22 October 2026, 16:35
Nga E.d
Rajmonda Kotorri,
ITALI - Rajmonda Kotorri, e reja shqiptare e cila u zhduk 25 vite më parë në Itali, vijon të kërkohet nga familja e saj me shpresën për të zbuluar të vërtetën mbi fatin e saj. Motra e saj, Laureta Kotorri ka bërë një apel publik përmes medias italiane Fanpage.it, duke kërkuar ndihmën e kujtdo që mund të ketë informacion për të.
Rajmonda ishte vetëm 16 vjeçe kur familja e pa për herë të fundit, në vitin 1999. Ajo ishte nxënëse në një shkollë pranë Gramshit dhe njëra prej shtatë fëmijëve të familjes.
Sipas dëshmisë së motrës së saj, pas zhdukjes, familjarët mësuan se Rajmonda dyshohej se kishte krijuar një lidhje me një shqiptar, rreth 15 vjet më të madh se ajo, i cili ishte larguar drejt Italisë. Në atë kohë, familja dyshoi se vajza mund të kishte shkuar me të, por nuk dihej nëse ishte larguar me dëshirën e saj apo nën presion.
Kontakti i fundit me Rajmondën daton në qershor të vitit 2001. Gjatë një telefonate me familjen, ajo tregoi se jetonte në Itali dhe punonte si banakiere në një lokal në Milano. Ajo u kishte thënë të afërmve se dëshironte të qëndronte atje për të kursyer para.
Pas kësaj telefonate, familja nuk arriti të komunikonte më me të. Të shqetësuara për fatin e saj, motrat iu drejtuan fillimisht policisë në Gramsh, ndërsa më pas kërkuan ndihmën e Interpolit dhe autoriteteve italiane.
Në vitin 2003, familja mësoi nga një oficer italian se Rajmonda dyshohej se ishte përfshirë në prostitucion dhe se burri me të cilin shoqërohej mund ta kishte shfrytëzuar. Po atë vit, një grua që u prezantua si bashkëjetuesja e saj në Lodi raportoi në polici se Rajmonda ishte zhdukur pasi kishte kaluar një natë me një klient.
Që prej vitit 2003, nuk ka pasur më asnjë kontakt të sigurt me të. Në vitin 2006 familja mori një informacion se ajo mund të ishte parë në Romë, por ky pretendim nuk u konfirmua.
Pas 25 vitesh pasiguri, Laureta dhe familjarët e saj nuk kanë hequr dorë nga kërkimet. Përmes shoqatës Penelope Lombardia, e cila mbështet familjet e personave të zhdukur, ata kanë rinisur apelin publik, duke shpresuar se dikush mund të ndihmojë në zbardhjen e rastit.
“Familja ime dhe unë nuk e kemi humbur kurrë shpresën për ta gjetur Rajmondën. Ajo është e lirë të jetojë jetën e saj, thjesht duam të dimë se është gjallë. Nëse nuk është më, do të pranojmë çdo skenar. Por duam të dimë çfarë i ka ndodhur. Nëse ka vdekur, duam të kemi një varr ku të qajmë”, është shprehur Laureta.
Ajo shpreson që apeli të arrijë te dikush që mund ta ketë parë ose të ketë dëgjuar diçka për Rajmondën gjatë këtyre viteve.
“Dikush duhet ta ketë parë ose takuar gjatë gjithë këtyre viteve. Dikush duhet të dijë diçka. Jemi të sigurt”, përfundon motra e saj./Dosja.al
Rajmonda Kotorri
Aktualitet
22 October 2026, 16:06
E.d
Dy pjesëtarë të një njësie speciale të Policisë së Kosovës
Autoritetet kosovare janë duke i hetuar dhjet&eum...
Aktualitet
22 October 2026, 15:49
E.d
Foto ilustruse
Kursi i këmbimit të Euros me Lekun vijon rënien dhe po i afrohet më tej kufirit të 90 lekëve.
Sipas kursit zyrtar...
Aktualitet
22 October 2026, 14:50
E.M
TIRANË- Protestuesit janë mbledhur përballë Kryeministrisë ndërsa duket sikur një pjesë e tyre janë ulur në n...
Aktualitet
22 October 2026, 14:43
E. D
Erkand Qerimaj
TIRANË- Peshëngritësi i njohur Erkand Qerimaj, është paraqitur këtë enjten në ambientet e Prokuroris&eu...
Aktualitet
22 October 2026, 14:30
E.M
TIRANË- Gjykata ka liruar sot 8 të mitur, të cilët u arrestuan gjatë revoltave të tyre ditëve të fundit. Ata janë ...
Aktualitet
22 October 2026, 13:45
E. D
Dhoma Amerikane e Tregtisë
TIRANË- Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri ka shprehur shqetësimin për si...
Aktualitet
22 October 2026, 13:44
E.M
TIRANË- Kryemnistri Edi Rama mëngjesin e sotëm vendosi përpara Kryeministrisë disa stola betoni si një shenjë e kë...
Aktualitet
22 October 2026, 13:36
E.M
TIRANË- Protestuesit kanë vijuar marshimin drejt Kryeministrisë pasi qëndruan disa orë përpara Kuvendit. Ndërkoh&e...
Aktualitet
22 October 2026, 13:34
E. D
Ergys Agasi
TIRANË- Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme, duke kërkuar kthimin e sendeve të sekues...
Aktualitet
22 October 2026, 13:23
E. D
TIRANË- Prokuroria e Posaçme, në vijimësi të hetimeve për dosjen e grupit të Çopjave të Elbasanit, sekues...