15 January 2023, 17:59
Nga k.m.
Alda Klosi, Havier dhe Rozeta Dobi
TIRANË- Prokuroria e Tiranës po vijon hetimet për të zbuluar se të kush është, apo kush janë pronarët e shumës së 404 mijë eurove që u zbuluan në tubin e aspiratorit në banesën e pastrueses Rozeta Dobi. Në celularin e saj janë zbuluar edhe zyrtarë të tjerë, por edhe qytetarë të thjeshtë, shtëpitë e të cilëve Dobi i pastronte prej kohësh, të gjitha ata janë thirrur në organin e akuzës.
Por disa prej tyre kanë deklaruar se janë vjedhur vetëm bizhuteri, ndërsa të tjerë kanë deklaruar se në banesat e tyre nuk është marrë asgjë.
Duke qenë se pronari nuk po gjendet, Prokuroria do të ushtrojë kontrolle në banesat e klientëve të 49-vjeçares. Po ashtu, sipas Ballkanëeb, ende pret përgjigje nga bankat e nivelit të dytë, për të parë nëse e dyshuara dhe i biri i saj, Havier, kanë llogari të tjera bankare. Pastruesja Dobi ka pranuar se ka vjedhur shumën prej 120 mijë eurosh në shtëpinë e ish-zyrtares Klosi, por nuk tregon se ku i ka marrë paratë e tjera, edhe pse Prokuroria i ka ofruar lehtësi në dënimin e të birit, nëse ajo bashkëpunon.
Aktualisht Rozeta po mbahet nën masën e sigurisë "arrest me burg" bashkë me të birin 21-vjeçar Havier Dobi, i cili shfaqte luks në rrjetet sociale, pasi kishte shpenzuar shuma të mëdha parash nga ato që kishin vjedhur në banesat e zyrtarëve.
alda klosi havier dobi rozeta dobi
Aktualitet
15 January 2023, 17:52
a.l
Kakavijë
KAKAVIJË- Një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim është arrestuar ditën e sotme në pikën ...
Aktualitet
15 January 2023, 17:49
k.m.
Pamje nga harta
TIRANË- Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndr...
Aktualitet
15 January 2023, 17:49
a.l
POLICIA
SHKODËR- Dy vëllezër me banim në Shkodër kanë rënë në prangat e policisë, pasi janë kapur du...
Aktualitet
15 January 2023, 17:06
k.m.
Foto ilustruese
ITALI- Antonio Canzano, sekretari i të Majtës italiane (Sinistra italiana), paraqiti një ankesë te karabinierë...
Aktualitet
15 January 2023, 16:44
a.l
Laç
LAÇ- Në qytetin e Laçit ka nisur puna për shembjen e 3 pallateve të tjera të dëmtuara nga tërme...
Aktualitet
15 January 2023, 17:00
k.m.
Babai i Andrea Dervishit
GRAMSH- I ati i Andrea Dervishit, i cili u gjet pas 18 orësh i bllokuar në shpellën e Gramshit është shpr...
Aktualitet
15 January 2023, 16:45
k.m.
Pelikani kaçurrel
Administrata e Zonave të Mbrojtura, Ministria e Mjedisit dhe Shoqata e Ornitologëve kanë organizuar censusin e shpe...
Aktualitet
15 January 2023, 16:38
k.m.
Pamje nga laboratori
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur marrjen e dëshmive t&eu...
Aktualitet
15 January 2023, 16:28
a.l
Marshim në Elbasan
ELBASAN- Një marshim për emigrimin. Në Elbasan, përfaqësues të komuniteteve fetare në...
Aktualitet
15 January 2023, 16:05
k.m.
Kamera e sigurisë
SHKODËR- "Big Brother" nuk ka vetëm në Tiranë, por duket se "skema" ishte zhvendosur edhe në Shkodër, ...