24 March 2026, 17:10
Nga E.d
Foto ilustruse
Rreth 40 mln euro të ardhura kanë gjeneruar nga dhënia e apartamenteve me qira nëpërmjet platformës AirBnb rreth 8,500 individë dhe subjekte për vitin 2024. Për rezervimet ndaj platformës individët apo bizneset që kanë dhënë prona me qira kanë paguar rreth 1,7 mln euro komisione. Të dhënat janë bërë publike nga administrata tatimore.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka kërkuar që të ardhurat e apartamenteve me qira ditore të deklarohen nëpërmjet plotësimit të Deklaratës Vjetore të të Ardhurave Personale (DIVA). Pas deklarimit të ardhurat tatohen 15%. Afati i deklarimit të tyre është deri më 31 Mars, në të kundërt do të zbatohen penalitetet.
“Gjatë periudhës janar–dhjetor 2024, mbi 8,472 individë dhe subjekte kanë realizuar shitje të akomodimeve përmes platformës Airbnb në Shqipëri. Vlera totale e rezervimeve arriti në 3,816,021,288 lekë, ndërsa komisionet e platformës kapën vlerën 167,591,014 lekë.
Administrata Tatimore disponon të dhëna mbi rezervimet dhe të ardhurat e realizuara përmes platformës Airbnb, ndaj fton individët dhe subjektet që kanë siguruar të ardhura nga dhënia e akomodimit përmes kësaj platforme t’i deklarojnë ato në Deklaratën Vjetore të të Ardhurave Personale – DIVA 2025, në përputhje me legjislacionin tatimor në fuqi, për të shmangur kontrollet dhe penalitetet e mundshme. Kujdes! Afati i fundit për deklarimin e DIVA: 31 mars 2026”, thuhet në njoftimin e administratës tatimore./Monitor.al
airbnb 2024 40 milionë euro
Aktualitet
24 March 2026, 17:03
E. D
ROSKOVEC- Personat që shihni në foto janë çifti i të moshuarve që humbën jetën ditës e sotme në fshat...
Aktualitet
24 March 2026, 16:37
E.d
Foto ilustruse
ROSKOVEC– Detaje të reja kanë dalë nga krimi i rëndë i cili ndodhi në Roskovec, ku i moshuari vrau ...
Aktualitet
24 March 2026, 16:18
E. D
pamje nga vendngjarja
ROSKOVEC- Janë publikuar pamjet nga vendngjarja e krimit makabër në Roskovec, ku i moshuari vrau bashkëshorten d...
Aktualitet
24 March 2026, 15:39
E. D
ROSKOVEC- Viktimat në fshatin Kuman janë identifikuar. Mësohet se Shefit Rrapaj 80 vjeç ka vrarë me armë zjarri...
Aktualitet
24 March 2026, 15:36
E. D
ROSKOVEC- Policia ka dhënë detaje lidhur me krimin brenda familjes në fshatin Kuman. Blutë sqarojnë se ngjarja ka ndodhur rreth ...
Aktualitet
24 March 2026, 15:33
E.d
Olger Eminaj
TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka reaguar pas skandalit seksual të anëtarit Olger Eminaj, i ci...
Aktualitet
24 March 2026, 15:20
E.d
Foto ilustruse
VLORA- Peshkatarët e qytetit të Vlorës kanë kapur për herë të dytë peshkun Gjyle, i cili nihet ...
Aktualitet
24 March 2026, 15:23
E. D
foto ilustruese
FIER- Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në fshatin Kuman të Fierit, ku një burrë ka...
Aktualitet
24 March 2026, 15:17
E.d
Foto ilustruse
Kriza e çmimeve të energjisë dhe rreziqet inflacioniste nuk po e prekin aspak kursin e këmbimit të Lekut; pë...
Aktualitet
24 March 2026, 14:45
I.A
Lufta
UKRAINË- Ukraina njoftoi të martën se Rusia i ka lëshuar 426 dronë dhe raketa drejt saj, teksa bisedimet për paqe vazhd...