LIVE UPDATES
Aktualitet

"1600 forca policore mbronin një parlament ordinerësh"/ I riu në protestë: Nuk duhet të harrojmë kurrë arsyet që na mbajnë në shesh

Një prej protestuesve pjesmarrës ditën e sotme ka komentuar protestën e djeshme, duke kritikuar ashpër mënyrën e ndërhyrjes së policisë dhe numrin e lartë të forcave të angazhuara për mbrojtjen e Parlamentit.

9 September 2026, 21:00 Nga G.M
"1600 forca policore mbronin një parlament ordinerësh"/ I
Protestuesi

TIRANË- Protesta antiqeveritare në Tiranë ka shënuar 102 ditë të revoltës së saj kundër klasës polititke dhe kërkesës për dorëheqien e panegociueshme të kryeministrit të vendit Edi Rama. Një prej protestuesve pjesmarrës ditën e sotme ka komentuar protestën e djeshme, duke kritikuar ashpër mënyrën e ndërhyrjes së policisë dhe numrin e lartë të forcave të angazhuara për mbrojtjen e Parlamentit.

Në fjalën e tij ai tha se rreth 1600 forca policore u përballën me qytetarët, ndërsa protestuesit u dhunuan, u shoqëruan dhe u përndoqën. Sipas tij, protesta nuk duhet të shihet si një humbje, por si një dëshmi e guximit të qytetarëve për të kundërshtuar pushtetin përmes mjeteve paqësore.

Protestuesi u shpreh se shqiptarët kanë 102 ditë që kundërshtojnë atë që e cilësoi si një regjim që po e shkatërron vendin. Ai kritikoi gjithashtu deputetët, duke i akuzuar se pasuria dhe interesi për para kanë zëvendësuar përfaqësimin e qytetarëve.

Sipas tij, pas çdo rasti korrupsioni qëndrojnë pasoja konkrete për shqiptarët, nga emigracioni dhe ndarja e familjeve deri te mungesa e parave për ilaçe dhe borxhet. Ai theksoi se heshtja e qytetarëve ka ndihmuar në forcimin e pushtetit dhe bëri thirrje për bashkim dhe vijimin e protestës.

"Dje u pa se deri ku mund të shkojë një pushtet kriminelësh që ndihet i paprekshëm. 1600 forca policore, botë me ujë, njerëz që merren zvarrë dhe një polici private që mbron disa deputetë kriminelë. Pamë policë civilë, që kapnin njerëz rrugëve vetëm se kishin vezë në duar.

Pamë një polici që u soll si një milici me horra dhe që synonte të shuante protestën dhe jo të bënte detyrën. 1600 forca policore mbronin një parlament të skaduar nga disa qytetarë, të cilët armën më të rrezikshme kishin vezën dhe zërin. Mbronin një parlament ordinerësh nga qytetarë që nuk kanë dalë në shesh për rotacion pushteti, por për problemet që kemi sot të gjithë, tonat dhe të policëve bashkë. Protestuesit u dhunuan, u përndoqën, u shoqëruan, por kjo nuk duhet as të na demoralizojë dhe as të na frikësojë, sepse fitore nuk është reprezalja që u bë dje, por frika që ata i ka zënë. Fitore është thyerja e mitit në të cilin ata jetojnë.

Fitore është të kesh përpara 1600 policë dhe prapë të kesh guximin të kundërshtosh regjimin. Si mendonin, a është legjitim një parlament që mbrohet nga 1600 forca policore? Kjo është fitorja më e madhe e kësaj proteste dhe këtë nuk e kemi arritur me dhunë, por me mjete paqësore, sepse ka pasur të drejtën me vete.

Shqiptarët kanë 102 ditë që kundërshtojnë një regjim që po na shkatërron dhe këto ditë na kanë treguar se jemi të aftë të bëjmë nëse bashkohemi. Nuk duhet të harrojmë kurrë arsyet që na mbajnë në shesh. Ne si shoqëri duhet të kuptojmë një gjë, që heshtja jonë u bë forca e atyre. Për sa kohë ne si shqiptarë kemi heshtur kur ata kanë vjedhur, kanë akuzuar dhe kanë tallur fytyrën e këtij vendi, ata janë bërë gjithnjë e më të fortë.

Burra dhe gra hyjnë në atë parlament si përfaqësues të popullit dhe dalin me vila, makina e pasuri. Deputetët janë bërë si futbollistë, sot me një parti, nesër me një tjetër. Ndryshojnë siglat dhe flamujt, por një gjë nuk e ndërrojnë kurrë, oreksin për para. Disa u pasuruan aq shumë, sa që e vetmja punë që u kishte ngelur ishte të zbukuroheshin me operacione plastike.

E ndërsa ata në parlament bëjnë çdo gjë tjetër, përveçse të na përfaqësojnë, ne ankoheshim nga kafja. Ja ku jemi sot, me një parlament që është shndërruar në një kosh mbeturinash. Për 13 vite kemi paguar me djersë dhe gjak një realitet që na shkatërron trupin dhe mendjen. Për 13 vite kemi parë një vend që bishatiset.

A ka gjë më të dhimbshme, ku pas çdo korrupsioni ka një prind që pret fëmijën të kthehet nga emigracioni, pas çdo korrupsioni ka një fëmijë që rritet pa prindin pranë, pas çdo korrupsioni është dikush që nuk ka lekë për ilaçe, pas çdo korrupsioni është dikush që është në borxhe. A meriton sot shqiptari të jetojë një realitet me vuajtje dhe t’i imponohet ideja që është i destinuar të vuajë që në lindje?, është shprehur ai./Dosja.al

protesta ne tirane

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin