Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
“Ajo rri me fëmijët e saj, unë shkoj puth varrin e mamit”/ Tire Alldervishi u la e lirë, vajza e pacientes që vdiq nga
22 July 2021, 12:33Nga DOSJA
Eltjana Sinanaj, nëna e së cilës muaj më parë ndërroi jetë në spitalin covid 2 në gjendje të mjerueshme, pasi ishte lënë pa ujë e bukë, endet dyerve të drejtësisë, me shpresën se sanitarja Tire Alldervishi do të ndëshkohet për krimin. Dalja nga qelia e sanitares dhe dërgimi i saj në arrest shtëpie nga gjykata e Tiranës, e ka tronditur shumë Etljanën.
” Është e pamundur edhe për mua, që fëmijët e saj të rrinë me të, të gëzojnë me të, dhe unë të shkoj të varri i mamit dhe të puth vetëm emrin e saj. Për mua dhe familjarët e mi dhe të afërmit e mi, është një vrasje me paramendim.” – thote ajo.
Etljana thotë se i dorëzoi prokurorisë prova të pakundërshtueshme se nënën e saj e lanë të vdiste, pasi nuk i dhanë asnjë shërbim. Ajo dyshon se Tirja nuk është fajtorja e vetme, por ka edhe bashkëpunëtorët.
“Dyshimi është në të gjithë stafin që ka qenë në atë kat, në pavionin e dytë, sepse Tirja ishte në pavionin e tretë, nuk kishte të bënte fare me mamin tim.”
Mes lotësh ajo rrëfen se mori borxhe për të blerë edhe oksigjenin, vetëm e vetam që nëna e saj të pwrmirësohej, por më vonë kuptoi se sakrifica e saj nuk vlejti. Sot për të, vetëm një gjë ka rëndësi. Të gjejë drejtësi për vdekjen e nënës.
“Dua që ajo të marrë dënimin që meriton. Drejtësia të shkojë deri në fund për mamin tim. Sepse jo vetëm mami im, por askush nuk e meriton, atë që përjetoi mami im në atë spital.”
Eltjana thotë se askush nuk i kërkoi falje për vdekjen e nënës, madje as drejtori i spitalit nuk e telefonoi për ta ngushëlluar. Ndaj ka vendosur ta hedhë në gjyq këtë institucion dhe të kërkojë dëmshpërblim.
Marre nga Balkanweb
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
DIBËR– Gjykata e Dibrës nuk ka arritur të dalë me vendim as në seancën e sotme të zhvilluar ndaj dy të akuzuarve të dosjes 184 për shitjblerje të votave në...
KARABURUN– Një skaf me 6 persona në bord rrezikoi mbytjen në shpellën e Haxhi Alisë në Karaburun. Ka qenë përplasja me shkëmbinjtë ajo që rrezikoi mbytjen e ska...
VLORË-Pushuesit në plazhin e Zvërnecit nuk u larguan nga bregdeti dhe pse pranë tyre dikush qëlloi tre herë me armë. Për ‘Faxweb’ ata janë shprehur se nuk ...
SHKODËR– Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë me masën e sigurisë “arrest me burg” dy mjekët Serdi Memini dhe Ervin Sulaj si dhe infermieren nga Shkodra Die...
TIRANË– Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti ka ndarë me qytetarët rezultatet e fundit që kanë dalë pas studimit të Ministrisë së Shëndetësisë në Indi. Mjeku...
GJIROKASTËR– UNESCO kërkoi që punimet në lidhje me ndërtimin e Bypass-it të Gjirokastrës të ndalojnë, pasi po rrezikohen vlerët e përbashkëta të zonës. Mir...
VLORË–Arsyeja se përse nisi konflikti mes 42-vjeçarit në plazhin e Zvërnecit dhe familjes pushuese është bërë e ditur. Mësohet se Lucio Rroko, ka nx...