Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Nga ora 17:30 deri rreth orës 18:00, sistemet e monitorimit të trafikut ajror të "Albcontrol" u fikën tërësisht, duke detyruar pezullimin e menjëhershëm të fluturimeve si masë sigurie.
TIRANË- Një avari teknike e papritur pasditen e kësaj të premteje, 'paralizoi' për rreth 30 minuta hapësirën ajrore të Shqipërisë. Nga ora 17:30 deri rreth orës 18:00, sistemet e monitorimit të trafikut ajror të "Albcontrol" u fikën tërësisht, duke detyruar pezullimin e menjëhershëm të fluturimeve si masë sigurie.
Edhe pse autoritetet arritën të rikthenin 90% të funksioneve brenda gjysmë ore, efektet zinxhir mbi Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës sollën kaos, si: pesë fluturime të anuluara, një "postponed" për të nesërmen dhe dhjetëra të tjera me vonesa të zgjatura.
Përtej njoftimeve zyrtare të "Albcontrol", "Eurocontroll" dhe TIA-s që sigurojnë se reagimi profesional shmangu çdo rrezik për avionët në ajër, ngjarja ngre një sërë pikëpyetjeve kritike mbi sigurinë dhe infrastrukturën strategjike të vendit.
Çfarë e shkaktoi saktësisht fikjen e të gjithë sistemit?
Njoftimi zyrtar i "Albcontrol" u mjaftua me arsyetimin e një problemi teknik, pa sqaruar nëse bëhet fjalë për një defekt "software" apo ndonjë luhatje në rrjetin e të dhënave.
“Sot në orën 17:30 për shkak të një problemi teknik janë fikur sistemet e trafikut ajror. Ekspertët e Albcontrol kane marrë të gjitha masat për të shmangur çdo rrezik për avionët në hapësirën ajrore dhe janë angazhuar për rikthimin e sistemeve në punë. Rreth orës 18:00 u arrit që 90% e sistemeve të rikthehen në funksionet normale dhe ndërkohë po punohet për të rikuperuar edhe pjesën tjetër të tyre. Falë reagimit në kohë dhe me profesionalizëm u bë e mundur që të shmangej bllokimi i trafikut ajror në hapësirën tonë.", njofton Albcontrol.
Të pyetur nga Dosja.al, nëpërmjet lidhjes telefonike, Eurocontroll ka theksuar se ngjarja ka ndodhur për shkak të një avarie teknike. Eurocontroll theksoi se shkak për këtë bllokim u bë një problem teknik në sistemet e monitorimit.
"Në të vërtetë ka pasur disa kufizime për problemin që ka ndodhur. Sepse ne jemi informuar per nje problem elektrik ne Shqipëri. Prandaj ka ndodhur ky pezullim.", njoftoi Eurocontroll.
Aeroporti ka reaguar zyrtarisht duke raportuar se, deri më tani janë regjistruar pesë fluturime të anuluara plotësisht, ndërsa një tjetër është shtyrë për ditën e nesërme. Përveç anulimeve, problemet teknike kanë sjellë vonesa të konsiderueshme për 12 fluturime në nisje dhe tre të tjera në mbërritje.
Në një kohë kur infrastruktura kritike publike ka qenë shpesh shënjestër e ndërhyrjeve nga jashtë, mungesa e detajeve ndaj publikut, lë hapësirë për dyshime mbi nivelin e sigurisë kibernetike të trafikut ajror.
Nëse agjencitë e navigimit ajror funksionojnë sipas protokolleve ndërkombëtare që kërkojnë kalim automatik në linja dytësore në rast avarie, pse qielli shqiptar mbeti në "blackout" total për 30 minuta pa një kalim të menjëhershëm te sistemi rezervë?
Anulimi dhe vonesa e fluturimeve krijoi kaos në terminalin e Rinasit me qindra pasagjerë të bllokuar, duke ngritur pyetjen se kush do t'i dëmshpërblejë linjat ajrore dhe udhëtarët e prekur.
Edhe pse situata u vu nën kontroll, kjo gjysmë ore 'terri' në qiell, rikthen në vëmendje nevojën urgjente për transparencë mbi qëndrueshmërinë e sistemeve që garantojnë sigurinë e jetës së mijëra udhëtarëve çdo ditë./Dosja.al

KOSOVË- Bashkimi Evropian shprehu “keqardhje të thellë” për vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës q&eum...
Aeroporti i Tiranes TIRANË- Avaria teknike në sistemin e monitorimit të "Albcontrol" ka shkaktuar kaos me oraret e udhëtimeve pra...
pamje nga protetsta TIRANË- Qytetarët kanë mbyllur fjalimet para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët...
protesta TIRANË- Mesazhi i dërguar nga një protestues që pretendon se është larguar nga puna në sektorin privat p&e...
pamje nga protesta TIRANË- Aktivisti Arben Kola apeloi për vazhdimësinë e qëndresës qytetare deri në rrëzimin e qe...
pamje nga protesta TIRANË- Një turist amerikan, i cili viziton rregullisht Shqipërinë prej 10 vitesh, i është bashkuar ...
pamje nga zjarri TEPELENË- Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar mbi fshatin Dragot, në zonën e Tepelen&eu...
protesta 90 TIRANË- Një prej aktivistëve nga sheshi përpara Kryeministrisë ka ironizuar zhvendosjen e mbledhjes së...
TIRANË- Protesta qytetare në Tiranë ka shënuar ditën e 90-të të revltës qytetare. Protestuesit pas organizimit n...
protesta 90 TIRANË- Një nga të rinjtë e pranishëm në tubim shprehu revoltën e tij për pamundësin&eu...