Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
138 mln euro fatura të papaguara të energjisë nga ujësjellësit, propozohet të kalojë te fatura e ujit
14 May 2021, 05:21Nga DOSJA
Ndërmarrjet e ujësjellësit, të cilat janë në administrim publik kanë rikrijuar një borxh prej 17 miliardë lekësh ose 138 milionë eurosh ndaj OSHEE -se deri në fund të vitit të kaluar.
Por kjo fature detyrimesh më shumë se sa ndikon në përkeqësimin e bilancit të OSHEE rrezikon të çojë në rritje të mëtejshme të çmimit të ujit në të gjithë vendin, pasi Ministria e Financave në një prej alternativave për zgjidhjen e situatës propozon që të bëhet zbatimi i plotë i reformës së ujit, ku do të reflektohet kosto e energjisë elektrike në tarifën e ujit në kuadër të rishikimit të metodologjisë të tarifave të ujit.
Në një urdhër të përbashkët që Ministria e Ekonomisë dhe Financave lëshuan për reduktimin e detyrimeve të prapambetura në sektorin e energjisë, një nga opsionet për të akomoduar në kosto faturat e energjisë ishte rritja e çmimit të ujit.
Në vitin 2014 qeveria e “Rama 1” që sapo kishte ardhur në pushtet, të parën punë bëri zbardhjen e detyrimeve të prapambetura në të gjithë sektorin publik. Nga rreth 72 miliardë i totalit të detyrimeve të fshehura, borxhi që ndërmarrjet e ujësjellësve i kishin atëherë kompanisë CEZ ishte vetëm 2.6 miliardë lekë. Kjo për faktin se atëherë kompania e shpërndarjes së energjisë ishte në pronësi private dhe ndërmarrjet e ujësjellësit ishin më të prirura për të paguar në kohë. Pas rreth 8 vitesh shihet se detyrimet e ujësjellësve janë rritur me më shumë se 6 herë duke arritur në 17 miliardë lekë, ku 9 miliardë lekë ishin interesa dhe 7 8 miliardë lekë principal.
Pavarësisht diferencave në vlera midis asaj të raportuar nga OSHEE dhe të dhënave të raportuara nga ndërmarrjet e ujit prirja në rritje e detyrimeve konfirmohet nga palët, shprehet Ministria e Ekonomisë dhe Financave.
OSHEE ka nënshkruar marrëveshje me disa nga ndërmarrjet e ujit për ristrukturimin e detyrimeve, por nuk kanë qenë efektive deri me sot. Për OSHEE rakordimi dhe ristrukturimi i borxheve të vjetra me ndërmarrjet e ujit është një çështje që duhet zgjidhur. Por më shumë se ristrukturimi i borxheve të vjetra, rendësi paraqet përmbushja e pagesave korrente nga ndërmarrjet. Sa i përket institucioneve buxhetore, shuma e detyrimit të papaguar është 5 miliardë lekë, 3 miliardë prej të cilave principal.
Teksa qeveria shqiptare ushtroi një aksion masiv me 2014 tek qytetarët për të paguar faturat e energjisë me gjithë detyrimet e prapambetura, nuk e tregoi të njëjtën korrektësi me faturat e saj. Madje siç shihet nga të dhënat, pas vitit 2014 borxhi që institucionet e qeverisë dhe ndërmarrjeve të saj është rritur ndjeshëm, edhe pse në buxhetet vjetore ato i kanë të parashikuar shlyerjen e energjisë.
Ministria e financave dhe Ekonomisë dhe ajo e infrastrukturës kanë dhënë dy zgjidhje për të pagesën e faturave të energjisë nga ndërmarrjet e ujësjellësit.
E para është automatizimi i pagesave të faturave të energjisë elektrike përmes garancive bankare (overdraft). Kjo mënyrë do të pilotohet në 1 – 3 ndërmarrje ujësjellësi me financa të shëndosha, ndërsa do të shtrihet më tej tek ndërmarrjet e tjera që mund ta përballojnë financiarisht.
Së dyti do të bëhet zbatimi i plotë i reformës së ujit, ku do të reflektohet kosto e energjisë elektrike në tarifën e ujit në kuadër të rishikimit të metodologjisë të tarifave të ujit./B.Hoxha
Marrë nga Monitor.al
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Moderatori Blendi Fevziu nuk është përmbajtur teksa ka komentuar të gjithë përfaqësuesit e klerit që japin ligjërata në rrjete sociale.Teksa ...
ELBASAN– Ngjarjet e ditëve të fundit që kanë tronditur qytetin e Elbasanit kanë “kushtuar” lëvizje në strukturat e rendit. Shefi i Hetimit në drejto...
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka folur për vrasjet e fundit që kanë tronditur Shqipërinë. Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, tha se dy vrasje...
TIRANË– Moderatori Blendi Fevziu ka parashikuar “rrëmujë” në emisionin e tij, ndërsa flet për fenë dhe lidhjen me shqiptarët. Teksa fliste me gazetaren Ger...
TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar vrasjet e ndodhura javën e fundit në vendin tonë. Hoxha ka ndarë një foto me autorin e “Gamorra” ndë...
Gjykata jep urdhër mbrojtje 1 vjeçar për tre fëmijët dhe nënën e familjes Troka, por për dhunuesin, babain e tyre vendos që do të rrijë në të njëjtën sht...
DURRËS– Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Maminas. Aksidenti ka ndodhur në rrugën sapo kalon Vorën, për në drejtim nga Durrësi, aty ku dy makina jan...