LIVE UPDATES
Aktualitet

‘S’e dinit që natën iu siguronte shkollën një pedofil?’/ Elton Qyno publikoi detaje si u punësua roje në gjimnaz Aba

16 June 2020, 19:40 Nga DOSJA
‘S’e dinit që natën iu siguronte shkollën një

TIRANË– Edhe pse kanë kaluar javë të tëra nga publikimi i lajmit, sërish rasti i përdhunimit të 15-vjeçares në Babrru nga roja i shkollës mbetet në vëmendjen e publikut. Gazetari Elton Qyno publikoi dje detaje të reja lidhur me rastin, duke treguar se 65-vjeçari Abaz Doku pasi u pushua nga puna nga shkolla “Azem Hajdari” u punësua si roje nate në gjimnazin e Babrrusë. Pas publikimit të lajmit në profilin e tij në rrjetet sociale, profili i gazetarit është mbushur me mesazhe nga mësuesit e shkollës, ku Doku u punësua si roje nate.  Mësuesit e kundërshtojnë një fakt të tillë, duke pretenduar se ai s’ka qënë kurrë pjesë e shkollës, ndërsa nxënësit pretendojnë të kundërtën.

Komentuesi 1: Që ky është rast i pështirë nuk diskutohet, por po vazhdon të përsëritet e njëjta fjë nga palo gazetar të painformuar dhe që ju intereson vetëm lajmi pa marrë parasysh sesa dëme mund të bëjnë, personi në fjalë nuk ka qënë kurrë asnjë minutë roje në gjimnazin “Gramoz Palushi” dhe kjo është e verifikueshme.

Komentuesi 2: Sa kohë ka që ka ikur ky nga roje në atë shkollë sepse kur unë ka, qënë nxënëse në atë shkollë ai roje ka qënë. Ka pasur dhe dhomën e tij brenda në shkollë dhe kjo dihej nga mësues dhe drejtorë. Flas për periudhën kur kam qënë unë në shkollë.

Nga ana tjetër, Qyno ka vendosur që të sqarojë deklaratën e tij duke përmendur edhe drejtorin e gjimnazit, Abaz Hoxha. Gazetari hedh hije dyshimi nëse mësuesit apo dhe vetë drejtori kanë pasur dijeni lidhur me “aktivitetin” e rojes së natës, duke marrë parasysh faktin që drejtori i shkollës është marrë gjithashtu si i pandehur nga Prokuroria e Tiranës.

“Ky është një drejtor kalibri, me listën e gjatë të 5-ve në dëftesën universitare, çka tregon se nuk e ka kapur postin e drejtorit me aftësitë e tij në dije e notave të shkëlqyera, por në bazë të shpejtësisë së tij për të mbledhur vota dhe numëruar vota, për partinë në pushtet ku ai aderon.  Mbase edhe nuk e keni pas ditur edhe këtë fakt, siç nuk dinit që gjimnazin j’ua siguronte natën pedofili Abaz Doga dhe që ky person abuzonte seksualisht me vajzën e mitur që ju e kishit nxënëse të gjimnazit, por që s’dinit asnjë dhe nuk raportonit situatën?,”-shkruan ndër të tjera gazetari Qyno.

POSTIMI I PLOTË:

Theniet e mia në një dalje televizive ku fola për abuzimin seksual të 15-vjeçares në Kamëz, paskan shqetësuar së tepërmi drejtorin e gjimnazit “Gramoz Palushi” Abaz Hoxha dhe stafin e mësuesve të këtij gjimnazi në Babru. Një lumë komentesh me kritika në rrjetet sociale dhe në adresën time të “Facebook” kanë mbëritur nga lloj e sorollop njerëz, që thonë se unë paskam denigruar imazhin e gjimnazit “Gramoz Palushi” në Babru dhe kam ofenduar punën e shumë mësuesve të këtij gjimanzi. Në fakt unë në deklaratat e mia nuk kam bërë gjë tjetër veçse kam përmendur dosjen e prokurorisë së Tiranës që po heton çështjen e abuzimit seksual të katër personave me një vjazë 15-vjeçare. Për më tepër deklarova që janë dhe dy vajza të tjera që janë abuzuar seksualisht me të njëjtin format shantazhi dhe kërcënimi me rastin e 15-vjeçares me inicialet S.Th. Sigurisht që unë si gazetar nuk i shpika nga mendja por i lexova diku ato që deklarova në emission. Punësimi si roje nate i pedofilit Abaz Doga, është kryer pikërisht në këtë gjimnaz, se me letra a pa letra këtë për momentin nuk jam në gjëndje ta them. Por di të them atë çfarë shkruhet në dosjen e prokurorisë së Tiranës, ku evidenton faktin duke u bazuar dhe në dëshminë e vetë Abaz Dogës, se ky i fundit punonte si roje nate, pranë gjimnazit “Gramoz Palushi”, pikërisht aty ku studjonte në vitin e parë nxënësja 15-vjeçare e abuzuar seksualisht. Tani nëse ka gënjyer Abazi në dëshminë e tij, ka gënjyer dhe prokuroria e gjykata që e kanë shkruar këtë fakt dhe më pas kam gënjyer dhe unë si gazetar që e kam thënë në television. Por unë si gazetar, jam më i prirur të besoj në atë çfarë shkruan gjykata e prokuroria, (sado institucione kontraverse dhe të polemizuara që janë në ditët e sotme), sa sa të besoj një drejtor gjimnazi si Abaz Hoxha dhe mësuesit e tij, që i qëndrojnë rreshtore nga mëngjësi deri në darkë. Pikërisht, ky Abaz Hoxha që më akuzon mua si shpifës e çfarë do gjëje, në fakt nuk dinte se çfarë ndodhte me nxënësit e shkollës së tij. Ose e dinte por nuk tregonte në polici apo qoftë në një institucion tjetër shtetëror. Këta mësues që unë i kam prishur imazhin e gjimnazit me deklaratat e mia, nuk dinin asnjë gjë për skandalin seksual edhe pse në muren afër zonës së Gjimnazit, ishin shkruar parrulla të ndryshme dhe këtë skandal seksual e dinte i gjithë komuniteti, por për çudi mësuesit dhe drejtori Abaz Hoxha, nuk dinte gjë. Po e bëj këtë reagim i sforcuar dhe në kundërshtim me egon time profesionale, pasi kam tjetër zhanër dhe s’dua të merem me polemika me drejtorin dhe mësuesit e gjimnazit. Por për dijeninë e shumë ndjekësve, drejtori Abaz Hoxha, është një drejtor i pandehur nga prokuroria e Tiranës. Por ndryshe nga bilbilosja para stafit të mësuesve dhe çfarë shkruan në “FB”, ky drejtor lebetit kur shkon para gjykatësit dhe prokurorit. Ky është një drejtor kalibri, me listën e gjatë të 5-ve në dëftesën universitare, çka tregon se nuk e ka kapur postin e drejtorit me aftësitë e tij në dije e notave të shkëlqyera, por në bazë të shpejtësisë së tij për të mbledhur vota dhe numëruar vota, për partinë në pushtet ku ai aderon. Këtu në “FB” do i tregoj këtij drejtoruci dokumentin, ku tregohet qartë se pedofili Abaz Doga, ishte i punësuar si roje nate pranë gjimnazit “Gramoz Palushi”.Nëse ka ndonjë problem me këtë dokument le të shkojë në prokurori dhe ta sqarojë situatën dhe pozicionin. Mandej keni dhe listën e notave të këtij talenti ku dhe provimin e formimit e ka marë (5).Dhe mësues të dashur mos u shqetësoni shumë për imazhin e gjimnazit se tashmë dihet se njeriu që po jua prish imazhin është pikërisht drejtori Abaz Hoxha, që tashmë prej disa ditësh është pezulluar nga detyra dhe ka gjasa edhe të shkarkohet për fare. Mbase edhe nuk e keni pas ditur edhe këtë fakt, siç nuk dinit që gjimnazin j’ua siguronte natën pedofili Abaz Doga dhe që ky person abuzonte seksualisht me vajzën e mitur që ju e kishit nxënëse të gjimnazit, por që s’dinit asnjë dhe nuk raportonit situatën? E rëndësishmë është të dimë se “…Çfarë bëri Turi…?”

Ndërkohë disa ditë më parë, edhe Dosja.al publikoi një lajm, ku burim bënin me dije se pedofili Abaz Doku, pasi u shkarkua nga shkolla “Azem Hajdari”, filloi punë si roje nate i gjimanzit “Gramoz Palushi”, institucion arsimor ky që drejtohet nga Abaz Hoxha. (LEXO KËTU)

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet abaz doku elton qyno shantazh me video intime abaz doku elton qyno shantazh me video intime


Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin