LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Berisha: PD e hapur ndaj të gjitha forcave që e konsiderojnë Ramën të keqen më të madhe për kandidatë të përbashkët 

• Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se PD është e gatshme të bashkëpunojë me të gjitha forcat politike opozitare për të dalë me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet vendore të vitit 2027. • Gjatë bashkëbisedimit online me qytetarët, ai tha se synimi është krijimi i një fronti të gjerë kundër qeverisë së Edi Ramës, ndërsa bëri të ditur se gjatë javës së ardhshme pritet të zhvillohen përpjekje më serioze për bashkëpunimin politik. • Duke iu përgjigjur pyetjes së një qytetari lidhur me mundësinë e kandidaturave të përbashkëta në të gjitha bashkitë, Berisha theksoi se opozita është e hapur për propozime dhe marrëveshje me faktorët e tjerë politikë. • Gjatë përgjigjes për qytetarët, Berisha sqaroi se deri tani nuk janë zhvilluar negociata të mirëfillta, por konfirmoi se kontaktet dhe përpjekjet për bashkëpunim do të intensifikohen në ditët në vijim. • Ai tha se fronti i përbashkët opozitar ka dy objektiva kryesore: vijimin e protestave kundër qeverisë dhe bashkërendimin e qëndrimeve për zgjedhjet e ardhshme. •  Në të njëjtën kohë, lideri i opozitës u ndal edhe te protesta e 28 Nëntorit, duke përsëritur thirrjen për pjesëmarrje masive të qytetarëve në Tiranë. • Sipas tij, bashkimi i qytetarëve përtej bindjeve politike është i domosdoshëm për të kërkuar rikthimin e votës së lirë. • Gjithashtu Berisha ftoi të gjithë shqiptarët të marrin pjesë në tubimin e 28 Nëntorit, duke e lidhur këtë datë me thirrjen për bashkim politik dhe kundërshtimin e qeverisë.

6 artikuj për këtë temë.

1 DITE ME PARE

Berisha: Do të ngremë një agjenci kombëtare që do të merret me pronat e krimit dhe pronat e paligjshme të politikanëve

Berisha: PD e hapur ndaj të gjitha forcave që e konsiderojnë
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i PD-së Sali Berisha tha se me ardhjen e PD-së në pushtet prioritet do të jetë krijimi i një agjencie kombëtare për identifikimin dhe trajtimin e pasurive të paligjshme të politikanëve, trafikantëve dhe grupeve kriminale. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, lideri demokrat theksoi se shndërrimi i pasurive të përfituara nga veprimtaria kriminale në të mira publike do të jetë një nga drejtimet kryesore të qeverisjes së ardhshme të demokratëve.

"Një agjenci kombëtare e cila do merret mbi të gjitha me pronat e krimit, pronat e paligjshme të politikanëve dhe të kujtdo tjetër, të trafikantëve, të grupeve kriminale dhe të kujtdo tjetër. Shndërrimi i këtyre pasurive në të mira publike do të jetë një nga drejtimet kryesore dhe jemi optimist për këtë," tha Berisha./Dosja.al

1 DITE ME PARE

Berisha: Identifikimi elektronik në zgjedhje u keqpërdor në mënyra nga më të ndryshmet nga PS

Berisha: PD e hapur ndaj të gjitha forcave që e konsiderojnë
Sali Berisha

TIRANË- Partia Demokratike ka shprehur rezerva ndaj identifikimit elektronik në zgjedhje, pasi sipas kryetarit të saj, Sali Berisha, kjo teknologji është keqpërdorur në mënyra të ndryshme nga Partia Socialiste. Në përgjigje të një qytetari, Berisha deklaroi se PD po shqyrton akuzat dhe paditë lidhur me këtë proces, duke pretenduar se ekzistojnë dëshmi të qytetarëve të regjistruar nga pajisjet si votues, edhe pse nuk kanë marrë pjesë në votim.

"Partia Demokratike ka një qëndrim hezitues sepse ai u keqpërdor nga Partia Socialiste nëpër në mënyra nga më të ndryshmet. Dhe ne po shqyrtojmë me radhë të gjitha akuzat dhe paditë që ekzistojnë. Për shembull, unë mund t'ju jap këtu me dhjetëra- dhjetëra dëshmi dhe deklarata të qytetarëve, të cilët nuk kanë votuar, të identifikuar nga pajisja. Të tjerë, i keni parë filmimet, i kemi parë në Elbasan, në vende të tjera se si abuzohet me pajisjen. Pra nuk është pajisja, ajo është një pajisje, është një mjet që kontrollohet tërësisht nga qeveria," tha Berisha./Dosja.al

1 DITE ME PARE

Berisha: Veliaj dhe Spiropali dinë më shumë se të tjerët për korrupsionin e Ramës

Berisha: PD e hapur ndaj të gjitha forcave që e konsiderojnë
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se Erion Veliaj dhe Elisa Spiropali kanë më shumë informacion se të tjerët mbi atë që ai e cilëson si korrupsionin e kryeministrit Edi Rama. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, Berisha u pyet për ftesën që u ka bërë Veliajt dhe Spiropalit për tu bashkuar kundër qeverisjes socialiste, pavarësisht akuzave për korrupsion ndaj tyre.

Në përgjigjen e tij, Berisha pranoi se të dy janë të korruptuar, ndërkohë shtoi se përmasat e korrupsionit të Edi Ramës janë shumë më të mëdha. Ai theksoi se Veliaj dhe Spiropali mund të luajnë një rol në përpjekjet për largimin e qeverisë, pasi, sipas tij, kanë më shumë dijeni për çështjet e korrupsionit.

Pjesë nga bashkëbisedimi me qytetarët:

Gjon Lajthia: Ju ftoni Erion Veliajn dhe Elisa Spiropalin të na bashkohen kundër qeverisjes socialiste, por a ka më të korruptuar sesa këta të dy që ju po ftoni?

Sali Berisha: I dashur Gjon, këta të dy janë të korruptuar, pa asnjë diskutim. Por ju as nuk mund ta merrni dot me mend miliardat e eurove të korrupsionit të Edi Ramës. Ju as nuk mund ta merrni dot me mend ndikimin e tmerrshëm të sallave plot me narko-euro kundër shqiptarëve, të cilat i ka të gjithë Edi Rama në kontroll. Ndaj dhe të ftoj që të ftojmë së bashku secilin që mund të kontribuojë në largimin e kësaj dysheje nga pushteti që po rrënon qenien shqiptare. Çfarë ka në dorë Erion Veliaj dhe Elisa Spiropali? Ata dinë shumë më tepër se të tjerët për korrupsionin e Edi Ramës dhe Lubi Ballukut. Ata duhet të përpiqen të bëjnë sa më shumë njerëz me vete nga ata deputetë. Është sot betejë për jetë, betejë për ekzistencën e kombit. Ne po shkojmë duke e zbrazur Shqipërinë./Dosja.al

1 DITE ME PARE

Berisha: Kjo ishte një javë e zymtë, u miratua buxheti i vjedhjes më të madhe në historinë e vendit

Berisha: PD e hapur ndaj të gjitha forcave që e konsiderojnë

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në bashkëbisedimin me qytetarët e ka cilësuar javën që lamë pas si tejet të zymtë, duke akuzuar qeverinë Rama se miratoi në Kuvend atë që ai e quajti “buxheti i vjedhjes më të madhe në historinë e vendit”.

Berisha deklaroi se 10 miliardë euro nga taksat e shqiptarëve po shpërdorohen, ndërsa qytetarët përballen me rritjen e çmimeve dhe varfërinë.

"Mirëdita dhe një ndjesë në vonesën për fillimin e këtij bashkëbisedimi. Së pari u përshëndes përzemërsisht dhe u falënderoj për vëmendjen, interesin, komentet dhe pyetjet që do të adresoni. Java ishte një javë tejet e zymtë, javë në të cilën kriza u thellua edhe më shumë. Javë në të cilën buxheti i narkoqeverisë u provua në parlament si buxheti i vjedhjes më të madhe në historinë e të gjitha buxheteve të vendit. 10 miliardë euro taksa, mund, djersë dhe përpjekje tuaja, jo vetëm nuk u rikthehen ju, por përkundrazi vidhen dhe shpërdorohen në mënyrën më të papërmbajtur. Ndërkohë muajin e kaluar, çmimet e ushqimeve në Shqipëri u rritën pesë herë më shumë se në hapësirën e BE. Ndërkohë, EUROSTAT informon se të ardhurat e disponueshme për familjet shqiptare janë më të paketat në rajon. Informon se mbi 30 përqind e shqiptarëve kanë probleme me kafshatën e gojës. Edi Rama ka përcaktuar në këtë buxhet 930 milionë para xhepi për administratën e tij, për telefona, zyra, vetura, lukse, ahengje, darka dhe dreka. Me 930 milionë euro, të dashur qytetarë dhe qytetare, mund të rriteshin me 60 përqind rrogat e ulëta, me 40 përqind rrogat e mesme, mund të vendosej minimumi jetik për shqiptarët dhe natyrisht mund të dyfishohej jo rritja e pensioneve, siç thotë Edi Rama, por indeksimi i tyre në përputhje me rritjen e çmimeve. Duke i dhënë me minimumin jetik dhe një përgjigje përfundimtare pensionit minimal, pensioneve jo të plota, etj. Pra, ata të cilët po varfërojnë dhe vjedhin shqiptarët në mënyrën më të papërmbajtur, u zotuan se me buxhetin e ri do të dyfishojnë apo shumëfishojnë vjedhjet e tyre ndaj shqiptarëve. PD ka paraqitur dhe do paraqesë projektin e vet për mbështetjen e qytetarëve. Natyrisht asgjë prej propozimeve tona nuk pranohet, por janë shqiptarët që e kanë në dorën e tyre të largojnë sa më shpejt këtë narkoshtet dhe narkoqeveri grabitqare në mënyrë që pasuritë publike t’i shndërrojmë më të mira dhe mirëqenie për qytetarët shqiptarë, u shpreh Berisha./Dosja.al 

1 DITE ME PARE

Berisha: Nëse Erion Veliaj do që të kontribuojë, le t'u thotë shqiptarëve gjithçka di për Edi Ramën

Berisha: PD e hapur ndaj të gjitha forcave që e konsiderojnë

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë thirrje Erion Veliajt të tregojë publikisht gjithçka që di për Edi Ramën, duke theksuar se kushdo që dëshiron të kontribuojë për largimin e qeverisë është i mirëpritur, pa humbur identitetin e tij politik.

Në përgjigje të një qytetareje për thirrjet e tij për bashkëpunim, Berisha deklaroi se Shqipëria ndodhet përballë një rreziku ekzistencial për shkak të emigracionit dhe rënies së lindshmërisë, ndërsa akuzoi Ramën dhe Ballukun për situatën në vend.

"Të falënderoj për pyetjen dhe shfrytëzoj këtë rast për t'ju shpjeguar juve dhe gjithë anëtarësisë: Vendi është në momente kritike, është në një rrezik ekzistencial. Statistikat evropiane shprehen se nga Shqipëria janë larguar 54% e shqiptarëve, të tjera 47%.  E vërteta është se vetëm dy javë më parë Fondi Monetar Ndërkombëtar korrigjoi të ardhurat për frymë për shqiptarët duke pjesëtuar prodhimin e brendshëm bruto jo me 2.8 milionë si më parë, por me 2.3 milionë që është statistika.  Pra, për secilin nga ne, për çdo atdhetar, patriot të këtij vendi, çdo qytetar të përgjegjshëm, ne jemi para një rreziku ekzistencial.  Sot lindshmëria e banorëve në Shqipëri është ajo që ishte 100 vite më parë kur ne ishim më pak se 1 milion.  Atëherë, çfarë ndodh? Kush është shkaku?  Prit, se jemi tek demografia. Ky institut statistike ka publikuar një grafik në të cilin tregon se nga viti 2007 në vitin 2014, numri i banorëve në Shqipëri rritej nga viti në vit. 10 vitet e fundit vetëm në Bashkimin Evropian kanë emigruar 1 milion e 99 mijë shqiptarë.

A nuk përbën ky regjim një rrezik madhor për ekzistencën tonë?  A nuk duhet të bashkohemi të gjithë të tjerët për largimin e këtij rreziku madhor pa humbur asnjëri identitetin e tij?  Por secili që do të kontribuojë, që ndihet sadopak shqiptar apo përgjegjës para këtij vendi dhe këtij kombi, është i ftuar të kontribuojë, të largojmë këtë të keqe. Dhe çfarë të rikthejmë?  Të rikthejmë votën e lirë të qytetarëve shqiptarë.  Shqiptarët të zgjedhin me votën e tyre partinë që duan, deputetët që duan, personat që duan dhe jo të diktuar nga krimi, droga, presioni i tmerrshëm qeveritar.  Po, Erion Veliaj nëse do të kontribuojë, le t'u thotë shqiptarëve gjithçka di për Edi Ramën, sepse sado që të ketë bërë vetë, krimet e Edi Ramës janë të pakrahasueshme me të asnjë tjetri dhe unë nuk mund të them se Erion Veliaj sot në qeli është rrezik ekzistencial për Shqipërinë.  Ne kemi protestuar dhe kemi bërë gjithçka që ai të shkojë para drejtësisë. Ky është qëndrimi im ndaj cilido që do të kontribuojë për të larguar nga pushteti dyshen më famëkeqe Rama-Balluku apo Balluku-Rama," tha Sali Berisha./Dosja.al

1 DITE ME PARE

Berisha: Regjistrimi i veprave penale ndaj Spiropalit dëshmon se SPAK-u po përdoret si armë politike

Berisha: PD e hapur ndaj të gjitha forcave që e konsiderojnë

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një bashkëbisedim me qytetarët ditën e sotme në rrjetet sociale, akuzoi SPAK-un se po përdoret si armë politike, duke iu referuar kështu regjistrimit të procedimit penal për veprat e dyshuara që lidhen me deputeten socialiste Elisa Spiropali.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një qytetari, Berisha theksoi se akuzat ndaj Spiropalit i kishte ngritur dy vite më parë në Kuvend, ndërsa e cilësoi kohën e regjistrimit të procedimit si dëshmi të përdorimit politik të SPAK-ut, pas qëndrimeve kundërshtuese të deputetes ndaj Edi Ramës.

Pyetja e qytetarit: 

Edison Breçani: Prokuroria e Posaçme ka regjistruar një procedim penal mbi kallëzimet e mbërritura pranë këtij organi ndaj deputetes së Partisë Socialiste, Elisa Spiropali. Mësohet se referimi është bërë për një sërë veprash penale që lidhen me deklarimin e rremë, mosdeklarimin dhe fshehjen e pasurisë, pastrimin e produkteve të veprës penale, shpërdorimin e detyrës dhe korrupsion. Burimet konfirmuan se procedimi penal është regjistruar pa emër, por me veprat penale. A mendoni se tashmë është përhapur një front i ri lufte brenda Partisë Socialiste, se kush ia fut më shumë njëri-tjetrit? 

Sali Berisha: Edison, kjo që thoni ju është plotësisht e vërtetë. Akuzat për Elisa Spiropalin i kam paraqitur unë dy vite më parë në parlament, me fakte dhe dokumente. Por regjistrimi i veprave penale, i problemeve të saj dhe bashkëshortit të saj, në një kohë kur ajo ka marrë, të themi një rrugë kundërshtie, të paktën me fjalë, të qëndrimeve të Edi Ramës dhe partisë së krimit, dëshmon për përdorimin si armë politike të SPAK-ut të partisë./Dosja.al 

sali berisha

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin