Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
“160 shqiptarë në ditë humbën punën që prej fillimit të vitit”, Jorida Tabaku publikon shifrat: 117 biznese në ditë
1 September 2020, 10:41Nga DOSJA
TIRANE- Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku përmes një statusi të publikuar në rrjetin e saj social ‘Facebook’ ka publikuar shifrat e bizneseve që po mbyllen dhe të shqiptarëve që humbën vendin e punës për shkak të situatës së virusit.
Në postim thuhet se janë 160 shqiptarë të cilët kanë humbur punën që në fillim të vitit 2020-t, e se 117 biznese po mbyllen çdo ditë.
Tabaku shkruan më tej se qeveria po bën propagandë boshe dhe se qeveria nuk i mori për bazë idetë e partisë demokratike për të shmangur thellimin e krizës gjatë pandemisë.
Postimi i plotë:
117 biznese në ditë mbyllen
Në mesin e pandemisë dhe ramavirusit që po shkatërron ekonominë shqiptaret kanë dëgjuar por se kanë provuar ndikimin e paketës së ndihmës nga qeveria. Boritë e propagandës bucasin fort në përpjekje për të mbytur zërin e qytetarëve që po varfëron dhe bizneseve që po falimentojne. Por është e pamundur të fshihet papunësia, varfëria dhe ulja e qepenave.
160 shqiptarë ne dite humben punen qe prej fillimit te vitit. 177 biznese mbyllen cdo dite dhe keto jane vetem shifrat zyrtare. Po te llogarisim dhe punonjesit e informalitetit, numri i familjeve shqiptare qe nuk kane mundesi te ushqejne femijet e tyre eshte i frikshem per nje vend europian. Kesaj te vertete te hidhur dhe te dhimbshme qeveria shqiptare i eshte pergjgijur me pagesat e koncensioneve dhe PPP-ve, me amnisti fiskale te parave te krimit dhe me vjedhjen e cdo fondit te mundshem per rindertimin.
Ne ofruam planin tone për të shmangur thellimin e krizes gjate pandemise. Per te rialokuar 120 mln euro destinuar PPP-ve për 2020 që t’iu shkonin shqiptarëve. Propozuam heqjen e taksave për këtë vit krize. Kërkuam të mbështetej konsumi dhe incentivat për të shpenzuar qytetarët.
Por qeverisja e rilindjes dështoi dhe sa herë kopjoi e bëri gabim. Tradhëtuan shqiptarët sepse e kanë jetën e lidhur me oligarkët .
Shqipëria ka potenciale dhe mundesi te rimekembet vetem me nje plan serioz ne sherbim te qytetareve dhe bizneseve.Kriza ka vetëm një rrugëzgjidhje: projektin ekonomik te PD. Shqipëria në punë është synimi jonë.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ambasadorja Yuri Kim i ka dërguar një letër kryetarëve të partive politike në Shqipëri. Në letrën drejtuar kryeministrit Edi Rama, kryedemokratit L...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka nisur nga puna për caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se kreu i s...
Në një deklaratë plotësuese të dorëzuar në fund të korrikut në Departamentin e Drejtësisë në SHBA kompania Stone Strategic Solutions Srl, e cila ishte pajtuar n...
KORCE- Ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj ka marrë sot në mbrojtje Drejtorin e Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka. Loka, i cili u...
Politike 1 September 2020, 06:33
TIRANË– Sot përfunduan pushimet për grupin parlamentar të Partisë Socialiste. Pasditen e sotme, numri një i të majtës mblodhi “të besuarit” e tij në Elbasa...
TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Endri Has aka akuzuar ditën e sotme, kompaninë Image & Communications Development, në pronësi të Igli Gjeli...
TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka gënjyer në lidhje me planin ekonomik gjatë pandemisë. Ta...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha dhe ministrja Elisa Spiropali, janë përplasur sot përmes statuseve në rrjetet sociale, përsa u përket zgjedhjeve në M...
TIRANË -Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një kërkesë zyrtare për informacion kryeministrit Edi Rama, për marrëveshjen e detit, duke vënë në dijeni edhe kr...
TIRANË -Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një deklaratë për mediat, ka bërë me dije planet për përgatitjen e zgjedhjeve të ...