Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
“Të mos dalim nga takimi pa rezultat”, Rudina Hajdari si Donald Lu, si mbylli në zyrë ish-ambasadori Ramën dhe Bashën p
30 May 2020, 15:18Nga DOSJA
TIRANË- Deputetja Rudina Hajdari ka ftuar palët në tryezën zgjedhore, që të mos e mbyllin mbledhjen, derisa të arrijnë kompromision për çështjet e pazgjidhura. Në një postim në rrjetet sociale, ajo shkruan, se palët duhet të punojnë pa pushim për të kapur afatin e përcaktuar dhe duhet të mendojë në interes të shqiptarëve. Ajo ka theksuar edhe njëherë nevojë për listat e hapura, për t’i dhënë më shumë pushtet shqiptarëve në zgjedhje.
Postimi i plotë
Duke qenë se na ndajnë vetëm 24 orë nga mbarimi i afatit që kemi vendosur për të përfunduar reformën zgjedhore dhe ende jemi larg një kompromisi, i ftoj sot publikisht anëtarët e Këshillit Politik që të mos e mbyllim mbledhjen derisa të arrijmë kompromisin për këto çështje: Sistemin Zgjedhor; Teknologjinë e përdorur në zgjedhje për identifikimin e votuesve; Administrimin e zgjedhjeve dhe administratën zgjedhore; Kolegjin Zgjedhor. Nëse nga sot e deri nesër, punojmë pa pushim, duke patur parasysh jo interesat e ngushta të partive por interesat më të mira të shqiptarëve, ne mund t’ia dalim të prodhojmë një reformë e cila t’i rezistojë kohës dhe të prodhojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Shqiptarët, qartazi, sot duan të kenë më shumë pushtet në përzgjedhjen e deputetëve nëpërmjet listave të hapura. Shqiptarët janë të lodhur nga historia 30 vjeçare e zgjedhjeve që vidhen, blihen apo shkatërrohen nga keqpërdorimi i administratës shtetërore apo përfshirja e krimit të organizuar. Unë mbetem e vendosur për t’i zgjidhur këto çështje, ndaj i ftoj edhe kolegët të më bashkohen në këtë vendosmëri dhe të mos dalim nga takimi pa arritur një rezultat.
Thirrja e Hajdarit është e ngjashme me atë të ish-ambasadorit amerikan, Donald Lu, kur në Shqipëri, Partia dhe Socialiste dhe Partia Demokratike kishin futur në ngërç Reformën në Drejtësi. Ai u bëri thirrje kryeministrit Edi Rama dhe kreu të opozitës, Lulzim Basha, që të gjenin kompromisin për Reformën në Drejtësi, ose përndryshe të mbylleshin në Kryesinë e Kuvendit përjetë. Lu vendosi të ashpërsojë tonet dhe të heqë dorë nga gjuha diplomatike, pas zvarritjeve të shumta të reformës.
(g.sh./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Prokuroria e Posaçme, e njohur ndryshe si SPAK, ka reaguar zyrtarisht në lidhje me padinë që Aleanca Për Mbrojtjen e Teatrit ka bërë në muaj...
Tiranë- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo ka publikuar listën e emrave të grupit negociator me Bashkimin Europian. Në një postim të Facebook, Pollo...
Partia Demokratike ka denoncuar projektin e kryebashkiakut Erion Veliaj, për ngritjen e një kulle 25 katëshe në vendin ku dikur ndodhej hotel “Vjosa”. Sipas ish...
TIRANË- Ministri për Diasporën, Pandeli Majko ka kërkuar përfshirjen e emigrantëve në votime. Në një postim në Twitter, Majko shkruan, se kapitulli i votim...
TIRANË- Gazmend Bardhi, sekretar i Përgjithshëm Organizativ i Partisë Demokratike ka marrë në mbrojtje takimin e zhvilluar sot nga kryetari i PD-së, Lulzim...
Tiranë- Ditën e sotme orën 17: 00 do të zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore. Në mbledhjen e sotme pritet të diskutohet për pë...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar takimin që kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar paraditen e të shtunës në qytetin e Durrësit. Përmes Twitter,...
DURRËS-Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar turin e takimeve në zonën e ish-kënetës në Durrës. Gjatë vizitës së tij, Basha u njoh më nga afër...
Tiranë- Kryeministri i vendit, Edi Rama në një postim në Instagram ka ripublikuar masat lehtësuese për zonat e kuqe.“Hapen pa kufizime aktivitetet e lejuara të ...
Tiranë- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shpërndarë në Twitter qëndrimin e kreut të Delegacionit të BE në Tiranë, Luigi Soreca, , i cili kërkoi mira...