Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
320 mijë euro cash të fshehura në makinë, kapet shqiptari në kufirin italo-slloven
22 December 2021, 10:02Nga DOSJA
SLLOVENI – Një shqiptar është kapur në kufirin që lidh Italinë me Slloveninë me rreth 320 mijë euro cash të fshehura në automjetin e tij. Sipas asaj që raporton Guardia di Finanza e Triestes, pas një kontrolli rutinë rrugor, në kufirin tokësorë dalës drejt Sllovenisë, është ndaluar një automjet i drejtuar nga një shtetas shqiptar.
Gjatë kontrollit ai ka pohuar se nuk ka asgjë për të deklaruar tek autoritetet doganore. Kontrolli i imët i automjetit nga financierët italianë, e me ndihmën e qenve nuhatës, ka çuar në gjetjen e 321.450 Euro të fshehura në një vend të modifikuar enkas në makinë. Sasia e parave u gjet e ndarë në 38 pako të konfeksionuara me qese të zezë e fshehur nën pedalet e automjetit në një vend të modifikuar në mënyrë artificiale.
Paratë dhe automjeti janë vënë nën sekuestro paraprake, ndërsa shtetasi shqiptar është dërguar për ndjekje penale tek autoritetet e drejtësisë italiane me akuzën e riciklimit e trafikimit të paligjshëm të parave te padeklaruara e rrezikon një përgjegjësi penale.
SHKUP – Zoran Zaev pritet të japë sot në Kuvend dorëheqjen nga posti i Kryeministrit, menjëherë pas përfundimit të fjalimit tradicional vjetor para depute...
TIRANË-Familjarët nuk kanë asnjë informacion për zhvendosjen e pacientëve drejt Covid3 dhe 4. Në ambientet e jashtme të QSUT, një i moshuar thotë për ̵...
ITALI– Gazeta italiane “La Repubblica” raporton se Prokuroria italiane ka rrëzuar akuzat e ngritura ndaj ekonomistit Fabio Petruzzela për bashkëpunim me m...
SHBA – Avokati i njohur amerikan, Kieran Both i ka dhënë përgjigje pyetjes së qytetarëve shqiptarë se sa kohë mund të qendrojnë në SHBA me vizë.Sipas tij,...
TIRANË– Një databazë me të dhënat e qytetarëve të punësuar në sektorin privat dhe publik, shoqëruar me kartat e tyre të identitit, pozicionin e punës...
LUSHNJE – Banorët e fshatit Golem i madh në Njësinë Administrative Golem, Bashkia e Lushnjës për të disatën herë protestojnë për shërbimet e munguara. Një...
ROMË – Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, ku një histori dashurie mes dy adoleshentëve është bërë shkak e një zënke, për shuarjen e së c...