LIVE UPDATES
Politike

Afati i fundit për Reformën Zgjedhore, Ylli Manjani jep dy propozimet për kompromis mes PS-PD dhe LSI

31 May 2020, 11:03 Nga DOSJA
Afati i fundit për Reformën Zgjedhore, Ylli Manjani jep dy propozimet

TIRANË– Sot është edhe afati i fundit  i Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, të përcaktuar nga liderët politikë, sa i përket një darkodësie për Reformën Zgjedhore.

Ndërkohë  që janë lënë ende pezull çështjet që kanë të bëjnë me sistemin zgjedhor e teknologjinë në zgjedhje, Kolegjin Zgjedhor, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se përdorimi i teknikës elektronike për identifikim e votim do ishte një gjë e mirë. Gjithashtu më tej ai thotë se forma e dytë që vlen të shqyrtohet është ç’tensionimi politik i komisioneve.

Në fund Manjani thotë se me këto dy propozime mund të arrihet një kompromis për çështjet që i ndajnë palët.

Postimi i Plotë:

Një propozim për kompromis. Në një tryezë dialogu, nëse je vullnetmirë duhet të tolerosh. Tek reforma zgjedhore toleranca duhet të kërkohet më shumë nga partia e vetme që zotëron shumicën. Ajo është kapur në flagrancë duke vjedhur vota. Ndaj, nëse e ka seriozisht reformën zgjedhore sipas kërkesave të Europës, duhet të tolerojë.Po të kishte dy pare mend në kokë do ti duhej ti linte opozitës një letër të bardhë në tryezë me ftesën “shkruaje ti reformën e dashur opozitë”. Por kjë është e tepërt për pushtetin e degjeneruar tashmë. Sidoqoftë dy konsiderata teknike mbi çështjet që i ndajnë palët ja vlen ti shqyrtojmë. Përdorimi i teknikës elektronike për identifikim e votim do ishte një gjë e mirë, ndër të tjera edhe për ç’tensionimin politik të komisioneve. Në një vend ku proceset ndodhin elektronikisht merr kuptim edhe ideja e depolitilizim të komisioneve. Pra këto dy procese janë llogjikisht të lidhura ngushtë. Që do të thotë se nëse votimi e identifikimi bëhen prap manualisht, llogjikisht duhen më shumë njerëz që të administrojnë zgjedhjet. Duke qenë se nuk kemi kaq njerëz jo politikë, do të duhet të ruajmë të njëjtën përbërje komisionesh, pra me propozime partish.Kjo është llogjika dhe opozita në këtë rast ka të drejtë që insiston tek teknologjia. Vetëm kështu merr kuptim depolitizimi një nje mjedis tërësisjt politik dhe me nënpunës shteti militantë të partisë së vetme që qeverisë.Nuk ka kuptim që në emër të depolitizimit të bëhen komisionet e zgjedhjeve monopartiake!!! Kjo do ishte pastaj katastrofë elektorale jo reformë.Fshehja tek thënia “nuk na lë ODIHR të vendosim 100% teknologji” më duket justifikim. Por nëse do ti qëndrojnë këtij justifikimi, atëhere nuk ka kuptim të flitet për depolitizim komisionesh. Sepse ODIHR nuk ka thënë që depolitizimi është kur komisionet i merr vetëm partia që qeverisë.Ndoshta si rrugë kompromisi mund të ishte që të paktën të bëhej identifikimi biometrik i zgjedhësve, dhe komisionet të ishin miks me punonjës shteti dhe përfaqësues partish.Kartat tona të identitetit e përmbajnë këtë informacion. Duhet thjesht një lexues elektronik i kartës dhe zgjedhësi të vendosë gishtin në të. Kështu ajo kartë nuk përdoret më atë ditë për një votim tjetër. As dikush tjetër nuk mund të votojë në emrin tënd.Shumë e mirë si zgjidhje.Ndërsa sa i takon kolegjit zgjedhor, sugjerimi im është që të mos ketë trupë gjyqsore të parazgjedhur si deri më sot, por të gjithë gjykatësit që sot gjykojnë në gjykatat e apeleve të kondiderohen automatikisht edhe anëtarë të Kolegjit Zgjedhor. Ata përzgjidhen me short kur ka çështje zgjedhore konkrete. Debati me vetting, pa veting në këtë rast shmanget. Siç gjykojnë çështje normale do gjykojnë edhe për zgjedhjet. Ngritja e një kolegji paraprakisht me gjyqtarë të vetuar, në thelb është kontroll mbi proçesin zgjedhor. Ndaj duhet rritur numri i gjykatësve që mund t’u bjerë shorti për çdo padi të ngritur. Ja kaq. Ndoshta me këto dy propozime mund të arrihet një kompromis për çështjet që i ndajnë palët. Ja kaq. Ndoshta me këto dy propozime mund të arrihet një kompromis për çështjet që i ndajnë palët.

Kujtojmë se takimin e 29 majit, palët nuk ka rënë ende dakord për asnjë prej pikave të diskutimit. Deri më tani, është gjetur dakordësia për shkurtimin e periudhës zgjedhore nga 3 në 1 muaj, financimin miks dhe kuotat gjinore. Palët ndahen tek përdorimi i teknologjisë në zgjedhje depolitizimi i adminsitratës zgjedhore, ku PS e kërkon të plotë, ndërsa opozita miks. Përsa i përket ndryshimit të sistemit zgjedhor, e vetmja që ka kërkuar deri më tani një gjë të tillë është Rudina Hajdari. Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim dhe Presidenti i vendit, Ilir Meta u kanë lënë afat palëve deri ditën e sotme, 31 maj për të përmbyllur reformën.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ylli manjani ylli manjani


Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin