22 November 2022, 18:58
Nga F.M
Foto Ilustruese
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e situatës në vend. Në ditën e tretë të reshjeve të dendura, MM bën me dije se në Lezhë janë katër banesa nën ujë, ndërsa forcat e emergjencave civile janë në gatishmëri dhe të ndihmë të banorëve. MM shton se në qarkun e Shkodrës nuk ka prani uji në asnjë banesë. Si pasojë banorët janë kthyer në shtëpitë e tyre, duke ulur numrin e evakuimeve. Akset rrugore në të gjithë vendin paraqiten përgjithësisht të lira për qarkullimin e automjeteve.
Njoftimi për situatën si pasojë e reshjeve në vend:
Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, situata në qarqet e prekura nga përmbytjet si pasojë e reshjeve paraqitet e normalizuar. Ka patur reshje me intensitet të ulët herë pas here, të cilat nuk kanë ndikuar në përkeqësimin e situatës. Në qarkun e Shkodrës nuk ka prani uji në asnjë banesë. Si pasojë banorët janë kthyer në shtëpitë e tyre, duke ulur numrin e evakuimeve. Ndërsa në Lezhë ka prani uji në 4 banesa. Forcat e emergjencave civile janë në gatishmëri dhe të ndihmë të banorëve, duke shpërndarë edhe ndihma humanitare. Janë shpërndarë 450 pako ushqimore për bashkitë Pukë, Vau i Dejës dhe Lezhë. Aktualisht niveli i të gjithë lumenjve është në kuota nën nivelin kritik. Por situata do të monitorohet pa ndërprerje edhe në orët në vijim. Akset rrugore në të gjithë vendin paraqiten përgjithësisht të lira për qarkullimin e automjeteve. Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit, punonjësit e pushteti vendor si dhe shërbimi mjekësor do të qëndrojnë në terren edhe përgjatë orëve në vijim për çdo nevojë të qytetarëve.
shqiperia permbytet 2022 ministria e mbrojtjes
Aktualitet
22 November 2022, 18:41
k.m.
SHËNGJIN- Një oficer i patrullës së përgjithshme në Policinë e Shëngjinit është arrestuar nga karabinier&eum...
Aktualitet
22 November 2022, 17:52
k.m.
Haki Çako
TIRANË- Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako tha se në situatën aktuale të përmbytjeve në veri t&eum...
Aktualitet
22 November 2022, 18:16
d.a.
Riza Hasa
BRITANI- Një emigrant i paligjshëm shqiptar pritej në një fermë kanabisi të Qarkut Durham për të...
Aktualitet
22 November 2022, 18:04
d.a.
Foto ilustruese
ITALI- Një aksident i rëndë ndodhi në rrugën Torre Pedrera, në kthesën në via San Giovenale, pë...
Aktualitet
22 November 2022, 17:39
e.k
Pamje nga përmbytjet
DURRËS- Kur kanë kaluar 48 orë situata nga përmbytjet që përfshinë qarkun e Durrësit duke...
Aktualitet
22 November 2022, 17:27
k.m.
Pamje nga aksidenti
TIRANË- Dalin pamjet e një aksidenti të ndodhur në Tiranë. Siç duket edhe nga pamjet e më...
Aktualitet
22 November 2022, 17:24
F.M
Paratë e sekuestruara
TIRANË- 15 mijë paund janë sekuestruar në Rinas, para që vinin nga Britania e Madhe. Në njoftimin ...
Aktualitet
22 November 2022, 17:09
k.m.
Foto ilustruese
ITALI- "Unë jam polic,”-kështu paraditen e djeshme Klisman Nikolli, 27-vjeçari shqiptar u arrestua pasi akuzoh...
Aktualitet
22 November 2022, 17:19
F.M
Zyrat
DURRËS- Kompania “Eagle Hills” që ka marrë përsipër ndërtimin e projektit të Portit të Durrë...
Aktualitet
22 November 2022, 17:03
k.m.
Foto ilustruese
Pacientët, të cilët vijnë nga rrethet të ndryshme të vendit për t’u konsultuar me mjekun speciali...