LIVE UPDATES
Aktualitet

28 Nëntori! Shqiptarët anembanë botës festojnë sot 113-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë

Më 28 nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin kuqezi në qytetin e Vlorës, duke shpallur lindjen e shtetit shqiptar pas gati pesë shekujsh sundim osman.

28 November 2025, 07:35 Nga M.L

 

28 Nëntori! Shqiptarët anembanë botës festojnë sot
Flamuri kuqezi

TIRANA- Sot shqiptarët anembanë botës festojnë me krenari 113-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, një nga ngjarjet më madhore dhe më domethënëse të historisë sonë kombëtare. Më 28 nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin kuqezi në qytetin e Vlorës, duke shpallur lindjen e shtetit shqiptar pas gati pesë shekujsh sundim osman. Ky akt historik përfaqësoi kulmin e përpjekjeve të gjata të shqiptarëve për liri, identitet dhe vetëvendosje.

Në Kuvendin e Vlorës morën pjesë 83 delegatë të ardhur nga të gjitha trevat shqiptare, të cilët përfaqësuan interesat dhe aspiratat e popullit. Prej tyre, 40 firmosën Aktin e Pavarësisë, një dokument themelor që sanksionoi formimin e shtetit të ri.

Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, Asambleja e Vlorës krijoi Qeverinë e Përkohshme të Shqipërisë së Pavarur, me Ismail Qemal bej Vlorën si kryeministër, ndërsa u ngrit edhe Pleqësia si organ këshillimor që ndihmoi në hapat e parë të organizimit të shtetit.

Përpjekjet për pavarësi u mbështetën edhe nga kryengritjet e vitit 1912, të cilat i treguan shteteve ballkanike dhe Fuqive të Mëdha se shqiptarët ishin të vendosur të krijonin shtetin e tyre.

Ismail Qemali, njëri nga figurat më të ndritura politike të kohës, punoi me ngulm për njohjen ndërkombëtare të Shqipërisë, megjithëse sfidat e brendshme dhe presionet e jashtme e detyruan të jepte dorëheqjen nga drejtimi i Qeverisë së Përkohshme më 22 janar 1914, duke ia kaluar pushtetin Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit. Ai u largua më pas drejt Italisë, ku ndërroi jetë në rrethana të paqarta më 24 janar 1919.

28 Nëntori ka një simbolikë të dyfishtë në historinë shqiptare, pasi pikërisht në këtë datë, në vitin 1443, Gjergj Kastrioti Skënderbeu ngriti flamurin shqiptar në Krujë, duke nisur epokën e rezistencës së gjatë kundër Perandorisë Osmane. Për këtë arsye, Dita e Flamurit është një bashkim i dy momenteve vendimtare që formësuan identitetin kombëtar shqiptar.

Sot, në të gjitha qytetet e Shqipërisë, Kosovës dhe në të gjitha vendet ku jetojnë shqiptarë, zhvillohen aktivitete festive, ceremoni zyrtare, homazhe dhe koncerte që nderojnë Pavarësinë dhe flamurin kuqezi.

Në Vlorë, qendra historike e kësaj dite, mbahet ceremonia kryesore, ndërsa institucionet kulturore dhe shkollat organizojnë ekspozita, tubime dhe veprimtari kushtuar figurave të Rilindjes Kombëtare. Flamuri shqiptar valëvitet në çdo shtëpi dhe shesh, duke simbolizuar krenarinë, bashkimin dhe aspiratat e përbashkëta të kombit.

Për shqiptarët kudo ndodhen, 28 Nëntori nuk është vetëm një ditë festive, por një moment reflektimi mbi sakrificat e paraardhësve tanë dhe mbi rrugën që shteti shqiptar ka bërë drejt zhvillimit dhe integrimit europian.

Kjo datë mbetet një monument i kujtesës sonë kombëtare dhe një motivim për të ardhmen, duke na kujtuar se liria dhe pavarësia janë vlera që duhen mbrojtur dhe nderuar gjithmonë./ Dosja.al

28 nentori 113 vjetori i shpalljes se pavaresise ismail qemali

Sondazh

Aktualitet 27 November 2025, 22:36

Triumf i Teatrit Kombëtar

TIRANË- Teatri Kombëtar i Tiranës ka shkëlqyer në Festivalin Moisiu, duke u kthyer në kryefjalën e këtij edicioni me n...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin