë). Pjesa tjetër e votuesve, e shënojnë kryqin në votën që dërgohet me postë, thotë instituti Brookings.

Mënyrat e ndryshme të votimit të demokratëve dhe republikanëve do të kenë pasoja në llogaritjen e numrit të votave. Kështu numërimi paraprak në kutitë e votimit mund të nxjerrë fillimisht në krye republikanët, ndërkohë që më vonë me numërimin e votave të dërguara me postë mund të marrin hov demokratët.

Zgjedhjet çështje për juristët?

Si republikanët ashtu edhe demokratët presin të ketë një konfrontim juridik pas zgjedhjeve, qindra padi për gjyq janë bërë tashmë gati. Të dy ekipet zgjedhore kanë ngritur prej kohe ekipet e juristëve. Pjesa më e madhe e çështjeve do të shqyrtohen nga Gjykatësit Federalë, shpjegon Bruce Ackerman, professor i së drejtës dhe njohës i çështjeve kushtetuese në Yale Law School.

Ackerman dhe ekspertë të tjerë nuk mendojnë se Gjykata e Lartë mund të luajë ndonjë rol njëjtë si në vitin 2000. Megjithëse Presidenti Trump deklaroi në shtator se pret që rezultati i zgjedhjeve të përfundojë në Gjykatën e Lartë.

Në garën pikë më pikë midis George W. Bush dhe Al Gore në vitin 2000 numërimi i votave zgjati aq shumë saqë në fund Gjykata e Lartë urdhëroi t’i jepej fund numërimit, dhe zgjedhjet i fitoi republikani Bush. “Çështja Bush kundër Gore ka qenë një rast precedent që shokoi gjithë juristët,” thotë Ackermann për DW. Sipas mendimit të tij kësaj here fituesi do të bëhet i ditur nga Kongresi.

Vendimi përfundimtar duhet dhënë deri në janar

Nëse asnjë nga kandidatët nuk merr shumicën e votave, për shkak të numrit të barabartë të votave ose për shkak të ndonjë konflikti për votat në shtete të caktuara, atëherë vendimin kush do të jetë president do ta japë më 6 janar 2021 Dhoma e re e Përfaqësuesve. Kështu e parashikon Kushtetuta amerikane. Për herë fundit kjo gjë ka ndodhur në shekullin e 19-të.

Situata komplikohet edhe më shumë duke marrë parasysh, se Kongresi nuk e sheh veten të detyruar të pranojë rezultatet në të gjitha shtetet. Nëse për shembull në njërin nga shtetet, nuk është zgjedhur deri më 8 dhjetor asnjë nga kandidatët për shkak të konflikteve juridike ekzistuese.

Çfarë do të ndodhë nëse deri në ditën e marrjes së postit nga presidenti i ri, më 20 janar nuk është marrë vendimi kush është fituesi? Atëherë postin e merr zëvendëspresidenti i zgjedhur ose kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve. Kjo në varësi nëse Senati ka zgjedhur deri më 20 janar një zëvendëspresident.

Çfarë do të ndodhë nëse Trump nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve?

Një skenar tjetër i mundshëm është nëse Trump nuk e pranon rezultatin e zgjedhjeve po i humbi ato. Si përgjigje ndaj një komenti të dhënë nga Trumpi për këtë çështje, “Do të shohim çfarë do të ndodhë”, senatorët amerikanë nxorrën në muajin shtator një rezolutë që siguron kalimin paqësor të ndryshimit të pushtetit. Shumë vëzhgues zgjedhjesh vazhdojnë të shpresojnë që rezultati të jetë aq i qartë saqë të mos krijohen situata ku Trump të refuzojë pranimin e rezultatit.

MARRE NGA DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump joe biden zgjedhjet ne shba 2020 donald trump joe biden zgjedhjet ne shba 2020

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin