LIVE UPDATES
Aktualitet

150 mijë lodra të ndaluara në Kosovë pritet të kthehen në Kinë ose të shkatërrohen

Sipas Ministrisë, lodrat iu nënshtruan kontrolleve administrative dhe teknike përpara doganimit, gjatë të cilave u konstatua se nuk i përmbushnin kërkesat e Rregullores për Sigurinë e Lodrave dhe standardit evropian EN 71.

12 November 2026, 07:35 Nga E.d
150 mijë lodra të ndaluara në Kosovë pritet të kthehen
Foto ilustruse

Rreth 150 mijë lodra për fëmijë, të ndaluara në kufirin e Kosovës për shkak të mospërmbushjes së kërkesave të sigurisë, do t’u nënshtrohen procedurave të kthimit në Kinë ose shkatërrimit. Këtë e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, e cila thotë se kryen kontrolle të vazhdueshme edhe për lodrat që tashmë shiten në vend. Por, ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulaj, e kundërshton këtë vlerësim.

“Ky treg është totalisht i pakontrolluar”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë, duke përmendur mungesën e inspektorëve të specializuar dhe testimeve laboratorike. Ministria nuk konfirmoi nëse do të kontrollohen kompanitë importuese për të verifikuar nëse produkte të njëjta me lodrat e ndaluara, gjenden tashmë në shitje.

Pse u ndaluan 150 mijë lodra?

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, njoftoi më 10 nëntor se kishte ndaluar vendosjen në treg të rreth 150 mijë lodrave me origjinë nga Kina. Kontrollet u zhvilluan në pikat doganore, në kuadër të një aksioni të përbashkët të vendeve të Marrëveshjes së Evropës Qendrore për Tregti të Lirë (CEFTA), me mbështetjen e organizatës gjermane GIZ.

Sipas Ministrisë, lodrat iu nënshtruan kontrolleve administrative dhe teknike përpara doganimit, gjatë të cilave u konstatua se nuk i përmbushnin kërkesat e Rregullores për Sigurinë e Lodrave dhe standardit evropian EN 71. Megjithatë, autoritetet nuk specifikuan se për çfarë lloje lodrash bëhet fjalë, cilat mangësi janë identifikuar dhe nëse janë kryer analiza laboratorike. Për rrjedhojë, nuk dihet nëse produktet përmbanin substanca të rrezikshme apo nuk i plotësonin kërkesat e tjera të përcaktuara me rregullore.

E pyetur nëse do të kontrollohen edhe kompanitë importuese për të verifikuar nëse produkte të njëjta shiten tashmë në Kosovë, Ministria tha se inspektimet kryhen në mënyrë sistematike tek importuesit, shpërndarësit dhe shitësit me pakicë. Por, nuk konfirmoi nëse janë planifikuar kontrolle të posaçme pas ndalimit të kësaj sasie lodrash dhe nuk ofroi të dhëna për rezultatet e inspektimeve në tregun e brendshëm.

Sa kontrollohen lodrat në Kosovë?

Ndryshe nga Ministria, e cila thotë se kontrollet kryhen në mënyrë sistematike, ish-ministri Mulaj e konsideron mbikëqyrjen e tregut të lodrave të pamjaftueshme. Sipas tij, në Kosovë mungon një trup inspektues i specializuar për këto produkte, ndërsa mostrat rrallë dërgohen për analiza laboratorike.

“Nuk është hera e parë që janë kthyer. Ka pasur raste edhe në të kaluarën kur janë kthyer”, thotë Mulaj, duke iu referuar lodrave të ndaluara.

Ai thotë se një nga problemet kryesore është mungesa e laboratorëve të specializuar në Kosovë për të analizuar përbërjen kimike të lodrave dhe për të identifikuar substanca që mund të kenë efekte të dëmshme për shëndetin e fëmijëve. Mungesa e këtyre kapaciteteve e vështirëson verifikimin e sigurisë së produkteve përmes testimeve laboratorike. Ministria nuk ofroi të dhëna për numrin e kontrolleve të kryera gjatë këtij viti, mostrat e analizuara apo lodrat e tërhequra nga shitja.

Çfarë i bën lodrat të rrezikshme?

Lodrat e pasigurta mund të paraqesin rreziqe të ndryshme, nga ngufatja prej pjesëve të vogla deri tek ekspozimi ndaj substancave të dëmshme kimike.

Sipas Komisionit Evropian, ndër rreziqet kryesore janë magnetët dhe bateritë e vogla që mund të gëlltiten, si dhe kimikatet e rrezikshme në disa materiale plastike. Agjencia Evropiane e Kimikateve paralajmëron se disa ftalate, të përdorura për ta bërë plastikën më fleksibile, mund të dëmtojnë sistemin riprodhues. Përdorimi i tyre në lodra është i kufizuar në Bashkimin Evropian.

Çfarë tregojnë kontrollet në Evropë?

Siguria e lodrave mbetet shqetësim edhe në Bashkimin Evropian, ku autoritetet identifikojnë çdo vit produkte të rrezikshme. Sipas raportit të Komisionit Evropian për sistemin e paralajmërimit Safety Gate, gjatë vitit 2025 u regjistruan 4.671 njoftime për produkte të rrezikshme joushqimore.

Lodrat përbënin 16 për qind të këtyre njoftimeve, duke qenë kategoria e dytë më e raportuar, pas produkteve kozmetike. Një operacion i përbashkët doganor në Bashkimin Evropian, gjatë vitit 2025, zbuloi se më shumë se gjysma e rreth 20 mijë lodrave dhe pajisjeve të vogla elektronike të kontrolluara, të porositura në internet nga vende jashtë BE-së, nuk i përmbushnin kërkesat evropiane.

Si mund të mbrohen fëmijët?

Prindërit mund të marrin disa masa paraprake gjatë blerjes së lodrave, megjithëse jo të gjitha rreziqet mund të dallohen me sy. Ata duhet të kontrollojnë nëse lodrat kanë të dhënat e prodhuesit ose importuesit, udhëzimet e përdorimit dhe paralajmërimet për moshën.

Vëmendje e veçantë duhet t’u kushtohet lodrave me pjesë të vogla, magnetë ose bateri që mund të nxirren lehtësisht. Shenja CE tregon se prodhuesi deklaron përputhshmërinë e lodrës me kërkesat përkatëse evropiane, por nuk përbën garanci absolute për sigurinë e saj.

Substancat e rrezikshme kimike, ndërkaq, nuk mund të identifikohen me siguri vetëm nga pamja e lodrës dhe për zbulimin e tyre mund të nevojiten analiza laboratorike. Në Kosovë, siguria e lodrave rregullohet përmes Rregullores nr. 02/2017, e cila përcakton kërkesat për sigurinë e këtyre produkteve./REL

Kosovë Kinë lodra

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin