Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
845 mijë euro të shkuara dëm/ 4 vite pas rikonstruktimit, bulevardi “Elez Isufi” në Peshkopi në gjendje të mjerueshme,
7 October 2020, 09:49Nga DOSJA
TIRANË- Plot 845 mijë euro u investuan në rehabilitimin e bulevardit “Elez Isufi” në qytetin e Peshkopisë, në kuadër të programit të qeverisë shqiptare, “Rilindja Urbane”.
Ky investim nisi në fillim të vitit 2016, kur në krye të Bashkisë së Dibrës ishte Shukri Xhelili dhe punimet përfunduan kur bashkia drejtohej nga Muharrem Rama.
Tashmë që kanë kaluar afro katër vite nga ky investim i cili kalon shifrën e 1 miliard lekëve të vjetra dhe që është në një gjatësi prej afro 600 metra linerare, pllakat dekorative të përdorura kanë dalë pothuajse jashtë funksionit.
Siç shihet qartë edhe në videon e mëposhtme, pllakat janë zhvendosur dhe disa vende janë bosh. Ndërkohë banorët shprehen se ndërtimet nuk janë bërë me cilësi.
“Është prishur se nuk ka cilësi, prandaj”, tha një banor. Ndërsa një tjetër u shpreh: “Nuk është mirë kështu, një plak i moshur rrëzohet këtu. Nuk ka shumë vite që janë bërë ndërtimet këtu”.
Qytetarët e Dibrës shprehen më tej se problemi më i madh është gjatë stinës së dimrit, ku dhe krijohet akull mbi to. Po ashtu, ata thonë se materiali i përdorur nuk është rezistent ndaj ngricës dhe temperaturave të ulëta.
Bulevardi “Elez Isufi” në qytetin e Peshkopisë është përdorur gjithonë si pedonale për banorët e këtij qyteti, ndaj dhe dëmtimi i tij ka krijuar probleme gjatë lëvizjes së qytetarëve.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Ndodh që familja që ka humbur fëmijën të ketë dyshime por trembet për ti treguar. Kjo nuk e ndihmon situatën për të gjetur fëmijën, ku me kalimin e...
BALLSH-Një nga naftëtarët e Ballshit është dërguar me urgjencë në spital. Mësohet se naftëtari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi prej 10 ditësh nuk...
TIRANË- Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje për operacionin “Akciza”, ku u arrestuan 6 zyrtarë. Unfiformat blu bëjnë me dije se në prangat e polici...
BALLSH- Naftëtarët e Ballshit ndodhen sot në ditën e 10-të të grevës së urisë. Mësohet se kreu i Sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj bashkë me dy të tjerë, ...
TIRANË- Policia ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e shqiptarit të rrezikshëm në Greqi. Uniformat blu bëjnë me dije se është arrestuar 50-vjeç...
TIRANË– Tre vite më vonë kur akoma nuk kishte asnjë të dhënë për Juljana Hoxhën ngjarja përsëritet me të njëjtat detaje dhe dinamike por këtë herë nd...