22 November 2026, 09:19
Nga G.M
foto ilustruese
FRANCA- Një 50-vjeçar shqiptar, është arrestuar në Francë pasi në kamionin që drejtonte autoritetet zbuluan 114.6 kilogramë kokainë të fshehur. Operacioni u zhvillua gjatë natës mes 18 dhe 19 nëntorit, në pikën e pagesës së autostradës në Arles. Gjatë një kontrolli të automjetit me targa italiane, punonjësit e doganës zbuluan një sasi të madhe lënde narkotike të fshehur në mbajtësen e bobinave, një pajisje që përdoret për stabilizimin e ngarkesave.
Pas zbulimit të drogës, shoferi u arrestua dhe u transferua në ambientet e Zyrës Kundër Narkotikëve në Marsejë, ku u mor në pyetje dhe më pas u la në paraburgim. Gjatë dëshmisë së tij, 50-vjeçari ka mohuar akuzat, duke pretenduar se nuk kishte dijeni për praninë e kokainës në kamion dhe se droga ishte vendosur aty pa dijeninë e tij.
Ai nuk rezulton të ketë precedentë penalë dhe nuk ka qenë më parë i njohur për drejtësinë franceze. Shqiptari pritet të përballet me akuza për posedim, transport dhe importim të lëndëve narkotike, si dhe për shkelje të legjislacionit doganor. Seanca gjyqësore është parashikuar të mbahet më 24 nëntor në Gjykatën e Tarasconit, në kuadër të një procedure të përshpejtuar./Dosja.al
france
Aktualitet
22 November 2026, 08:29
G.M
pamje
BURREL- Kushtet atmosferike kanë vështirësuar qarkullimin në aksin nacional Burrel-Skuraj, ku mjegulla e dendur ka ulur ndjeshë...
Aktualitet
22 November 2026, 08:21
G.M
Disa nga delegatët e Kongresit të Manastirit
TIRANË- Shqiptarët festojnë më 22 nëntor Ditën e Alfabetit të Gjuh&e...
Aktualitet
22 November 2026, 08:17
G.M
pamje
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh urimi për shqiptarët me rastin e 22 Nëntorit, Ditës së...
Aktualitet
22 November 2026, 07:06
G.M
Foto ilustruese
TIRANË- Moti ditën e sotme pritet të jetë pjesërisht i vranët, me mundësi për reshje të lehta shi...
Aktualitet
21 November 2026, 21:29
E.d
Foto ilustruse
Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa...
Aktualitet
21 November 2026, 21:06
E.d
Aleksandër Çela dhe Denis Horeshka
ANGLI- Dy shtetas shqiptarë janë dënuar me nga 32 muaj burg në Britaninë e Madhe...
Aktualitet
21 November 2026, 19:53
E.d
Pamje
TIRANA- Protesta e kësaj të shtune kundër qeverisë ka përfunduar në Sheshin Skënderbej, pas disa orësh tubi...
Aktualitet
21 November 2026, 19:47
E.d
Pamje
TIRANA- Protesta e qytetarëve dhe të rinjve para Kryeministrisë vijon me mesazhe kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.&nb...
Aktualitet
21 November 2026, 19:39
E.d
Pamje
TIRANA- Momente simbolike janë regjistruar gjatë protestës, ku disa prej pjesëmarrësve janë ngjitur në monumentin e h...
Aktualitet
21 November 2026, 19:13
E.d
Pamje
TIRANA- Tensionet kanë vijuar gjatë protestës kundër qeverisë në kryeqytet, ku efektivët e policisë kanë ni...