LIVE UPDATES
Aktualitet

1 vit nga shembja e Teatrit Kombëtar, Lubonja: Jemi të paaftë të bëhemi bashkë përtej interesit të grupit, këto zgjedhj

17 May 2021, 16:41 Nga DOSJA
1 vit nga shembja e Teatrit Kombëtar, Lubonja: Jemi të paaftë

TIRANË– Analisti Fatos Lubonja ka folur folur në 1-vjetorin e shkatërrimit të Teatrit Kombëtar, ku sipas tij, ne si popull jemi të paaftë që të bëhemi bashkë, përtej interesit të grupit.

I fttuar në rubrikën “Opinion” në “Neës 24”, Lubonja theksoi se këto zgjedhje i hapën rrugë shkatërrimeve të reja.

“Ne kemi paaftësinë që të bëhemi bashkë, përtej interesit të grupit. Jemi realisht të paaftë të bëhemi bashkë. Shqiptarët i ka mbajtur pranë më shumë klani sesa të shohin përtej klanit. Për mbrojtjen e Teatrit, pala që shfaqi papjekuri, ishte ajo më e fuqishmja, PD. PD edhe ju dha fjalën, edhe nuk ua dha protestuesve, edhe i mbështeti dhe jo. Në protesta hynë edhe përçarjet. Duhet të ishte gjetur mënyra e përbashkuar, kurse zotëron ideja se del një njeri dhe thotë do u bashkoj me forcë. Basha, por edhe të tjerët, kur flasin, shajnë dhe eliminojnë tjetrin, nuk shprehet që të bëhem të gjithë për kauzë të caktuar.

Këto zgjedhje i hapën rrugë shkatërrimeve të tjera, në emër të fuqizimit të njerëzve që janë bashkë me krimin e organizuar. Hapësirat publike po zaptohen. Normat e ndërtimit duhet të jenë të qarta. Kemi pabarazi sociale në këtë sistem ku jetojmë, dhe mungesë lirie”, tha Lubonja.

Duke folur për zhvillimet në PD, Lubonja vlerësoi se duhet një debat i hapur në Partinë Demokratike dhe se nevojitet po ashtu strategji e qartë, për të mbrojtur votën.

“Lulzim Basha kërkon ta mbyllë çështjen se kush do e  kryesojë PD-në. Në PD ka dy grupime, një grup që thotë se ishim mirë por zgjedhjet janë vjedhur dhe një grupim, që është ndarë më dysh, ku një pjesë thonë jo është faji i Bashës dhe çereku që thonë se pavarësisht se këtu është bërë vjedhje, Basha ka përgjegjësi se nuk mbrojti votën e duhet të ikë. Ajo që vë re është se kryetari nëse nuk do ta lëshojë, nuk e lëshon, duke thënë se zgjedhjet janë vjedhur, justifikohet e shprehet se unë punova mirë. Në PD duhet hapur një debat, se çfarë masash duhen marrë për të mbrojtur votat, duhet edhe strategji politike. Unë dua të ketë debat që të dalë diçka, por besoj se debat nuk do ketë. Duhet strategji për të mbrojtur votën. Unë besoj se PD do jetë faktor politik sepse ka gati 60 deputetë e duhet rezistencë më e mirë. Le të krijohen debate, por të ketë unitet e nuk duhet gjuhë eliminimi”, u shpreh Lubonja.

Më tej, Lubonja foli edhe për diskutimet në vend mbi konfliktin mes Izraelit e Palestinës, duke u shprehur se e ka pritur me pozitivitet faktin që në Tiranë kishte protesta në mbrojtje të palestinezëve.

“E kam parë me pozitivitet faktin që kanë dalë të protestojnë në mbrojtje të palestinezëve, myslimanë në Tiranë, por kam parë edhe organizatën politike, kam parë me shqetësim arrestimet skandaloze, që tregojnë se çfarë regjimi kemi, por edhe servilizmi. Servilizmi, sepse nëse protesta do ishte pro Izraelit, me siguri nuk do ishte bërë kaq skandal. Izolimi iu intereson shumë regjimeve dhe ndaj duhet të njihemi me atë që ndodh në botë. Këtu vazhdojnë me emra politikanësh, ndërsa jemi në lojë shahu, ku duhet të ketë më shumë artikulime”, përmbylli Lubonja.

Marrë nga Balkanweb

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet fatos lubonja shembja e teatrit kombëtar fatos lubonja shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Aktualitet 17 May 2021, 13:02

ELBASAN– Një 13-vjeçar rrëfen se është mitur nga një djalë, 18 vjeç, rreth 6 muaj më parë, që ende nuk është dënuar, duke ndikuar në gjendje...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin