Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
5 persona infektohen pasi morën vaksinën anti-COVID në Gjirokastër, mjeku: Fshehën simptomat
1 March 2021, 12:32Nga DOSJA
GJIROKASTËR– Arenc Brahimi, shef i NJKVSH në Gjirokastër ka deklaruar se personat e prekur në COVID në Gjirokastër pas marrjes së vaksinës kanë pasur shenja para këtij procesi, por nuk kanë treguar në momentin kur janë pyetur nga stafi i ISHP.
Në një prononcim për mediat, mjeku u shpreh se gjithsej janë 5 persona të cilet janë me COVID-19, edhe pse janë vaksinuar.
“Ky lajm është i vërtetë, ata gjithsej janë 5 persona të cilët janë Covid pozitiv. Ata persona nuk kanë treguar që kanë pasur shenja. Në ditën e vaksinimit ata kanë qenë në rregull. Kur u pyetën nga stafi epidemiologjik ata u treguan të papërgjegjshëm dhe nuk treguan që para 2-3 ditësh ata kishin pasur kontakte me persona të cilët kishin qenë Covid poizitv.
Nga institucionet, nga shërbimi epidemiologjik është kryer vaksina, çdo gjë shkoi në rregull në moment. Pas dy ditësh ata kanë pasur një problem me temperaturën dhe pasi është kryer tamponi nga shërbimi epidemiologjik ata kanë rezultuar Covid pozitiv. Ndërkohë ata janë izoluar, gjendja e tyre është ok. Ata persona që kanë rezultuar pozitivë janë duke u kujdesur nga mjeku i familjes”, u shpreh mjeku.
(kle.mu./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Rreth 400 minatorë të Minierës së Artanës kanë hyrë në grevë, pasi nuk u janë përmbushur kushtet e kërkuara dhe nuk kanë marrë pagat për muaj...
BULQIZE– Një minator 55 vjeçar u aksidentua paraditen e kësaj të hëne në minierën e Bulqizës. Mësohet se i aksidentuari Agron Gjeta ka qenë duke punuar t...
TIRANË- Një 30-vjeçar është dënuar me një vit burg nga Gjykata e Tiranës, pasi u denoncua nga ish-e dashura e tij për përndjekje.Nga shqyrtimi gjyqë...
Aktualitet 1 March 2021, 11:21
TIRANË– 7 persona janë arrestuar gjatë orëve të fundit nga Policia e Tiranës dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim, të cilët akuzohen për vepra të...
Gjatë seancës dëgjimore Komisioni i Pavarur i Kualifikimit përmbysi raportet negative të institucioneve ndihmëse për pasurinë dhe pastërtinë e figurës.Komisoni ...
ELBASAN– Ditën e djeshme ka ndërruar jetë nga COVID-19 bashkëshotrja e neuropsikiatrit të Elbasanit, Hyqmet Shqerra, pa kaluar ende tre javë nga vdekja e ...
TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka ndarë në ‘Facebook’ pamje nga vaksinimi i të moshuarve në ‘Air Albania’. Rama shkruan se në mbrëmje do të vijnë dhe 15 mijë...