22 November 2026, 08:00
Nga G.M
pamje
MEKSIKË- Një operacion i madh i forcave speciale meksikane kundër një prej organizatave më të fuqishme të trafikut të drogës në vend ka përfunduar me 11 viktima dhe tetë persona të arrestuar, mes tyre edhe kreu i grupit kriminal, Fausto Isidro Mesa Flores, i njohur me nofkën “Chapo Isidro”.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, operacioni u zhvillua të premten në rajonin e Guasaves, në shtetin e Sinaloas, një zonë e konsideruar si një nga bastionet kryesore të organizatës së tij. Aksioni u realizua me mbështetjen e informacioneve të inteligjencës amerikane.
Gjatë përleshjeve të armatosura, shtatë anëtarë të dyshuar të organizatave kriminale dhe katër ushtarë meksikanë humbën jetën. Ndërkohë, përveç “Chapo Isidro”, në pranga përfunduan edhe shtatë persona të tjerë, të dyshuar si bashkëpunëtorë dhe pjesë e rrethit të tij të ngushtë.
Arrestohen edhe familjarë dhe bashkëpunëtorë të bosit
Mes personave të arrestuar janë kushëriri i tij, Herman N., i njohur si “Serafin”, i cili dyshohet se mbante pozicionin e dytë në hierarkinë e organizatës, si dhe kunati i tij, José N., që dyshohet se administronte financat e rrjetit kriminal. Pesë të arrestuarit e tjerë dyshohet se kishin role të rëndësishme në organizimin dhe logjistikën e aktivitetit të paligjshëm.
Tre prej të arrestuarve kryesorë, përfshirë vetë Mesa Flores, janë transferuar në Mexico City, ndërsa të tjerët janë dërguar në Culiacan, ku do të përballen me procedurat përkatëse ligjore. Gjatë operacionit, autoritetet sekuestruan armë të rënda, përfshirë një pushkë të kalibrit të madh Barrett dhe granatahedhës.
Kaos në Sinaloa, kamionë të djegur dhe rrugë të bllokuara
Kapja e bosit të drogës shkaktoi një valë dhune në disa zona të Sinaloas. Persona të armatosur u përleshën me forcat federale, ndërsa kamionë dhe automjete të tjera u dogjën dhe u përdorën si barrikada për të bllokuar rrugët kryesore.
Situata u përkeqësua në Guasave, Ahome dhe Guamúchil, ku banorët u përballën me të shtëna armësh dhe lëvizje të forcave të shumta të sigurisë. Autoritetet lokale u kërkuan qytetarëve të qëndronin në banesa dhe të shmangnin lëvizjet e panevojshme për shkak të rrezikut nga përleshjet.
Panik edhe në një ndeshje bejsbolli
Pamje dramatike u regjistruan edhe në stadiumin Kuroda Park, ku po zhvillohej një ndeshje bejsbolli mes Algodoneros de Guasave dhe Venados de Mazatlán.
Pas dëgjimit të të shtënave në zonën përreth stadiumit, lojtarët ndërprenë aktivitetin dhe vrapuan drejt tribunave për t'u strehuar. Edhe spektatorët nisën të largoheshin në panik. Ndeshja u ndërpre përfundimisht për arsye sigurie, ndërsa autoritetet sqaruan se përleshjet nuk kishin ndodhur brenda stadiumit, por në zonat përreth.
Kush është “Chapo Isidro”?
Fausto Isidro Mesa Flores konsiderohet nga autoritetet amerikane si një prej figurave kryesore të trafikut të drogës në Meksikë. Ai dyshohet se drejton organizatën Mesa Flores, të lidhur me rrjetin kriminal Beltrán Leyva, me aktivitet kryesisht në veriun e Sinaloas. Ai ishte përfshirë në listën e dhjetë personave më të kërkuar nga FBI-ja, ndërsa autoritetet amerikane kishin ofruar një shpërblim deri në pesë milionë dollarë për informacion që do të çonte në arrestimin e tij.
Mesa Flores akuzohet në SHBA për përfshirje në organizimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të metamfetaminës, kokainës, heroinës dhe marijuanës drejt tregut amerikan. Ai ishte paditur në vitin 2012, ndërsa një urdhër federal arresti ndaj tij ishte lëshuar në vitin 2019. Organizata që dyshohet se drejtonte është përshkruar si një grup kriminal i armatosur rëndë, i përfshirë në trafik droge, rrëmbime, vrasje dhe zhvatje.
Arrestimi i tij përbën një zhvillim të rëndësishëm në luftën kundër karteleve në Meksikë. Megjithatë, mbetet për t'u parë nëse kapja e drejtuesit do të dobësojë realisht organizatën apo do të shkaktojë përplasje të reja mes grupeve rivale për kontrollin e territoreve dhe rrugëve të trafikut të drogës./Dosja.al
Chapo Isidro
Bota
22 November 2026, 07:55
G.M
Fordow
SHBA- Pas 15 vitesh përgatitjesh, ndryshimesh të minutës së fundit dhe 37 orësh fluturim pa ndërprerje, pilotë...
Bota
22 November 2026, 07:50
G.M
Emmanuel Macron
FRANCA- Presidenti francez Emmanuel Macron po shqyrton mundësinë e ndryshimit të Kushtetutës për të vendo...
Bota
22 November 2026, 07:48
G.M
Foto ilustruese
GUATEMALË- Një trafikant i dyshuar meksikan i drogës, i kërkuar nga autoritetet amerikane për lidhje me një orga...
Bota
22 November 2026, 07:42
G.M
pamje
INDONEZI- Një zjarr masiv ka përfshirë një fabrikë ëmbëlsirash në Indonezi, duke shkaktuar të pakt&e...
Bota
22 November 2026, 07:29
G.M
foto ilustruese
SHBA- Një tjetër grup prej 25 migrantësh të deportuar nga Shtetet e Bashkuara ka mbërritur në Liberi, n&e...
Bota
22 November 2026, 07:28
G.M
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar lidhur me sulmin e dyshuar kibernetik ndaj Byrosë Federale të Hetimit (FBI), d...
Bota
21 November 2026, 23:03
E.d
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Aleksandër Vuçiç ka paralajmëruar se Partia Progresive Serbe mund të mos marrë ...
Bota
21 November 2026, 22:43
E.d
EVROPA- Mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e disa vendeve evropiane për të protestuar kundër rritjes së &cce...
Bota
21 November 2026, 22:31
E.d
Pamje
PALESTINA- Tre persona humbën jetën ditën e sotme, pasi një dron izraelit goditi një furgon që transportonte ndihma ...
Bota
21 November 2026, 22:23
E.d
Foto ilustruse
UKRAINA- Një central bërthamor në Ukrainë ka ulur prodhimin e energjisë elektrike pasi dy linja të transmeti...