Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Aktivitet i paligjshëm i lojërave të fatit online, nën hetim 32-vjeçari nga Berat/ Procedohet penalisht shoku, fitoi para n
18 June 2021, 08:52Nga DOSJA
BERAT– Një 32-vjeçar është vënë nën hetim në Poliçan të Beratit pasi në ambientet e lokalit në pronësi të tij ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit online, nëpërmjet celularit. Po ashtu nën hetim është 46-vjeçar me iniciale L. K., pasi në lokalin e tij s’kishte kasë fiskale.
“Gjithashtu filloi procedimi penal për shtetasin L. R., 49 vjeç., pasi me anë të mashtrimit ka përfituar një shumë eurosh nga një shtetas nga Mbretëria e Bashkuar,“-shkruan Policia.
NJOFTIMI I POLICISË:
Organizonte lojëra fati nëpërmjet celularit, procedohet penalisht 1 shtetas. Procedohen penalisht dhe 2 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Nga specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik u procedua penalisht shtetasi K. T., 32 vjeç, banues në Poliçan, pasi në ambientet e lokalit në pronësi të tij, të cilin e kishte të paregjistruar si subjekt tregtar, u konstatua duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit online, nëpërmjet celularit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shtatë aparate celular dhe një laptop. Po nga specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik u procedua penalisht për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, shtetasi L. K., 46 vjeç, banues në Dimal, pasi gjatë kontrollit u konstatua duke ushtruar aktivitetin në lokalin e tij, i papajisur me kasë fiskale. Gjithashtu filloi procedimi penal për shtetasin L. R., 49 vjeç., pasi me anë të mashtrimit ka përfituar një shumë eurosh nga një shtetas nga Mbretëria e Bashkuar. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Pjestari i 13-të i bandës së ‘Parkut’ është arrestuar ditën e sotme nga policia. Në njoftimin zyrtar bëhet e ditur se 21-vjeçari, Rei Demner...
TIRANË– Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar aksionet e fundit të forcave speciale të RENEA, i zhvilluar në 5 qytete të ndryshme të vendit, ku krimi është më...
DIBËR– Dy punishte që përdoren për prodhim ushqimi janë bllokuar në Dibër. Në pranga kanë rënë Musa Kurti, 55 vjeç, banues në Shupenzë, Maliq Pana, ...
TIRANË– Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në kryeqytet. Në videon e siguruar nga Dosja.al shihet që në vendngjarje ka qënë i pranishëm dhe këngëta...
TIRANË– Mjekja Lida Shosha, kërkon nga qeveria që të bëjë vlerësimin e figurës së stafeve mjekësore, si dhe të marrë masa urgjente për të frenuar largimin ...