Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Zgjerimi i pranisë së Wizz Air në Tiranë është një tregues i rëndësishëm i rritjes së tregut shqiptar të aviacionit dhe besimit në potencialin e tij afatgjatë.
TIRANË- Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, zhvilloi një vizitë në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës (TIA), ku u njoh nga afër me zhvillimin e aktivitetit për zgjerimin e bazës operacionale të Wizz Air në Shqipëri, e cila do të shtojë avionin e saj të 15-të. Gjatë vizitës, Ministri Karakaçi vlerësoi rritjen e ndjeshme të trafikut ajror në vend dhe ndikimin e politikave mbështetëse në zhvillimin e sektorit të aviacionit, duke theksuar se ulja e tarifës për pasagjerët nga 10 euro në 1 euro ka kontribuar në forcimin e konkurrueshmërisë së Shqipërisë si destinacion dhe nyje e rëndësishme e transportit ajror në rajon.
“Ne kemi ulur tarifën për pasagjerët nga 10 euro në 1 euro, që sot është ndër më të ulëtat në rajon dhe Evropë. Trafiku ajror i vitit 2026 parashikohet të jetë rreth 18.3% më i lartë se viti 2025. Krahasuar me vitin 2019, ne jemi mbi trefish të trafikut ajror”, u shpreh Ministri Karakaçi.
Zgjerimi i pranisë së Wizz Air në Tiranë është një tregues i rëndësishëm i rritjes së tregut shqiptar të aviacionit dhe besimit në potencialin e tij afatgjatë.
“Vendosja e avionit tonë të 15-të në Tiranë është dëshmi e besimit tonë në potencialin afatgjatë të Shqipërisë. Me 7 milionë pasagjerë këtë vit dhe 9 milionë vende të ofruara për vitin 2027, do të vijojmë të zgjerojmë rrjetin dhe lidhjet e Shqipërisë me Evropën”, deklaroi Samuel Ferrera Falcon, Drejtor i Rrjetit për Rajonin Perëndimor në Wizz Air.
Zgjerimi i aktivitetit të kompanisë është mbështetur nga investimet e Kastrati Group në infrastrukturën aeroportuale, të cilat kanë mundësuar rritjen e kapaciteteve operacionale përmes ndërtimit të vendparkimeve të reja për avionët, rrugëve lidhëse dhe zgjerimit të terminalit.
“Partneriteti me Wizz Air ka qenë një ndër faktorët kryesorë të rritjes së aeroportit. Investimet e vazhdueshme të Kastrati Group kanë zgjeruar kapacitetet operacionale dhe përmirësuar efikasitetin. Me avionin e 15-të, Tirana do të pozicionohet si baza e gjashtë më e madhe e Wizz Air në rrjetin e saj”, tha Piervittorio Farabbi, Drejtor Operacional i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës.
Vizita e Ministrit Karakaçi dhe zgjerimi i mëtejshëm i bazës së Wizz Air dëshmojnë për ecurinë pozitive të sektorit të aviacionit në Shqipëri dhe rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve, operatorëve ajrorë dhe investitorëve në zhvillimin e infrastrukturës aeroportuale.
Me këto shifra dhe investime të vazhdueshme, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës synon të konsolidojë më tej pozicionin e tij si një nga qendrat kryesore të transportit ajror në rajon./Dosja.al
TIRANË- Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit është shoqëruar me një incident, ku një person ësht&...
TIRANË- Një incident është regjistruar gjatë protestës së Partisë Demokratike para Kryeministrisë, ku një pre...
TIRANË- Një i ri gjatë protestës foli për protestën dhe zhgënjimin e tij nga situata në vend. Ai tregoi se k...
TIRANË- Një qytetar ka denoncuar dhunën policore ndaj djalit të tij, i cili është dhunuar gjatë protestës studentore dh...
Miniere MARTANESH- Një aksident tragjik ka ndodhur në një minierë në Martanesh, ku si pasojë ka humbur jetën një perso...
TIRANË- Disa demokratët kanë zgjedhur të ulën në “tavolinën e dialogut” para kryeministrisë për të...
TIRANË- Demokratët kanë nisur marshimin në mbështetje të protestës studentore, duke u drejtuar drejt Kryeministrisë.&nb...
ATHINË- Policia greke ka identifikuar personin e plagosur mbrëmjen e djeshme në Athinë, ndërkohë që ka vënë n...
foto ilustruese VLORË- Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë ditës së djeshme, në Spitalin Rajonal Vlorë...
ELBASAN- Prokuroria e Elbasanit ka sekuestruar mbi 300 tonë pluhur industrial të nxjerrë nga Uzina e Ferrokromit, në pronësi t&eu...