Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Gruaja dhe vajzat e presidentit të FIFA-s dyshohet se kanë përfituar shërbime speciale në aeroportin e Miamit që nga janari 2024, edhe në udhëtime kur ai nuk ishte i pranishëm. Zbulimet kanë ngritur pikëpyetje për përdorimin e burimeve të organizatës për interesa private.

SHBA - Një tjetër polemikë përfshin presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino. Kreu i futbollit botëror akuzohet për abuzim të mundshëm me pushtetin, pasi familja e tij dyshohet se ka përfituar në mënyrë të përsëritur nga shërbimet VIP në aeroportin ndërkombëtar të Miamit, edhe në udhëtime private pa praninë e tij.
Sipas dokumenteve të shqyrtuara nga gazeta New York Post, gruaja dhe vajzat e Infantinos kanë përfituar nga këto shërbime plot 125 herë që prej janarit 2024. Ato përfshijnë procedura të përshpejtuara të regjistrimit dhe shoqërim deri te avioni, privilegje që zakonisht u rezervohen personave me rëndësi të veçantë.
Mes kërkesave të bëra nga FIFA raportohet edhe një pritje me “qilim të kuq” për vajzat e presidentit gjatë një udhëtimi në Doha, ku ato shoqëroheshin nga qentë e tyre. Ndërkohë, nga 95 hyrjet e evidentuara në dokumentet e shqyrtuara, 63 nuk përmendin praninë e Infantinos.
Rasti ka tërhequr vëmendjen e ekspertëve të qeverisjes sportive. Studiuesi i së drejtës sportive Antoine Duval ka argumentuar se mund të bëhet fjalë për abuzim me pushtetin nëse presidenti ka përdorur pozicionin e tij për të organizuar udhëtimet private të familjarëve. Edhe specialisti Arnout Geeraert e ka cilësuar këtë situatë si një abuzim të mundshëm me detyrën dhe pushtetin.
FIFA ka konfirmuar se ka bërë kërkesa për shërbime të veçanta në aeroportin e Miamit, duke sqaruar se ato iu ofrohen falas Infantinos për shkak të funksionit që mban. Sipas një zëdhënësi të organizatës, edhe familjarët e tij mund të përfitojnë nga këto lehtësira, në varësi të vendimit të autoriteteve aeroportuale. Megjithatë, rregullat nuk përcaktojnë qartë nëse këto privilegje vlejnë edhe për familjarët dhe kafshët shtëpiake.
Polemika është shtuar edhe nga të dhënat e periudhës së Kupës së Botës, të zhvilluar në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Gjatë 39 ditëve të turneut, familja Infantino ka regjistruar 15 paraqitje VIP, pa u evidentuar prania e presidentit në asnjërën prej tyre.
Zbulimet vijnë në një moment delikat për Infantinon, i cili synon një mandat të ri katërvjeçar në krye të FIFA-s në mars. Ndërkohë, mbetet për t'u parë nëse kjo çështje do të çojë në një hetim zyrtar brenda organizatës.
B.T (Dosja.al)
ITALI - Milani ka hedhur hapin vendimtar për të siguruar shërbimet e Markus Krosches. Drejtuesit e klubit kuqezi kanë informuar zyrtarisht ...
GJERMANI - Harry Kane dhe Bayern Munich do të vazhdojnë së bashku deri në vitin 2029. Sulmuesi anglez ka zgjatur kontratën me klubin b...
PORTUGALI - Askush nuk është i përjetshëm dhe as i paprekshëm. As Cristiano Ronaldo, një prej futbollistëve më të ...
BRAZIL - Një moment i veçantë për Charles Leclerc, i cili ka lënë përkohësisht garat për t'u kthyer në sht&...
TIRANE - Ivan Balliu nuk do ta veshë më fanellën e Kombëtares shqiptare. Mbrojtësi i djathtë ka vendosur t'i japë fund avent...
ITALI - Pas triumfit në derbin ndaj Interit, Milani rikthehet në vëmendje me një sfidë delikate në Europa League. Kuqezinjtë...
HOLANDE - Juventusi zbret sonte në fushë për një tjetër provë të rëndësishme në Europa League. Ekipi i Lucian...
ITALI - Disfata e rëndë 4-1 ndaj Portos nuk ka lënë pasoja vetëm në renditjen e Champions League për Napolin. Sipas raportim...
ANGLI - Arsenali po kërkon zgjidhje edhe përtej kufijve të futbollit në përpjekje për të reduktuar dëmtimet e futbollis...
PORTUGALI - Një nga kapitujt më të mëdhenj në historinë e futbollit ndërkombëtar merr fund! Cristiano Ronaldo nuk do t&...