Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Aktivistja sqaron se fjalët e dëgjuara në video janë përdorur vetëm në kontekstin e protestës, si shprehje e pakënaqësisë ndaj saj si deputete e partisë në pushtet.
TIRANA- Aktivistja Arvina Lleshi ka reaguar pas shoqërimit të saj në polici, pas përplasjes që pati me deputeten e PS-së, Iris Luarasi, ndërsa kjo e fundit po shkonte drejt ambienteve të Kuvendit. Përmes një deklarate në rrjetin social Instagram, Leshi shprehet se është shoqëruar me forcë nga disa civil duke shtuar se nuk iu dha as arsyeja e ndalimit.
Aktivistja sqaron se fjalët e dëgjuara në video janë përdorur vetëm në kontekstin e protestës, si shprehje e pakënaqësisë ndaj saj si deputete e partisë në pushtet. Sipas saj, Luarasi ka mbështetur qeverinë dhe ka votuar ligje të kontestuara si korruptive dhe të dëmshme për interesat e shtetit shqiptar.
Më tej ajo tregon se u mor në pyetje si e dyshuar për disa vepra penale që lidhen me protestën pranë Kuvendit. Por, pretendon se shoqërimi i saj dhunshëm ishte i porositur pas denoncimit të deputetes, Iris Luarasi. Kjo duke argumentuar se vetëm pas denoncimit të Luarasit u dha urdhri që të ndalohej në mënyrë të paligjshme dhe të dhunshme.
Arvina Lleshi: Dje, në mesnatë, teksa po kthehesha me taksi nga protesta për në banesë, u shoqërova forcërisht dhe në mënyrë të dhunshme, duke pësuar hematoma, të cilat janë bërë publike edhe në rrjetet sociale. Personat që më ndaluan ishin të veshur civilë dhe me uniformë, nuk u identifikuan dhe nuk më njoftuan për arsyen e ndalimit. Vetëm në komisariat mësova se ishin punonjës policie.
Për këto veprime do t’i drejtohem AMP-së me kallëzim, me qëllim që përgjegjësit të mbajnë përgjegjësi ligjore. Gjatë marrjes në pyetje nga OPGJ-ja, në prani të avokatit tim, u njoftova se do të ndiqeshin dy procedura. Fillimisht, do të jepja deklaratë lidhur me një denoncim të bërë nga deputetja Iris Luarasi dhe, më pas, do të merresha në pyetje si person i dyshuar për veprat penale: “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Për denoncimin e deputetes Iris Luarasi, dhashë deklaratë përpara OPGJ-së, në prani të avokatit tim, dy punonjëseve femra dhe një punonjësi policie mashkull. E kundërshtova denoncimin, duke sqaruar se nuk kam asgjë personale me znj. Luarasi. Fjalët e dëgjuara në video janë përdorur vetëm në kontekstin e protestës, si shprehje e pakënaqësisë sime ndaj saj si deputete e partisë në pushtet.
Ne protestojmë prej më shumë se 100 ditësh kundër krimeve dhe dëmit që kjo qeveri i ka shkaktuar Shqipërisë. Ajo e ka mbështetur këtë qeveri dhe ka votuar ligje të kontestuara si korruptive dhe të dëmshme për interesat e shtetit shqiptar.
Kam shprehur mendimin tim si qytetare e lirë, duke ushtruar të drejtën time kushtetuese për të protestuar. Deklarata është nënshkruar në prani të avokatit tim.
Katër veprat penale që më atribuohen lidhen me protestën pranë Kuvendit. Ndërkohë, shoqërimi im i dhunshëm ishte i porositur pas denoncimit të znj. Luarasi. Ky konkluzion vjen si deduksion nga kronologjia e ngjarjeve: gjatë gjithë kohës kam qenë e pranishme dhe policia mund të më shoqëronte ose të më ndalonte aty, gjatë marshimit apo pranë Komisariatit nr. 6, ku po prisja lirimin e protestuesve. Megjithatë, vetëm pas denoncimit të znj. Luarasi u dha urdhri që të ndalohesha në mënyrë të paligjshme dhe të dhunshme.
Iris Luarasi ka deklaruar publikisht sot pasdite se nuk ka bërë denoncim, por e ritheksoj me përgjegjësi se kam dhënë deklaratë pikërisht për denoncimin e saj, në prani të avokatit tim dhe tre punonjësve të policisë.
Po ashtu, deklarata e saj se “protestuesja është shoqëruar në komisariat lidhur me sulmin ndaj automjetit privat të deputetes Ilva Gjuzi dhe dëmtimin e pasqyrës” është e pavërtetë. Siç sqarova më sipër, mua më janë atribuuar katër vepra penale, të cilat nuk kanë asnjë lidhje me këtë pretendim./Dosja.al
View this post on Instagram
Protestuesi TIRANË- Protesta qytetare në Tiranë ka bërë bashkë qytetarët për 102 ditë radhazi. Gjatë...
Qytetarja TIRANA- Protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre. Një qytetare gj...
TIRANË- Protesta në Tiranë vijon prej 102 ditësh tashmë. Pas grumbullimit në sheshin Skënderbej ka nisur marshimi i qytetar...
Pamje TIRANA- Protesta qytetare në Tiranë ka shënuar sot ditën e saj të 102-të kundër qeverisë. Ata janë grumb...
Vatra e zjarrit KAVAJË- Vatra e zjarrit e regjistruar në Bago të Kavajës vijon të jetë ende aktive. Sipas informacioneve para...
Foto ilustruse FINIQ- Një zjarr ka rënë në fshatin Aliko, në Bashkinë Finiq, gjë e cila ka përfshirë nj&e...
Foto ilustruse TIRANË- Qytetarët do të mblidhen sot në protestën e 102-të radhazi kundër qeverisë Rama. Pë...
Pamje nga vendngjarja ITALI- Një 35-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në lumin Tergola, në provincën e Padov&...
Foto ilustruse Automjetet elektrike po fitojnë terren, Kina po rrit peshën në importe dhe hyrja zyrtare e BYD pritet të sjellë n&e...
Pamje DURRËS- Një zjarr ka rënë në orët e para të mëngjesit në zonën e Bagos, pranë Karpenit, k...