12 November 2026, 19:06
Nga E.M

ARABI- Emiratet e Bashkuara Arabe janë përfshië në një aksidnt të rëndë rrugor ku 14 persona kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë janë plagosur si pasojë e incidentit mes 18 automjeteve dhe pesë kamionëve. Aksidenti ka ndodhur këtë të enjte në emiratin Fujairah.
Sipas Policisë së Fujairah, aksidenti ndodhi pasi drejtuesi i një kamioni humbi kontrollin e automjetit pak para mesnatës, në rrugën Sheikh Khalifa bin Zayed, pranë hyrjes së emiratit. Kamioni u përplas fillimisht me një automjet tjetër, më pas u përmbys dhe goditi disa automjete që kishin ndaluar për shkak të trafikut të rënduar.
Përplasja shkaktoi zjarr në kamion, i cili u përhap më pas edhe në disa makina dhe automjete të tjera. Ekipet e emergjencës dhe policia mbërritën në vendngjarje, ku ndërhynë për shuarjen e zjarrit dhe transportimin e të plagosurve në spitale.
Sipas Policisë së Fujairah, 15 nga personat e plagosur janë larguar nga spitali, ndërsa 15 të tjerë vijojnë të marrin trajtim mjekësor. Mes viktimave ka edhe shtetas të Emirateve të Bashkuara Arabe, ndërsa për identifikimin e disa prej personave të tjerë që humbën jetën autoritetet po përdorin testet e ADN-së.
Në një deklaratë, Ministria e Brendshme e Emirateve të Bashkuara Arabe bëri të ditur se ekipet e emergjencës dhe grupet e specializuara kanë mbërritur në vendngjarje për të hetuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit tragjik.
Ministria u ka bërë gjithashtu thirrje qytetarëve që të informohen përmes burimeve zyrtare dhe të shmangin përhapjen e thashethemeve apo informacioneve të paverifikuara, duke kërkuar respekt për familjet e viktimave dhe për procesin e identifikimit dhe hetimit që po zhvillohet./Dosja.al
Emiratet e Bashkuara Arabe
Bota
12 November 2026, 18:01
E.M
TURQI- Në provincën e Malatya-s, në lindje të Turqisë është rrëzuar një helikopter ushtarak turk i tipit S-70. Min...
Bota
12 November 2026, 17:30
E.M
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin u ka propozuar ameriknëve krijimin e një misioni të përbashkët humanitar mes Rusisë dhe Ukrai...
Bota
12 November 2026, 17:24
E.M
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar demokratët për kryerjen e vjedhjeve “të mëdha dhe të pashembullta” n&eum...
Bota
12 November 2026, 16:33
E.M
SHBA- Pas dorëheqjes së Jensen Huang, Drejtuesi i Space X dhe Tesla-s, Elon Musk ka pohuar se mund të punësojë drejtorin ekzekutiv t&e...
Bota
12 November 2026, 16:09
E.M
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar përmes një postimi në Truth Social se Shtetet e Bashkuara nuk kanë më nevojë ...
Bota
12 November 2026, 15:35
E.M
NEë YORK- Balanci i viktimave është rritur pas shembjes së një ndërtese trekatëshe në Brooklyn të New Yo...
Bota
12 November 2026, 15:22
E. D
pamjet
SHBA- Një person i armatosur ka hapur zjarr në lagjen Logan Circle, në qendër të Uashingtonit, duke shënjestruar t&e...
Bota
12 November 2026, 15:20
E.M
NEW YORK- Bordi i kompanisë Nvidia ka njoftuar se Jensen Huang ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit ekzekutiv të gjigantit të...
Bota
12 November 2026, 15:00
G.M
pamje
SHBA- Bilanci i viktimave nga sembja e një ndërtese trekatëshe në Brooklyn ka është rritur duke e çuar n&eum...
Bota
12 November 2026, 14:35
G.M
Marine Le Pen dhe Jean-Luc Mélenchon
FRANCË- Marine Le Pen dhe Jean-Luc Mélenchon kryesojnë në garën për zgjedhj...