Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
1 ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit Shqipëria do ‘pushtohet’ nga Ushtria! Priten anije, avionë dhe sistem raketash, deta
23 February 2021, 15:55Nga DOSJA
TIRANË– Një ditë pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, Shqipëria do të “pushtohet” nga trupa ushtarake. Ashtu siç edhe është paralajmëruar nga ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, më 26 prill 2021 në Shqipëri dhe në të gjithë Ballkanin do të nisë stërvitja më e madhe ushtarake, ku edhe priten të zbartojnë mijëra trupa.
Gazetari Adriatik Doçi ka bërë me dije se në stërvitjen që do të zhvillohet në vendin tonë do të marrin pjesë mijëra ushtarë të vendeve anëtare të NATO-s, 10 anije, 18 avionë, 19 helikopterë, 6 sisteme raketash patriot dhe 1000 automjete joluftarake.
Megjithatë për të lejuar stërvitjen të ndodhë qeveria ka dërguar një projektligj të posaçëm për miratim në Kuvend që duhet të miratohet dhe të hyjë në fuqi para zgjedhjeve parlamentare.
Strukturat dhe elementët e parë të ushtrisë amerikane do të fillojnë të zbarkojnë në Shqipëri që në fillim të muajt prill 2021, për të përgatirur infrastrukturën logjistike të stërvitjes që do të zgjasë deri më 20 qershor 2021. Bazat që do të përgatiten janë ato të garnizonit “Skënderbej”, në bazën ajrore të Farkës, në bazën ajrore të Kuçovës dhe në poligonet stërvitore të Bizës e Fekenit, si dhe në rrugëkalimet ajrore e tokësore për në këto rajone.
Në vend pritet që të zbarkojnë gjithsej 3100 efektivë, pa përfshirë trupat shqiptare, ndërsa në total do të marrin pjesë 3.1 mijë trupa ushtarake. Përveç Shqipërisë dhe Amerikës, në stërvitje do të marrin pjesë forcave aleate dhe partnere, si: Kanadaja, Bosnjë dhe Hercegovina, Kroacia, Greqia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Britania e Madhe, Çekia, Hungaria, Rumania, Bullgaria, Gjeorgjia, Turqia etj.
(k.m./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kolegji i Posacëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për gjyqtarin Alaudin Malaj, duke e përjashtuar nga sistemi i drejtë...
TIRANË- Departamenti Amerikan i Shtetit rendit gjyqtarin Ardian Dvoranin mes 12 magjistratëve më të spikatur anti-korrupsion në botë. Në raportin e publiku...
Aktualitet23 February 2021, 14:35
TIRANË– Zv.Ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini është shprehur se ka një rritje të numrit të rasteve që kërkon shtrimin në spital.Në një intervistë për ...
LEZHË– Një banore e lagjes “Gurrë” ka treguar se ka dëgjuar breshërinë e armëve mesditën e sotme. Në një prononcim për ReportTV, banorja tha se është...
GJIROKASTËR– Një 26-vjeçar është arrestuar në Lazarat, pasi u kap me lëndë narkotike dhe fara të dyshuara si kanabis.Në pranga ka rënë F.Gj., 26 vje...
LEZHË– Të shtëna me armë zjarri në qytetin e Lezhë. Dosja.al mëson se breshëria e automatikut ka tronditur lagjen Gurra të qytetit të Lezhës.Ngjarja është ...
TIRANË– Policia e Shtetit vijon me kontrollet e vazhdueshme për zbatimin e masave anti-Covid. Si pasojë, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë gjobit...
TIRANË– Spitali ‘Shefqet Ndroqi’ ka pasur fluks pacientësh të infektuar ditën e sotme. ‘News24’ bën të ditur se në urgjencë dhe në spital tashmë nuk ka më ...
TIRANË– Mjeku shqiptar Erion Dasho ka bërë të ditur se në Shqipëri ka arritur varianti anglez. Teksa ishte në lidhje me ‘Skype’ me emisionin ‘Shqipëria Liv...