23 November 2026, 10:33
Nga E. D

FIER-- Selami Hasani, i njohur në Fier me nofkën “Sel Çami”, i cili u ekzekutua me armë zjarri mëngjesin e së dielës, rezulton të ketë një të kaluar të lidhur me disa prej ngjarjeve më të rënda kriminale të ndodhura në qytet. Hasani ishte dënuar me 25 vite burg për përfshirjen në një ngjarje të përgjakshme të regjistruar më 25 mars 2002, në qendër të Fierit, ku mbetën të vrarë dy persona dhe u plagosën dy të tjerë.
Bëhet fjalë për atentatin në zonën e njohur si “Sheshi i Valutës”, ku u vranë Julian Isufaj, nipi i Arben Isufajt, i njohur si “Ben Qimja”, si dhe kambisti Esat Tare. Nga të shtënat mbetën të plagosur Bledar Kastrati dhe Taip Sulaj, ky i fundit kalimtar i rastit. Sipas dosjes hetimore, në këtë ngjarje u përfshinë Selami Hasani, Pëllumb Yzeiri dhe Kujtim Hasanbasha. Sipas hetimeve të asaj kohe, përplasja me armë dyshohet se kishte ardhur si pasojë e një konflikti të hershëm mes familjeve Hasani dhe Isufaj.
Shtatë vite në kërkim, u arrestua nga RENEA
Pas ngjarjes së vitit 2002, Hasani u largua dhe qëndroi për disa vite në arrati. Ai u arrestua më 12 gusht 2009, gjatë një operacioni të forcave speciale RENEA në Fier, të koduar “Parukieri”. Gjatë ndërhyrjes në banesën ku qëndronte, policia i gjeti dhe sekuestroi dy pistoleta. Në atë kohë, Hasani ishte person në kërkim dhe ishte dënuar me 25 vite burg për ngjarjen e rëndë të vitit 2002.
La qelinë pas rreth 11 vitesh burg
Pavarësisht dënimit me 25 vite heqje lirie, Hasani nuk e vuajti të gjithë masën e dënimit. Ai e la qelinë në fund të vitit 2021, pasi kishte qëndruar rreth 11 vite në burg. Emri i tij ishte përmendur ndër vite në kronikat e zeza të Fierit, kryesisht për shkak të përfshirjes në ngjarjen e vitit 2002 dhe historisë së hasmërisë mes familjeve Hasani dhe Isufaj./Dosja.al
Julian Isufaj Arben Isufajt Esat Tare Bledar Kastrati Taip Sulaj
Aktualitet
23 November 2026, 10:17
E. D
Selami Hasani
FIER- Policia e Fierit ka reaguar zyrtarisht pas vrasjes së Selami Hasanit dhe plagosjen së vëllait tij, Jakup Hasani, i cili &eu...
Aktualitet
23 November 2026, 10:12
E. D
Selami Hasani
FIER- Personi që shihni në foto është Selami Hasani, i cili mbeti i vrarë ditën e sotme në Fier. Përve&c...
Aktualitet
23 November 2026, 10:11
E.M
POGRADEC- Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta kanë shoqëruar gjatë natës edhe qarkun e Pogradecit duke shkaktuar kë...
Aktualitet
23 November 2026, 10:09
FIER- Detaje të reja vijojnë të dalin nga vrasja e Selami Hasanit, i dënuar me 25 vite burg për vrasje dhe i liruar pak ditë m&eu...
Aktualitet
23 November 2026, 10:07
E. D
FIER- Pamjet nga vendi ku u vra Selami Hasani në Fier janë publikuar. Në zonë vihet re prania e forcave të policisë, të cila...
Aktualitet
23 November 2026, 10:03
FIER- Selami Hasani, i cili u ekzekutua sot në Fier është emër i njohur, pasi vite më parë ai ka vrarë Julian Isufajn,...
Aktualitet
23 November 2026, 10:03
E.M
TIRANË- Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta kanë shkaktuar probleme në furnizimin e vendit me energji elektrike, kryesisht n...
Aktualitet
23 November 2026, 10:02
E. D
FIER- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen e Selami Hasanit në Fier. Bëhet me dije se i plagosur ka mbetur edhe një per...
Aktualitet
23 November 2026, 09:56
E.M
LEZHË- Qarku i Lezhës është shoqëruar me reshje të dendura të shiu dhe erëra të forta që prej pasdites së...
Aktualitet
23 November 2026, 09:52
E. D
FIER- Një person është ekzekutuar me armë zjarri këtë të hënë në qytetin e Fierit. Bëhet me dij...