LIVE UPDATES
Ekonomi

A duhet kthyer shkolla e riedukimit?/Fëmijë në Tiranë largohen nga banesa për drogë

12 November 2021, 15:00 Nga DOSJA
A duhet kthyer shkolla e riedukimit?/Fëmijë në Tiranë

I mituri E.K., është në listën e atyre fëmijëve që dhjetëra herë është shoqëruar në ambientet policore. Akuza ndaj tij vjedhje. I listuar në “brezin” e atyre 10-12 vjeçarëve që jetojnë në kryeqytet dhe përditë në mungesë kontrolli të prindërve apo një personi madhor dalin nga shtëpia për të vjedhur, për fëmijën nuk ka asnjë ndryshim sjelljeje, ndonëse një paketë ligjesh të hyra në fuqi prej vitit 2016, garantojnë rehabilitimin dhe korrektimin e personave nën 18 vjeç.

Me premisën që ata të mos i hyjnë botës së krimit dhe të mos kthehen në përsëritës krimesh të rënda. Por E.K., me një shall në fytyrë iu turr një të rrituri në lokal, i rrëmbeu atij kuletën dhe u përpoq të largohej me vrap. I rrituri, administratori i biznesit, e përshkroi befasinë nga agresioni i fëmijës, duke shtuar para policisë se u befasua “nga shpejtësia e fëmijës së vogël që kërceu pranë tij për t’i marrë paratë”. 35 djem si E.K., rezultojnë sipas gjykatës penale të Tiranës të jenë gjykuar gjatë këtyre muajve, kryesisht për ngjarje që i implikojnë fëmijët në fushën e vjedhjeve dhe të konflikteve të çastit.

Siç e përshkruan në dosjen e riintegrimit drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të provës, njërin prej tyre me inicialet SH.P., ai është kthyer në një sulmues dhe hajdut biçikletash, si disa të tjerë që jetojnë në Kombinat, pasi kanë varësi nga droga dhe janë kthyer në hajdutë. Konkretisht, në dosjen që iu vendos në dispozicion Gazetasi.al, nga ky institucion, thuhet se fëmija kishte në kartelën e tij pesë paralajmërime nga drejtësia. Duke analizuar gjendjen e të miturit në dosjen për korrektimin e tij, përmendet se fëmija ishte bashkë me të vëllain dhe një djalë tjetër në moshë të vogël me të cilin janë njohur një vit më parë teksa lypnin në rrugë.

“Së bashku kanë shkuar në një zonë të Tiranës me qëllim që të vidhnin biçikleta. Pas kërkimeve në atë zonë – vijohet me kartelën e të miturit – arritën që të gjenin dhe të vidhnin tre biçikleta, që i shitën tek njerëz të rastësishëm në rrugë me vlerën e 30 deri në 40 mijë lekë të vjetra secili.

“Me lekët e fituara, ata blenë hashash, kokainë si dhe ushqime për t’i konsumuar me vëllain tjetër akoma më të vogël në moshë”, – detajon specialistja që i referohet dëshmisë së fëmijës e gjithashtu materialeve të hetimit.

Fëmija tjetër nënvizon specialistja, pranon se këtë veprim e ka kryer edhe herë të tjera, pa dijeninë e prindërve dhe fshehtas tyre. Por si përshkruhet fëmija përsëritës në vjedhje e përdorues droge? E ëma tregon: “Im bir ka pasur një fëmijëri normale. Atij i nisën problemet shumë shpejt kur po shoqërohej me disa djem problematikë që i reflektoi në ambientin brenda dhe jashtë shkollës. Fillimisht tregon nëna e tij, ai konfliktohej me shokët, pastaj mashtronte ne dhe më pas nisi të binte në mësime dhe të braktiste shkollën. Situata u përkeqësua kur mësuam se fëmijët po lypnin në rrugë dhe mësuam se ata po konsumunin që të dy lëndë narkotike. Ata filluan të largoheshin nga shtëpia me ditë dhe ne i kërkonim në polici”.

Çfarë të pëlqen të bëhesh kur të rritesh, e pyet psikologia fëmijën e varur nga droga tanimë dhe që ka mbyllur çdo komunikim me prindërit, që sakaq dorëzohen dhe thonë se kanë dështuar. Modelin e tij po e ndjek ndërkohë edhe vëllai tjetër më i vogël, që e imiton.

“Jam i mbyllur dhe dua të marr një zanat kur të rritem”, – thotë fëmija , i cili nuk pranon të japë emra të shokëve dhe të tregojë se çfarë bën kur largohet nga banesa.

“Kam denoncuar shumë herë, – thotë e ëma për ikjen 24-orëshe apo më tepër të fëmijëve, – dhe gjendem në pikën që nuk kam më besim tek policia. Ata i gjejnë fëmijët, por kam filluar të besoj që fëmijët shfrytëzohen”.

“Nga të dhënat PMF, – shkruan punonjësja sociale e shërbimit të provës, – fëmija nuk ka marrëdhënie të qëndrueshme me shokët, është e qartë që ai konsumon rregullisht drogë, ai nuk shfaq interes dhe nuk merr pjesë në aktivitetet prosociale” .

Në një nga detyrat që shërbimi i provës i lë fëmijës, pasi ka braktisur shkollën, është ajo e marrjes së zanatit si berber. Prindërit e tij, sipas burimeve të këtij institucioni, janë të dy të punësuar, me kushte të qëndrueshme dhe kanë shtëpi private.

“Kjo kartelë e tij, tregon se si i mituri rrëshqiti nga kujdesi i prindërve dhe se si modeli i tij po ndiqet dhe nga i vëllai më i vogël. Situata me fëmijët në Tiranë, duhet treguar që nuk është fort e mirë, sa i takon të miturve në zonën e Kombinatit, atje kemi një grup fëmijësh që largohen periodikisht nga shtëpia dhe pasi vjedhin, strehohen në parkime, fëmijë në zonën e Alliasit, që gjithashtu kanë varësi nga droga, në Kamëz dhe në zonën e Laprakës”, – tha një nga zyrtarët e rendit që këmbëngul se gjendja është bërë alarmante.

Në një nga çështjet hetimore që iu tregua Gazetasi.al, i mituri i moshës 16 vjeç, u kap në flagrancë nga një qytetar, teksa ishte duke i vjedhur biçikletën. Kur aty mbërriti policia, ai u shoqërua pranë komisariatit numër tre, por më pas tha: “Nuk mbaj mend se çfarë po bëja, jam i dëshpëruar më duheshin para për drogë”. Ndërsa E.P., i cili jeton në Kombinat, sapo e ka përfunduar dënimin që shpalli gjykata për të. I shpallur fajtor për vjedhje në bashkëpunim, ai përfitoi nga Kodi i Drejtësisë për të Mitur, ndaj dhe u urdhërua pezullimi i dënimit të tij. Ashtu sikundër veprohet në dhjetëra raste të tjera, që detyrimisht kërkon shmangien e ballafaqimit të policit me uniformë, përpara fëmijës apo edhe dërgimin e fëmijës në qeli.

“E gjitha ka një qëllim, që fëmija të mos familjarizohet me ambientet penitenciare, por duket se po dështojmë, s’ka asnjë vlerë korrigjimi, duke e paralajmëruar, apo duke urdhëruar që fëmija të mos shoqërohet me persona të dënuar. Ai e bën këtë gjë, familja nuk e kontrollon si duhet, institucionet që duhet ta bëjnë këtë gjë nuk arrijnë ta bëjnë”, – shprehet një gjyqtar i seksionit për të mitur, që kujton se për këtë qëllim, programe të posaçme kanë hapur salla të posaçme gjyqi vetëm e vetëm që i mituri të përballet me ashpërinë e gjykatave. Por pas ndryshimeve ligjore, është e qartë se as kjo tolerancë dhe miqësi me fëmijët nuk ka funksionuar.

Në të vërtetë, në Kavajë funksionon institucioni për të miturit që kryejnë vepra që parashikojnë dënimin mbi pesë vjet dhe që janë përsëritës. Por për të gjithë të tjerët, të cilëve drejtësia u ka shtrirë dorën, ata vijojnë të kthehen në përsëritës dhe me premisën dhe sapo të mbushin 18 vjeç, situata e tyre në krim do të rëndohet. Po kuptojmë, se ndërkohë edhe vajza të mitura, me varësi droge po largohen përherë e më shumë nga shtëpia, ato janë të rrezikuara të bien në grackën e rrjeteve të shfrytëzimit dhe jo vetëm, përmend një tjetër zyrtar policie për Gazetasi.al, që këshillon se ndonëse Kodi për të Miturit ka avantazhe të tjera, siç ndodhi gjatë aplikimit të tij në rastin e fëmijës

E.P., që iu shmang dënimit me vendim të gjyqtarit Kastriot Gramshi dhe që sipas vendimit që iu vendos në dispozicion Gazetasi.al, kjo kohë prove do të shërbente si kohë provë për ta riedukuar me kushtin që ai të ndiqte një program profesional dhe një program psiko-social.

Marrë nga Gazeta “Si”

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sociale sociale shkolla e riedukimit shkolla e riedukimit

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin