LIVE UPDATES
Aktualitet

1700 euro për një pasaportë false/ Si u zbulua rrjeti që premtonte dokumente europiane online?

Përmes një operacioni të zhvilluar në bashkëpunim me strukturat e Policisë së Tiranës dhe Prokurorinë, u bë i mundur identifikimi dhe ndalimi i dy personave, të dyshuar si pjesë e kësaj skeme.

13 November 2026, 21:21 Nga E. D

1700 euro për një pasaportë false/ Si u zbulua rrjeti që

TIRANË- Një rrjet i dyshuar falsifikatorësh, që reklamonte dhe ofronte në rrjetet sociale dokumente identifikimi të falsifikuara të vendeve të Bashkimit Europian, është vënë në fokus të një investigimi të emisionit “Piranjat”.

Përmes një operacioni të zhvilluar në bashkëpunim me strukturat e Policisë së Tiranës dhe Prokurorinë, u bë i mundur identifikimi dhe ndalimi i dy personave, të dyshuar si pjesë e kësaj skeme.

Gjithçka nisi nga rrjetet sociale, ku faqe të ndryshme reklamonin shërbime për sigurimin e pasaportave, kartave të identitetit dhe lejeve të drejtimit të automjeteve, kundrejt pagesave që arrinin deri në 1700 euro për një komplet dokumentesh.

Faqe me emra si “Rrugë për Angli”, “Bileta për UK” apo “Mjete identifikimi të të gjitha shteteve” ofronin dokumente të vendeve të ndryshme europiane, duke pretenduar madje se pasaportat ishin të pajisura edhe me çip.

Për të zbuluar se kush fshihej pas këtyre ofertave, gazetarët e “Piranjave” nisën komunikimin me personat që administronin faqet.

Përgjigjet ishin të menjëhershme. Komunikimi zhvendosej në WhatsApp, ku ofroheshin detaje për çmimet, afatet e përgatitjes dhe mënyrën e dorëzimit të dokumenteve.

Gjatë kontakteve të para, njëri prej personave pretendoi se dokumentet prodhoheshin në Serbi dhe se mund të siguroheshin brenda pak ditësh. Madje, ai ishte i gatshëm të niste procedurën edhe pa marrë paraprakisht pagesën prej 200 eurosh që kërkonte si kapar.

Por, pas një komunikimi të gjatë dhe një videoje ku demonstronte cilësinë e dokumenteve, personi ndërpreu papritur çdo kontakt dhe fshiu komunikimet.

Megjithatë, kjo nuk i ndaloi gazetarët të vijonin investigimin. Një tjetër faqe, e quajtur “Rrugë për Angli”, i çoi drejt një kontakti të ri.

Këtë herë bëhej fjalë për 24-vjeçarin Jetnor Bajrami, rezident në Angli, i cili, përveç dokumenteve të falsifikuara, premtonte edhe organizimin e udhëtimeve ilegale drejt Britanisë së Madhe.

Ndryshe nga kontakti i parë, komunikimi me Jetnorin zbuloi një skemë me disa hallka. Për dorëzimin e dokumenteve aktivizoheshin persona të tjerë, të cilët merrnin porosinë dhe pagesën në Shqipëri.

Për një komplet dokumentesh, çmimi i kërkuar ishte 1700 euro.

Për të verifikuar nëse bëhej fjalë për një aktivitet real kriminal dhe jo për një mashtrim të zakonshëm, gazetarët bashkëpunuan me Sektorin për Krimin Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, si dhe me Prokurorinë.

Në vijim të komunikimeve, personave që ofronin dokumentet iu dërguan të dhënat dhe fotografia e një identiteti të krijuar me inteligjencë artificiale, me pretendimin se bëhej fjalë për një 30-vjeçar që kërkonte të pajisej me dokumente polake.

Pas disa komunikimeve, gjithçka dukej se ishte gati. Gazetarëve iu dërgua një video e pasaportës polake, e përgatitur me emrin dhe fotografinë e personazhit të krijuar për investigimin. Dokumenti, nga pamja e jashtme, paraqiste elemente grafike dhe detaje që synonin ta bënin të besueshëm.

Madje, personat që e ofronin pretendonin se ai mund të kalonte edhe testimet me aparaturat që përdornin.

Dorëzimi u organizua në Tiranë, pranë zonës së Stadiumit Dinamo.

Për të kryer transportin dhe për të marrë pagesën prej 1700 eurosh u aktivizua një person tjetër, i cili mbërriti me motor dhe u prezantua si korrier. Ai pretendoi se nuk e dinte përmbajtjen e porosisë dhe se ishte dërguar vetëm për të dorëzuar pakon dhe për të marrë paratë.

Gjatë bisedës me gazetarët, korrieri përmendi emrin e Jetnor Bajramit si personin që e kishte dërguar.

 Ndërkohë, një telefonatë e papritur dhe komunikimet e mëtejshme çuan gazetarët drejt një tjetër personi, i cili dyshohet se kishte rol në organizimin e dorëzimit.

Bëhej fjalë për 22-vjeçarin Hajdar Bajrami, i cili u shoqërua në ambientet e Policisë së Tiranës. Përballë pyetjeve të gazetarëve, ai mohoi të kishte dijeni për aktivitetin, por pranoi se kishte ndërmjetësuar marrjen e parave dhe se dokumentet i kishte siguruar përmes vëllait të tij, Jetnor Bajramit, që ndodhej në Angli.

Pas ndalimit të dy të rinjve, agjentët e Policisë së Tiranës kryen edhe kontroll në banesën e Hajdar Bajramit.

Gjatë kontrollit u gjetën dy dokumente të tjera të dyshuara të falsifikuara austriake: një leje drejtimi dhe një kartë identiteti, të dyja me emrin Paul Steger, por me fotografinë e Jetnor Bajramit.

Ky zbulim shton dyshimet për përmasat e aktivitetit dhe për ekzistencën e një rrjeti që nuk kufizohej vetëm te një porosi apo një dokument i vetëm.

Ndaj Jetnor Bajramit ka nisur procedimi penal për veprën penale të falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave, parashikuar nga neni 189 i Kodit Penal, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur të gjithë mekanizmin e funksionimit të këtij aktiviteti, personat e tjerë të përfshirë dhe burimin e dokumenteve të falsifikuara.

Investigimi i “Piranjave” nxjerr në pah se sa lehtë mund të krijohen kontakte me persona që pretendojnë se sigurojnë dokumente identifikimi europiane, sa i organizuar mund të jetë komunikimi përmes rrjeteve sociale dhe sa shumë hallka mund të fshihen pas një oferte që, në pamje të parë, duket si një shërbim i zakonshëm online./Piranjat news 

pasaportë false

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin