LIVE UPDATES
Sport

Lamtumirë kuqezi pas 9 vitesh, Ivan Balliu mbyll aventurën me Kombëtaren!

Mbrojtësi 34-vjeçar ka vendosur të mos e përfaqësojë më Shqipërinë. Dëmtimet e fundit, mosha dhe dëshira për t'u përqendruar te karriera në klub kanë ndikuar në vendimin e tij, duke mbyllur një kapitull që nisi në vitin 2017.

5 November 2026, 14:26 Nga DOSJA

Lamtumirë kuqezi pas 9 vitesh, Ivan Balliu mbyll aventurën me

TIRANE - Ivan Balliu nuk do ta veshë më fanellën e Kombëtares shqiptare. Mbrojtësi i djathtë ka vendosur t'i japë fund aventurës me kuqezinjtë, pas nëntë vitesh dhe 24 ndeshjesh ndërkombëtare. Një vendim që vjen në prag të dy sfidave të fundit të Shqipërisë në fazën e grupeve të UEFA Nations League dhe që shënon largimin e një tjetër futbollisti me eksperiencë nga përfaqësuesja.

Në këtë zgjedhje kanë ndikuar disa faktorë, mes tyre dëmtimet e fundit dhe mosha 34-vjeçare. Balliu dëshiron të përqendrohet te karriera në klub, duke mos vijuar më angazhimin me Kombëtaren. Kështu, grumbullimi i nëntorit nuk do të jetë pjesë e një tjetër kapitulli të tij me Shqipërinë, por një moment që përfaqëson fundin e rrugëtimit kuqezi.

Nëntë vite, 24 ndeshje dhe një Europian

Historia e Ivan Balliut me Shqipërinë nisi në vitin 2017. I formuar në akademinë e Barcelonës dhe me karrierë të ndërtuar kryesisht në futbollin spanjoll, mbrojtësi vendosi të përfaqësonte vendin e origjinës së babait të tij, duke lënë pas eksperiencën me ekipet kombëtare të moshave të Spanjës.

Debutimi me fanellën kuqezi erdhi më 6 tetor 2017, pikërisht në përballjen ndaj Spanjës, në kuadër të eliminatoreve të Botërorit 2018. Që prej atij momenti, Balliu u bë një alternativë e rëndësishme në krahun e djathtë të mbrojtjes, duke qenë pjesë e disa fushatave ndërkombëtare të Shqipërisë.

Momenti më i rëndësishëm i këtij rrugëtimi ishte pjesëmarrja në Kampionatin Europian të vitit 2024 në Gjermani. Balliu u aktivizua në një ndeshje të turneut, duke luajtur 90 minuta të plota.

Bilanci i tij përfundimtar me Kombëtaren është 24 ndeshje, 1.780 minuta në fushë, dy asistime dhe asnjë gol. Një kontribut që shtrihet në miqësore, Ligën e Kombeve dhe ndeshjet kualifikuese për Botërorin dhe Europianin.

Kush do të marrë vendin e tij?

Largimi i Balliut hap një çështje për trajnerin Rolando Maran, i cili duhet të rishikojë alternativat në krahun e djathtë të mbrojtjes. Emri kryesor mbetet Elseid Hysaj, një futbollist me eksperiencë të madhe ndërkombëtare, që mund të marrë më shumë përgjegjësi në këtë pozicion.

Stafi teknik mund të shqyrtojë edhe zgjidhje të tjera në varësi të skemës taktike dhe gjendjes së lojtarëve, por largimi i Balliut lë një boshllëk në aspektin e eksperiencës dhe alternativave për këtë repart.

Shqipëria do të luajë më 12 nëntor ndaj Finlandës, në orën 20:45, ndërsa më 15 nëntor do të përballet me Bjellorusinë, në orën 18:00, në dy sfidat e fundit të fazës së grupeve të Nations League.

Për Ivan Balliun, megjithatë, aventura ndërkombëtare ka përfunduar. Pas nëntë vitesh, 24 ndeshjesh dhe një pjesëmarrjeje në Europian, mbrojtësi i jep fund historisë me fanellën kuqezi, për t'u përqendruar tashmë te vazhdimi i karrierës në klub.

B.T (Top Channel)

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin