Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
4000 vepra arti brenda shtëpisë në Tiranë,u vodhën nëpër kisha!Artan Koçiu,i dënuar më parë
17 March 2022, 13:24Nga DOSJA
TIRANË– 4000 vepra arti të vjedhura janë zbuluar në një banesë në Tiranë në rrugën ‘Shyqyri Brari’, ndërsa në pranga ka përfunduar Artan Koçiu. Në kuadër të operacionit “Cultural Heritage”, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pas më shumë se 3 muajsh hetime ka bërë të mundur prangosjen e 61-vjeçarit, i cili është arrestuar edhe më parë në 2013 po për trafik të ikonave bashkë me Gjergji Thimion.
Artan Koçiu kamuflohej si zdrukthëtar, ndërsa shtëpinë e tij e kishte kthyer në një galeri të vërtetë me vepra të ndryshme arti. Por do të përballet me drejtësinë pasi akuzohet se ka kryer veprat penale: “Vjedhja e veprave të artit e kulturës” dhe “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës”.
Zbulimi i 4000 veprave të artit ka vënë në lëvizje edhe Ministrinë e Kulturës, e cila do bëjë inventarizimin e veprave dhe kategorizimin e secilës prej tyre nëse janë pjesë e trashëgimisë kulturore. Deri më tani dyshohet se veprat e artit janë vjedhur në kishat në Shqipëri, Greqi e Maqedoni, por ende nuk është e konfirmuar zyrtarisht nga ekspertët.
TIRANË– 21 persona janë shpallur në kërkim ndërsa 15 janë arrestuar nga policia në Tiranë, pas zbulimit të skemës së mashtrimit në Call Center. Polic...
Në një vizitë treditore në Berlin, kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, me dy kolegë të tij, Etilda Gjonaj dhe Toni Gogu nga PS, u takuan me një ...
TIRANË– Zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj deklaroi ditën e sotme në sallën e Kuvendit se nëse do të ketë përkeqësim, qeveria do të prezantojë paket...
PASKUQAN– Një skandal është shënuar dje në zonën e Paskuqanit në Tiranë, ku shoqëruesi i kryeparlamentares Lindita Nikolla, Euglen Benga, me armën e shërb...
GREQI- Qeveria greke ka publikuar një paketë me masa ndihmë për popullin grek për shkak të krizës ekonomike që po kalon vendi nga lufta Ukrainë-Rusi. Ky vendim ...
TIRANË– Ministria e Bujqësisë ka dalë me një tjetër njoftim zytar lidhur me ngordhjen e mijëra shpendëve në zonën e Durrësit gjatë javëve të fundit. ...